Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tito vdiq duke lexuar kuranin (dëshmitë)

Edhe pse nga vdekja e Titos kanë kaluar gati tri dekada dhe pothuajse vazhdimisht fabrikohen rrëfime tronditëse dhe kontroverse të jetës së tij. Më i fundit është se Josip Broz-Tito, ish-presidenti i ish-RSFJ-së, vdiq si një mysliman. Deri te ky informacion ka ardhur javorja serbe “Pressmagazin”, duke kërkuar të vërtetën lidhur me temën e përjetshme: pse në varrin e Titos nuk është vendosur ylli i kuq pesëcepësh – simbol i komunizmit.

Sipas kësaj jovore, hidhet poshtë edhe mendimi i deritanishëm se kjo është bërë për shkak se Tito ishte mason, dhe e vendos tezën tronditëse në bazë të dokumentacionit të Radio Beogradit, ku është gjetur regjistrimi ekskluziv i bisedës me ish-myftiun e Beogradit, Hamdija Jusifspahiq, të bërë dhjetë vjet më parë.

Në incizim myftiu ka thënë se Tito ka vdekur si një mysliman duke lexuar Kur’an-in në spitalin e Lubjanës! Seriozitetin e regjistrimit e ka konfirmuar edhe autori i intervistës me myftiun, i cili nuk ka dashur t’i përmendet emri. Pjesë kryesore të intervistës ka të bëjë me një bisedë të myftiut me shefin e kabinetit të Titos, Berislav Badurina, pas vdekjes së tij.

Jusif Spahiq e kujton ngjarjen: – Kur vdiq Tito, dhe unë ambasadori i Algjerisë së bashku shkuam për t’u regjistruar në librin e zisë. Sapo arritëm, menjëherë u afrua Badurina dhe na tha: – Urime! – اfarë më uron… njeri i vdekur? – Mendova! – Vdiq me besimin tuaj! – اfarë? – u trondita. – Po, në besimin tuaj. Ai vdiq duke lexuar Kur’an-in, të tretën herë…! Të njëjtën ia ka thënë ambasadorit algjerian. Në vazhdim të intervistës myftiu ka treguar për takime të shumta me Titon qysh në kohërat kur ka qenë student në Fakultetin Islamik në Kajro, duke theksuar vazhdimisht përkushtimin e Titos për fenë islame.
WWW.LAPSI.AL
 
Titulli: Tito vdiq duke lexuar kuranin (dëshmitë)

Jo mo , ça thua ! E cuditshme interesante dhe tej mase e dobishme per njerzimin kjo !
 
Titulli: Tito vdiq duke lexuar kuranin (dëshmitë)

Kjo qenka mrekulli Lol
 
Titulli: Tito vdiq duke lexuar kuranin (dëshmitë)

Trendi i Ri! O burra kush gjen sa me sh gjurme me Islamin. Lol

Njeher Hitleri, Tani Tito! Who is Next? :D
 
Titulli: Tito vdiq duke lexuar kuranin (dëshmitë)

dhe na sherben kjo per dicka, besimi eshte gje personale... Se pastaj i shqetesojm njerezit ketu ne forum...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back