Tmerri i muajit?!

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Ne te vertete nuk kam statistika apo informacione, me teper kerkojme informacione (sidomos nga femrat, ose nga meshkujt qe marrin veshe nga keto pune).

Cikli, shoqet, krushkat, karamelet, jane fjale te ndryshme qe perdorim per te zevendesuar falen "menstruacione". Mese normale te flasim per to, por dhimbjet dhe efektet e tyre jo dhe aq. Cfare jane disa menyra per t'i qetesuar ato (sidomos para se te vijne, edhe gjate)? Menyra pervec ilaceve? Po nga ana tjeter me mire lines apo tampona?

Para se ta hapja kerkova per nje teme te tille, por me duket kishte nje ide tjeter, shpresoj te mos jete tjeter me kete teme.
 
Redaktimi i fundit:
Menstruacionet

Në arabisht, fjala hajz, do të thotë “rrjedhje”. Këtu, kjo fjalë i referohet rrjedhjes së gjakut gjatë menstruacioneve (gjendje shëndetësore e gruas) dhe jo nga lindja e një fëmije apo nga humbja e virgjërisë.
Shumica e dijetarëve thonë se një periudhë e tillë nuk fillon për një femër, para moshës nëntëvjeçare. Nëse menstruacionet shfaqen përpara kësaj moshe, atëherë një rrjedhje e tillë nuk i përket gjakut menstrual, por konsiderohet gjak putrid. Në fakt, nuk ka argumente në lidhje me kohën se kur i mbarojnë menstruacionet një gruaje. Kështu, nëse një grua e moshuar sheh se po i rrjedh gjak, atëherë ai konsiderohet si gjak menstrual.

Rastet në të cilat gjaku konsiderohet si gjak menstrual​

1. Gjaku me ngjyrë të errët. Njëherë kur Fatima bint Ebu Hubejsh pati një rrjedhje gjaku për një periudhë të gjatë, Profeti (a.s.) i tha: “Nëse ai është gjak menstruacionesh, është i errët dhe i dallueshëm. Nëse është ashtu, atëherë mos u fal. Nëse nuk është i tillë, atëherë merr abdes dhe falu, pasi rrjedhja e tij është vetëm për shkak të ndonjë damari”.
Transmeton Ebu Daudi, Nesaiu, Ibën Hibani dhe Darakutni, i cili thotë se të gjithë treguesit e këtij hadithi janë njerëz të besueshëm. Gjithashtu, edhe Hakimi e ka transmetuar një hadith të tillë.

2. Gjaku me ngjyrë të kuqe. Kjo është ngjyra origjinale e gjakut.

3. Gjaku me ngjyrë të verdhë. ثshtë një lëng, i ngjashëm me qelbin.

4. Gjaku me ngjyrë të turbullt. ثshtë një ngjyrë e ndërmjetme, midis të zezës dhe të bardhës, ashtu si uji i ndotur
Maliku dhe Muhamed ibën El Hasan (si dhe Buhariu në formën mualak) transmetojnë se gratë i çonin Aishes (r.a.) kuti të vogla me pambuk me njolla të verdha dhe ajo u thoshte atyre: “Mos u nxitoni derisa të shihni pambukun e pastër".[4] E transmeton Maliku, Muhamed ibën el Hasen dhe Buhariu mualak.
Nëse sasia e gjakut të rrjedhur është me ngjyrë të verdhë apo të turbullt gjatë ditëve të menstruacioneve, atëherë ajo duhet konsideruar si pjesë e kësaj periudhe. Gjatë ditëve të tjera, nuk konsiderohet si e tillë. Umu Atije tregon: “Pasi pastroheshim, nuk e konsideronim gjakun e rrjedhur në ngjyrë të verdhë apo të turbullt si gjak menstruacionesh”. Transmeton Ebu Daudi dhe Buhariu, por ky i dyti pa fjalët: “Pasi pastroheshim”


[
Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh"

Autor: Sejjid Sabik
Përkthyer nga një grup përkthyesish
Nxjerrja e Haditheve: Bledar Albani​
]
 
Qe nga puberteti e deri te ndrrimi i viteve mitra pregaditet për te pranuar faren ne njërën vezë (kur femra jet shtatzene).

Nëse kjo nuk ndodh, vjen deri te gjakderdhja mujore (cikli mujor apo menstruacioni) qe me rregull zgjat 3 deri ne 5 ditë, Ne realitet një proces i natyrshem dhe me rregull pa probleme.
Mirëpo tek shumë femra kjo gjakderdhje e natyrshme qe drejtohet nga hormonet, mund te filloi disa ditë para kohe duke ndikuar negativisht ne ndjenjat e femres, siç jan: molisja, nervoziteti etj.
Gjithashtu edhe gjat ciklit te gjakderdhjes shumë femra ankohen ne: ndjenja jo te mira ne gjoks, crregullime ne lukth, zorre, dhimbje kokë, dhe shpine gjëra këto qe femren e bëjnë shumë me te pa aft për pune se sa ajo ne realitet është.
Faktor te shumte dhe te ndryshëm si p.sh. gjendja jo e mirë ekonomike (standardi i ulet) si dhe gjendja jo stabile psiqike mund te ndikojn ne ciklin mujor.
Gjat kësaj kohe ndjenjat e dhimbjeve jan gjithnji të ndryshme qe len te kuptoi se asnjë femër nuk I ka dhimbjet e njëjta me tjetrën (qe ka probleme rreth dhe gjat ciklit mujor)
 
zana per te parandaluar dhimbjet spara i besoj ktyre "keshillave popullore"
me se miri eshte nje kontroll tek gjinekollogu, te jep 2-3 muaj me duket disa ilace [me siguri dhe anticoncepcionale] dhe te heqin dhimbjet....

kshu me sa kam lexuar do ishte nje lloj gjimnastike speciale per kto pune ...qe punon muskujt e barkut, dhe nje caj mandanozi....
 
kshillat qe me kan dhen mua qe duhet te levizim sa me shum gjat ketyre diteve..sepse gjith ai flux..duhet te dale jasht sa me shum...n'fakt kur shofim vajza te holla.dobta ne trup dhe kan gjethmon 1cik bark..shpesh eshte i gjith ai flux qe nuk arrin te dale jasht dhe grumbullohet aty...dem per shendetin ton..kshtu qe levizni levizni levizniiiii :D
sa per barnat..ilaqet mund ti marrim pa frikè meqe keto ilaqe 1 marrim 1herè ne muaj dhe kur jan qellimisht per keto dhimbje,zakonisht nuk shkaktojn deme tjera
 
Redaktimi i fundit:
si "sa per hapat" ...hapat dmthn noj gje??

ps: suri kur ke dhimbje qe vdes aty ne vend levizje kuku moj moter:P
 
si "sa per hapat" ...hapat dmthn noj gje??

ps: suri kur ke dhimbje qe vdes aty ne vend levizje kuku moj moter:P

na fal po e permirsoj..Barna..ilaqe..hape i themi hapa na :p

e di moj moter e di ,por nqftse e ki vrejt ne momente kur nuk arrijm te kemi flux e "duhur" apo ka shum pak..dhe ngjyra nuk eshte siq duhet..po ne ato momente kemi me shum dhimbjee..te pakten mua kshtu me ndodh,dhimbjet letsohen ne momentin kur "rregullohet " 1cik fluxi(me shum dmth) dhe ngjyra eshte normale..ajo e gjakut

me kete deshta te them qe levizja dhe ndoshta shpejtson daljen e fluxit..dhe ndoshta(shpresojm) letsohen dhimbjet :D
 
po ti flit shqip..se e di qe une as ate se kuptoj mire:P [skam sh kohe qe e kam mesuar qe barna jan ilacet:P...sa per hapat....x e pare e qe e digjoje]

tani cdo vajz ka ndryshe ciklin...disave i dhemb barku para se ti vine, disave ne diten qe i vine e disave ne fund...
ska regull
prandaj thash qe nqs vete tek gjineko aji te jep ilace te pershtacme per nevojen tende....
 
ato qe thash me ka kshilluar gjinekologu mi..

eh pra tani e din ne KS i thojn dhe hapa..hap..msove 1fjalè me shum :p
 
mir moj kuptova...
...TERAPIA ME ILAQE MEDICINALE BIMORE



Rrenjen e bluar te bimes Tribul Mjeksore (Tribulus Terrestris)

Një gjysëm luge shumë e vogël qitet ne gote xhami 2-3 dl dhe mbushet me ujë te pishem dhe te vaket, përzihet mirë dhe pihet një herë ne mëngjes para ushqimi ne kohezgjatje për 6 jave.

Verejtje: Edhepse përdorimi i Tribules Mjeksore si me lart (rrenja ne formë pluhuri) nuk shkakton efekte anesore, personat (femrat si dhe meshkujt) e moshes nën 15 vjeç nuk duhet ta përdorin!
 
ne kto ditet jo shume te favorshme une spara pres te me japin keshilla sepse jam une qe jap NJE keshille "me rrini sa me larg" lol
Shyqyr nuk kam dhimbje barku e shpinde dhe spara kam perdor ndonjeher ndonje ilac per kte gje ..po ke une eshte akoma me keq ..behem shume nevrike :( ..jam ne nje humor shume te keq ..sdua te flas me njeri sdua te dal fare... bo si e vrar kshu :p
po shyqyr qe vetem 3 dit zgjat kjo gjendje se po t ishte me shume vaj halli per mua ...
 
eshte gje e madhe te mos kesh dhimbje TE THUASH ALELUIA...
se di ca dmthn te te dhembi barku sa mos rish dot ne kemb....:(
 
interesante :kercim:
 
eh vertet se di cas do te thot te mos dhembi barku ..po me beso se edhe kjo gjendja shpirterore kshu seshte aspak me e leht ..sepse gjith kohes pyetesh "ca dreqin kam kshu" spara ke ndonje arsye per t qene aq nevrike apo jo n humor ..dmth nje apo dy dit para ...
 
o inush mua me ka ndodh te mos ri dot ne ore te mesimit....me cuan ne spital qe te me qetcoheshin dhimbjet...prandaj te them...se je ti nervoze 1 dite..prob i madh
 
une i kam te dyat...prandaj ua dij vleren te dyave..najher me ndodh te mbyllem ne dhom time dhe te rrij ne qetsii totale..pa sanje zhurm as tv as radio..hiq hiq sen

ndjenja e te qenurit e pafuqishme qe me bezdis me shum..shpesh hidhrohem shum leht,duhet te kan shum kujdes kur flasin me mua keto ditè... prandaj keto ditet me perkdhelin shum shum si familja si i dashuri :kiss
 
ju te 2 shkoni tek psihiatri:P

eh..dhe kur shikoj qe ka vajza qe skan as nje dhimbje asgje..:( i mos te te vij inat?
 
o inush mua me ka ndodh te mos ri dot ne ore te mesimit....me cuan ne spital qe te me qetcoheshin dhimbjet...prandaj te them...se je ti nervoze 1 dite..prob i madh

eh nje dit thua ti po kur behen "ca" dit ec pyeti ca thon kta qe i kam rreth e rrotull meje lol lol

Ne fakt, rastin tend e kam par te goca xhajes ..eshte vertet shume e rende ..ajo vetem me injeksione qetsohej as barnat si ndihmonin..
me vje keq :(
 
Sqenkam vetem une dmth kaq keq. Mua me ndryshojne. Ka raste psh qe kam shume dhimbje dhe mpiem komplet, nga qafa e deri tek kembet, ne keto raste kam edhe kriza. Ndersa ka raste qe dua vetem te leviz, ashtu ndjej qetesi. I ndjej qe vjen koha qe kur nuk i durroj dot sutjenat e shtrenguara se me dhemb gjoksi, edhe atehere filloj them "sikur te isha djal" LOL
 
eh shyqyr qe ishte spitali afer...:)

organismin e kemi ndryshe..dhe reagojme ndryshe....

psh me kam nje shoqe qe nje dite ne muaj do mungoj do sdo...se sleviz dot nga krevati ne ate dite........
 
ju te 2 shkoni tek psihiatri:P
LOL LOL LOL une neverikenuk behem deri sa nuk me ngacmojn
me keq eshte kur ndihesh kshtu e pa fuqishme dhe shum melankolike..kjo me keq

eh nje dit thua ti po kur behen "ca" dit ec pyeti ca thon kta qe i kam rreth e rrotull meje lol lol

Ne fakt, rastin tend e kam par te goca xhajes ..eshte vertet shume e rende ..ajo vetem me injeksione qetsohej as barnat si ndihmonin..
me vje keq :(

sa keqqqqqqq :( jo jo me mjafton 1Moment(ilaq) dhe me lehtson pak
 
Karamele zana...bota eshte plot me femra....e tera kan menstruacione...e te tera kan nje dhimbje dicka:P
 
Te kuptoj, dhe sic the me siper, organizmi eshte ndryshe tek cdo femer, dhe cfare eshte eficente per mua nuk eshte per nje tjeter.

Ishte dhe nje pyetje tjeter tek tema kur e hapa, lines apo tampona me mire? Cfare mendoni?
 
Sqenkam vetem une dmth kaq keq. Mua me ndryshojne. Ka raste psh qe kam shume dhimbje dhe mpiem komplet, nga qafa e deri tek kembet, ne keto raste kam edhe kriza. Ndersa ka raste qe dua vetem te leviz, ashtu ndjej qetesi. I ndjej qe vjen koha qe kur nuk i durroj dot sutjenat e shtrenguara se me dhemb gjoksi, edhe atehere filloj them "sikur te isha djal" LOL

me vjen keq per ty..por fatmirsisht kaq te renda nuk jan dhimbjet e mia..o ylli sa te vjen cikli merr ilaqet mos prit te mpihesh qe ti marresh...shko te mjeku..mendoj ki shku

sa per gjoksin jan 1nder dhimbjet qe kan femrat..e kam dhe une(bezdi e madhe) nder to jan dhimbje shpines,koka,humbja e forces..etj etj

(M'falni se po ceki dicka fetare..per aq sa cilesohet e rend kjo periudh tek femrat ne fen time eshte e ndaluar dhe raporti sexual...mu per kete qellim sepse femra vuan shum gjat ketyre diteve)

personalisht Lines
 
edhe nga mjeket eshte e keshiluar ndepritja kontaktit seksual per motive higjene....
edhe sepse femra eshte ne nje ndryshim hormonal nuk ka te njetat deshira per sex......
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top