
Tirana ka mposhtur në transfertë Egnatian, me rezultatin 0-2, duke ruajtur kryesimin e kampionatit shqiptar të futbollit.
Në minutën e 38, Ismajlgeci zhbllokoi rezultatin, pas një pasimi të bukur të Seferit. Bardheblutë dyfishuan në shtesën e pjesës së parë, me Michael Ngoo që përfitoi nga një gabim i portierit vendas për të dërguar topin në rrjetë.
●
Ndërkohë, edhe Kukësi ruan hapin e Tiranës, duke fituar thellë 6-1 në Krujë, ndaj Kastriotit. Braziliani Feijao, me 3 gola, ishte protagonisti absolut i ndeshjes.
Tirana kryeson renditjen me 24 pikë, e ndjekur nga Kukësi me 23 pikë.