Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tito kishte origjinë shqiptare!?


tito-620x330.jpg


Në librin e tij “Tito: The Story from Inside”, të Millovan Gjillasit, përmenden ca fakte interesante për prejardhjen e liderit komunist të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito.
Gjillas, që ishte një nga figurat kryesore të lëvizjes partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore, më vonë do të jetë një nga disidentët kryesor të ish-Jugosllavisë dhe Bllokut Lindor komunist.
“Mbiemri Broz vjen nga Ambroz, që si emër daton që nga shekulli XV. Por, nuk ka të dhëna se familja e Titos vjen nga brezi i parë i Brozëve. Sipas të dhënave të familjes së Titos, Brozët paraardhës të tyre kishin emigruar nga rajoni kufitar mes Bosnjës dhe Dalmancisë, për në Zagorje, ku u vendosën mbase në shekullin XVI. Para kësaj, sipas Titos, ata ishin shpërngulur nga fisi i Kuçit në Mal të Zi”, thuhet në faqen 39 të këtij libri,
Nga vetë emërtimi, fisi Kuç kuptohet se ishte fis shqiptar. Ata deri vonë folën gjuhën shqipe dhe ushtronin fenë e tyre katolike, por ndërkohë u detyruan me forcë dhe dhunë të tmerrshme nga serbo-malazezët të ndryshojnë gjuhën e fenë.
tito(1).jpg
Sipas Gjon Vuksanit, fisi i Kuçit përmendet që nga viti 1335. Ndërsa, nga ky fis dalin shumë fise malazeze. Për këtë Padër Marian Prelaj shkruante: “Hoti, Piperi, Kuçi e Vasoviqi janë nji gjakut shqyptar. Koça e Kuçit, Luhari, Vashoviqi, Meduni, Orova, Besjova, Berskuta, Opsanica, janë katunde të Kuçit. Ndër këto, Koça e Kuçit dhe Luhari janë besimtarë katolikë e flasin të gjithë shqyp, nësa në katunde, mosha 50 vjeçare e ditëve tona e dijnë gjuhën shqype, porse e majnë veten sllav. Ndër këto fshate nji pjesë ene e ruejnë emnat katolikë e shqyptar – Gjokë, Mixho, Pero, Frani, Antoni, Pjetër, Gjoka, Kuç, Ded Gjin Kola” (sic.).
Kuçi kishte dërguar përfaqësuesit e vet në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ndërsa, shumë malazezë që identifikohen sot me këtë fis, nuk mohojnë prejardhjen e tyre shqiptare. Ndërkaq, emri Ambroz dhe Broz janë shumë të njohur në viset veriore të Shqipërisë, sidomos në Mirditë dhe në Shalë.

Se a ka pasë prejardhje shqiptare Tito, kjo ka pak rëndësi, përderisa ai e mbante veten jugosllav, e përderisa biografia e tij thotë se babën e kishte kroat e nënën sllovene. Dikush mund të mendojë ndryshe, por gjatë sundimit të tij shumë të zeza ju bënë shqiptarëve – gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore, e sidomos kur në pushtet ishte bashkëpunëtori i tij kryesor pas Eduard Kardelit, Aleksandar Rankoviq. Në kohën e sundimit të Titos vriten dhe persekutohen shqiptarët, e edhe shpërngulen masovikisht në Turqi. Prandaj, se a kanë familja mbretërore Karagjorgjeviq e Tito prejardhje shqiptare, kjo ka pak rëndësi, apo jo? /Koha Ditore
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tito kishte origjinë shqiptare!?

Bile, bile sipas nje studimi shqiptar ai vdiq duke lexuar fleten e fundit te Kuranit ::cool::
 
Titulli: Tito kishte origjinë shqiptare!?

Gazetat serbe: Tito ia dha Kosovën Enver Hoxhës


Gazetat serbe shkruajnë se Kosova i është dhuruar shqiptarëve, kur Titoja takoi Enver Hoxhën.

Tito ka dhënë një intervistë për Asociated Press, ku ka theksuar se në rast se komunistët vijnë në pushtet në Tiranë, atëherë Kosova mund të jetë nën ingerencat e Shqipërisë.

"ثshtë fakt i njohur se Josip Tito në intervistat e tij për mediat e huaja ka theksuar disa herë se nëse komunistët vijnë në pushtet në Tiranë, Kosova do ti dhurohet shqiptarëve në shumicë",

Portali serb shkruan se është fakt se Kosova dhe të tjera territore të banuara nga shqiptarët u dhuaruan nga Titoja, por se këto deklarata nuk janë bërë publike, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara që ekzistonin mes Tiranës dhe Beogradit./albeu.com/



159107.jpg



159108.jpg
 
Titulli: Tito kishte origjinë shqiptare!?

Slan person vip pa e ber shqiptar lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back