Tiroidet, shenjat dhe trajtimi mjekësor

Kresha

A pretty face can never trick me
Mbifunksionimi i gjëndrës tiroidale është shkaku më i zakonshëm që ka më tepër tiroksinë në trup. Tepër tiroksinë në trup mund të ketë edhe në rastin e tiroiditit i cili është infektim kohëshkurtër i gjëndrës tiroidale.




Kurse kur gjëndra tiroidale prodhon më pak tiroksinë kemi hipoterozë. Në këtë rast ka një metabolizëm të ulët dhe trupi ndodhet në një gjendje xhiroje të ulët.

Tek disa njerëz djersitja është jonormale dhe tregon për një problem shëndeti, ç’ka do të thotë se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonë që pacientët me tiroide të trajtohen tek mjeku specialist, pasi sa më shumë kalon koha aq më shumë probleme të tjera shëndeti dalin që do kërkojnë më shumë kohë për t’u kuruar krahasuar me rastin kur kërkohet ndihmë nga doktori që në rastin më të parë kur djersitja është e madhe.

Mbitiroidizmi mund të zbulohet me vështirësi.

Simptomat që shkaktohen nga teprica e tiroksinës shpesh mund të jenë të paqarta dhe të vështira për t’u veçuar nga shqetësimet e tjera. Kështu që mjeku duhet ta ketë gjithnjë ndërmend sëmundjen e gjëndrës tiroidale nëse dikush nuk ndihet mirë për ndonjë shkak. Mjeku duhet të jetë dorëlëshuar me bërjen e analizave për të kontrolluar metabolizmin.

Faktoret
Streset e papritura, ose të zgjatura shpesh shoqërohen me rritje të funksionit të tiroides. Mjekët shpjegojnë si mund ta kuptoni nëse vuani nga kjo sëmundje dhe si trajtohet ajo. Sipas tyre, ka shumë diskutime në lidhje me faktorët shpërthyes të kësaj sëmundjeje. Nga studimet e bëra ka rezultuar se streset e papritura ose të zgjatura, marrja e jodit me shumicë, apo dhe faktorët autoimune, janë disa ndër shkaktarët që çojnë në funksionin e shtuar të gjëndrës tiroide. Traumat psikologjike janë konsideruar si shkak në shumicën e rasteve. Dietat me rënie nga pesha të shoqëruara me marrjen e hormoneve të tiroides mund të pasohen me këtë sëmundje.

Një shkak tjetër është marrja e jodit në sasi të madhe. Por dhe stimujt e tepërt nga hipofiza, si pasojë e një tumori të mundshëm të saj, mund të jenë përgjegjëse për rritjen e funksionit të tiroides. Sëmundja është më e shpeshtë te gratë sesa te burrat në raporte 5:1. Tiroidja është një sëmundje e trashëgueshme. Në 1/4-1/5 të rasteve, pacientët kanë njerëz të afërt që vuajnë nga kjo sëmundje. Në disa raste sëmundja zhvillohet pa u kuptuar për muaj dhe vite dhe një ditë prej ditësh, ajo shpërthen papritur.

Fillimisht shenjat e sëmundjes nuk janë specifike dhe nuk mund të dallohen nga ato të pacientëve, që vuajnë nga çrregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumësia, djersët, rrahjet e shpejta të zemrës, intolerancë ndaj të nxehtit, lodhje, rënie e flokëve, oreks i shtuar dhe rënia nga pesha shpejt dhe tepër, janë disa nga shenjat që tregojnë për praninë e kësaj sëmundjeje.

Gjëndra tiroide është e zmadhuar 2-4 herë në volum dhe po t’i vihet dora sipër shpesh dëgjohet një si trill ose gërhitje e lehtë që flet për vaskularizimin e tepërt dhe qarkullimin e shtuar të gjakut. Në 1/4 e të sëmurëve shihet një zmadhim dhe dalje të kokërdhokëve të syve me një ënjtje të kapakëve, shenjë kjo, e cila kur përparon merr një zhvillim të pavarur dhe me perspektivë jo shumë të favorshme. Rrahjet e zemrës të shpejtuara janë shenja e detyrueshme e sëmundjes dhe e veçanta e tyre është prania e tyre edhe në gjumë.

Pasojat
Të sëmurët me hipertiroidizëm shpesh ankohen për vështirësi në frymëmarrje pas një sforcimi të lehtë, kjo si pasojë e dobësisë së muskujve të frymëmarrjes. Ata mund të kenë shenja të dobësisë kockore nga humbjet e kalciumit dhe fosforit, kanë një dridhje fine të duarve që konstatohet vetëm kur preken nga jashtë. Lëkura, si organi i rregullimit të temperaturës së trupit, merr një rëndësi të veçantë në sëmundjen e tiroides. Në funksion e shtuar të saj, ajo është e ngrohtë, e butë dhe e njomë. Floku është i hollë, i thyeshëm, bie shpejt dhe thinjet para kohe.

Thonjtë janë të thatë dhe në pjesët e tyre fundore fillojnë e çahen. I sëmuri mund të ketë ënjtje në pjesën e poshtme të kërcinjve. Barra ka një ndikim të favorshëm mbi këtë sëmundje. Në këto kushte mjekimi i saj mund të bëhet me doza të vogla antityroidienë dhe qetësues, por duhet të kihet kujdes, pasi këto ilaçe kalojnë barrierën placentate dhe mund të dëmtojnë fëmijën duke frenuar tiroiden e tij.

Organet e tjera të organizmit ndikojnë në funksionin e shtuar i tiroides. Lëvizshmëria e zorrës është e shpejtuar dhe rreth 1/3 e pacientëve kanë diarre. Në disa raste mund të ketë dëmtim të funksionit të mëlçisë me rritje të transaminazave dhe të bilirubinës në gjak. Hormonet e rritura të tiroides kanë ndikim edhe në metabolizmin e yndyrave dhe të sheqernave. Vërehet shpesh një ulje e kolesterolit, rritje e sheqerit në gjak, që shoqërohet me daljen e tij në urinë, ndërsa diabeti i sheqerit është gjetur në 2-3 për qind e këtyre të sëmurëve.

Mjekimi :
Mjekimi i funksionit të shtuar të tiroides ka për qëllim të bllokojë prodhimin e tepërt të hormoneve të saj. Ky bllokim mund të bëhet në mënyra të ndryshme, në varësi të shumë faktorëve dhe kushteve që kanë lidhje me vetë të sëmurin, me formën e sëmundjes ose sipas praktikave të vendeve ose qendrave të ndryshme të mjekimit. Aktualisht më i përdorshëm është mjekimi me barnat antityroidienë.

Këta janë preparate, të cilët ndërhyjnë në hallka të ndryshme të procesit metabolik të jonizimit organik të jodit dhe të formimit të hormoneve të tiroides ose duke penguar konvertimin periferik te thyroxinës (T4) në trijodtyroninë (T3), e cila mendohet se është forma aktive e hormonit tiroid. Krahas këtyre, një vend të rëndësishëm zënë dhe përdorimi i barnave me veprim qetësues në drejtim të sistemit nervor, ngadalësimit të rrahjeve të zemrës, siç janë si dhe rregulluesit e metabolizmit të proteinave dhe vitaminoterapia.

Në disa vende i japin përparësi trajtimit kirurgjikal të kësaj sëmundjeje. Kjo konsiston në heqjen e pjesës më të madhe të tiroides, duke lënë përafërsisht 1/10 e saj. Kjo metodë mjekimi rekomandohet në ato raste kur gjëndra tiroide është tepër e madhe dhe ka shenja të kompresionit me pengesa në frymëmarrje dhe gëlltitje, kur ajo është tepër e fortë dhe pëson një rritje të menjëhershme dhe kur mosha e pacientit nuk është nën 25 vjeç.

Faktorët që ndikojnë në shtimin e funksionit

Streset e papritura, ose të zgjatura
Marrja me shumicë e jodit
Traumat psikologjike
Dietat me rënie nga pesha të shoqëruara me marrjen e hormoneve të tiroides
Faktorë autoimune (që lidhen me problemet e sistemit imunitar)
Marrja pa kriter e medikamenteve për trajtimin e strumave (sëmundje e tiroides)

Simptomat

Nervozizëm
Pagjumësi
Djersë
Rrahje të shpejta të zemrës
Lodhje
Rënie e flokëve
Oreks i shtuar
Rënie e shpejtë nga pesha
Vështirësi në frymëmarrje
Dridhje të duarve
اarje në pjesën fundore të thonjve
ثnjtje në pjesën e poshtme të kërcinjve.

//gazeta-albania
 
Tiroidet, shenjat dhe trajtimi mjekësor

Tek disa njerëz djersitja është jonormale dhe tregon për një problem shëndeti, çka do të thotë se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet



Sëmundja e mbitiroidizmit që mund të njihet edhe si: tiroidet, hipertirozë, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund të japë simptoma të ndryshme. Shqetësimet mund të vijnë fshehtas dhe shumë vetë mendojnë se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi në punë apo lodhja e zakonshme. Shpeshherë kemi të bëjmë me një gjëndër të shkatërruar tiroidale.

Tek më të rinjtë shihen shpesh shqetësime si: të djersitura, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ndjenjë të nxehti, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ç’rregullime të menstruacioneve, për shkak të prishjes se balancës hormonale, dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës, gulçimë zemre dhe rritje të pulsit rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë, drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor, bark, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës, nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rënia e flokëve.

Tek më të vjetrit mund të mbizotërojë njëra apo dy prej simptomave, për shembull, rënie në peshë apo gulçim. Koncepti strumë përshkruan kështu dukjen dhe nuk është ndonjë sëmundje e caktuar. Zmadhimi i gjëndrës tiroidale mund të ketë shkaqe të ndryshme dhe duhet trajtuar nga mjeku.

Mbi funksionimi

Mbi funksionimi i gjëndrës tiroidale është shkaku më i zakonshëm që ka më tepër tiroksinë në trup. Tepër tiroksinë në trup mund të ketë edhe në rastin e tiroiditit i cili është infektim kohëshkurtër i gjëndrës tiroidale.

Kurse kur gjëndra tiroidale prodhon më pak tiroksinë kemi hipoterozë. Në këtë rast ka një metabolizëm të ulët dhe trupi ndodhet në një gjendje xhiroje të ulët. Tek disa njerëz djersitja është jonormale dhe tregon për një problem shëndeti, ç’ka do të thotë se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet.

Duhet gjithmonë që pacientët me tiroide të trajtohen tek mjeku specialist pasi sa më shumë kalon koha aq më shumë probleme të tjera shëndeti dalin që do kërkojnë më shumë kohë për t’u kuruar krahasuar me rastin kur kërkohet ndihmë nga doktori që në rastin më të parë kur djersitja është e madhe. Mbitiroidizmi mund të zbulohet me vështirësi.

Shenjat

Simptomat që shkaktohen nga teprica e tiroksinës shpesh mund të jenë të paqarta dhe të vështira për t’u veçuar nga shqetësimet e tjera. Kështu që mjeku duhet ta ketë gjithnjë ndërmend sëmundjen e gjëndrës tiroidale nëse dikush nuk ndihet mirë për ndonjë shkak. Mjeku duhet të jetë dorëlëshuar me bërjen e analizave për të kontrolluar metabolizmin.

Tiroidet, si kurohen në pyje dhe bregdet. Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa çrregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet.

Sëmundja

Sëmundja është më e shpeshtë te gratë sesa te burrat në raporte 5:1. Tiroidja është një sëmundje e trashëgueshme. Në 1/4-1/5 të rasteve, pacientët kanë njerëz të afërt që vuajnë nga kjo sëmundje. Në disa raste sëmundja zhvillohet pa u kuptuar për muaj dhe vite dhe një ditë prej ditësh, ajo shpërthen papritur.

Fillimisht shenjat e sëmundjes nuk janë specifike dhe nuk mund të dallohen nga ato të pacientëve, që vuajnë nga çrregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumësia, djersët, rrahjet e shpejta të zemrës, intolerancë ndaj të nxehtit, lodhje, rënie e flokëve, oreks i shtuar dhe rënia nga pesha shpejt dhe tepër, janë disa nga shenjat që tregojnë për praninë e kësaj sëmundjeje.

Gjëndra tiroide është e zmadhuar 2-4 herë në volum dhe po t’i vihet dora sipër shpesh dëgjohet një si trill ose gërhitje e lehtë që flet për vaskularizimin e tepërt dhe qarkullimin e shtuar të gjakut.

Në 1/4 e të sëmurëve shihet një zmadhim dhe dalje të kokërdhokëve të syve me një ënjtje të kapakëve, shenjë kjo, e cila kur përparon merr një zhvillim të pavarur dhe me perspektivë jo shumë të favorshme. Rrahjet e zemrës të shpejtuara janë shenja e detyrueshme e sëmundjes dhe e veçanta e tyre është prania e tyre edhe në gjumë.

Shqetësimet që sjell keqfunksionimi i tiroides:

- Dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës

- Rrahje zemre dhe rritje të pulsit

- Rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë

- Drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor

- Diarre, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës

- Nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim

- Problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rënia e flokëve // keshilla
 
Një gjëndër tiroide, 100 probleme

Gjëndrat tiroide janë organi më i madh endokrinë tek një person i rritur. Sekretojnë tiroksinë (T4) dhe trijodtironinë (T3), hormone të cilat janë shumë të rëndësishme për një zhvillim normal dhe funksionim të organizmit.



Ato hyjnë në të gjitha qelizat e organizmit tonë, rregullojnë metabolizmin në përgjithësi, shtojnë forcën e zemrës, mbështesin funksionin e qelizave të trurit, nxitin të qëndruarit zgjuar, kujtesën dhe përqendrimin si dhe rregullojnë gjumin…

Këto hormone luajnë rol të madh edhe në riprodhim dhe janë shumë të rëndësishëm në mbajtjen e një shtatzënie normale.

Sëmundjet e gjëndrave tiroide mund të ndahen në katër grupe

o Sëmundjet që shfaqen gjatë sekretimit të shpejtë, apo të ngadalësuar të hormoneve, përkatësisht hipotireoza dhe hipertireoza.

• Sëmundjet e shkaktuara me ngritjen e gjëndrave dhe presionin e tyre në organet përreth.

• Ndryshime në të shikuar. Janë shumë të shpeshta, kryesisht janë beninje dhe kërkojnë vëzhgim.

• Kanceri është sëmundja më e rrallë e gjëndrave tiroide.

Prej sëmundjeve që shkaktohen nga gjëndrat tiroide, më së shumti vuajnë femrat, sidomos ato midis moshës 20 dhe 50 vjeçe. Rrezikut më të madh i ekspozohen edhe personat me dispozicion gjenetik, prandaj atyre ju këshillohet kujdes më i madh, e nëse planifikojnë shtatzëninë, kontrolli i rregullt i hormoneve të gjëndrave tiroide, si para, po ashtu edhe gjatë saj. Në mesin e faktorëve të rrezikut mjekët theksojnë edhe moshën e shtyrë.

Konsumoni jod dhe selen

Për fat, secili prej nesh mundet të kontribuojë në ruajtjen apo mbrojtjen e funksionit të gjëndrave tiroide, së pari në bazë të mënyrë së të ushqyerit si dhe me shmangien e situatave stresuese. Ushqimi dhe mënyra e duhur në këtë rast thekson konsumin e duhur të jodit dhe selenit. Nevojat ditore të njeriut për jod janë shumë të vogla, por me rritjen e njeriut edhe ato rriten. Kështu që një personit të rritur i nevojiten 150-200 mikrogramë brenda ditës, ndërsa shtatzënave dhe gratë që i ushqejnë me gjirin e tyre fëmijët u nevojiten 200 dhe 250 mikrogramë në ditë. Burimi më domethënës është kripa e kuzhinës, më pas frutat e detit dhe perimet me lëvozhgë të fortë.

Për sa i përket selenit, burimi më i mirë është mishi, peshku, drithërat dhe prodhimet e qumështit, arrat braziliane, ndërsa nevojat ditore për një person janë nga 70 deri 100 mikrogramë selen.

Ju djersiten duart?

• Kjo është njëra nga simptomat e shpeshta të hipertireozës, e cila shfaqet kur gjëndrat tiroide sekretojnë më shumë hormone.

• Nervozizmi, të qarit dhe çrregullimi në gjumë shfaqen shumë shpesh.

• Cikli menstrual më nuk është i rregullt.

Kurrsesi të humbisni në peshë?

• Rritja në peshë mundet të tregojë në hipotireozë, pasojë e sekretimit të zvogëluar të hormoneve të gjëndrës tiroide.

• Këtë problem e theksojnë lodhja, depresioni, ënjtja rreth syve./kosovasot/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top