Tiranë, PS zhvillon mitingun përmbyllës, Rama: Të çlirojmë Shqipërinë

Love

βeℓℓe â๓e
Partia Socialiste, zhvilloi dje mitingun përmbyllës të fushatës së saj për qytetin e Tiranës. Mitingu madhështor u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza”, i cili vjen tri ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, teksa ditën e nesërme do të zhvillojë mitingun përmbyllës në qytetin e Vlorës.

a%20tirana%20photo%20jutta%20benzenbergIMG_8328.jpg


Në nisje të mitingut të sotëm, fjalën e morën me radhë të gjithë kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës. Më pas e mori fjalën, kreu i PS-së, Edi Rama, i cili përshëndeti të gjithë qytetarët në nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, duke nisur fillimisht me Tiranën dhe lagjet e saj.

Mirëmbrëma “Ali Demi”, “Lapraka”, “Varri i Bamit”, “Selita”, “Bregu i Lumit”, “Kamza”, “Paskuqani”, “Bathorja”, “Fusha e Aviacionit”, “Kodra e Pirftit”. Mirëmbrëma gocat dhe çunat e "Bllokut".

Mirëmbrëma kryeqytetas të ardhur nga Mirëdita, Kukësi, Dibra, Pogradeci, Librazhdi, Skrapari... Të ardhur nga gjithë Shqipëria jo me autobusë. Ne një autobus kemi, autobusin mavi. Por të gjithë autobusët e tjerë i ka mbushur katragjyshi me antiplumb", tha Rama.

Me tej Rama tha se, duke votuar numrin 29 për zgjedhjet e 23 qershorit do të bëhet i mundur edhe çlirimi i robërve të mbajtur peng nga katragjyshi.

"Marrin rrogë nga taksat e mbledhura nga të gjithë ne, që një katragjysh i marrë fund, i mban peng lidhur me bukën e gojës. Ditën e diel me numrin e bekuar 29 ne do t’i çlirojmë gjithë robërit e katragjyshit.

Me numrin 29 do çlirojmë mësuesit, policët, infermierët, nënat dhe baballarët që ushqejnë familjet e tyre duke i shërbyer shtetit, e sot janë lidhur pas autobusëve të pushteti,” tha kreu i PS-së

Sot paradite katragjyshi më çoi dhe mua një mesazh. Ju ftoj të votoni 44-ën. Që do të thotë se herën e parë mora 4, herën e dytë po 4, po herën e tretë nuk mund të marrë 444. Saliu u ka shqiptarëve 211 mijë vende pune borxh nga premtimi që u bëri në 2005-n”,
theksoi Rama.

Rama iu drejtua banorëve të Saukut, Kamzës, Paskuqanit, duke lexuar mesazhine Berishës në celular “se do legalizojë për 6 muaj ndërtimet pa leje”. “Pse nuk i dhe legalizimet për 20 e kusur vite?!”, pyeti kreu i PS-së. Duke shtuar se "ai i lodhur, i rraskapitur, i dërrmuar do të na i bëka për 6 muaj. Kush i ha këto”.

Duke folur për legalizimet, kreu i PS-së, Edi Rama, tha se ato do të mbyllen brenda mandatit të parë qeverisës. "Jo 6 muaj, as një vit, por brenda mandatit të parë legalizim për të gjithë ata që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre, duke ardhur nga Veriu dhe Jugu, nga fshatra e qytete të varfra në kërkim të një Amerike të vogël dhe sot akoma nuk i kanë dokumentet, që vërtetojnë se këto janë pasuritë e tyre, do të kenë titullin e pasurisë së patundshme falas", përsëriti premtimin Edi Rama.

Duke shtuar se do të mundësojë edhe "certifikatën mbi tokën, brenda mandatit të parë të rilindjes shqiptare".
Më tej kreu i socialistëve tha se kryeministri dhe duart e tij, ka ndërtuar vetëm rrugën e rrënimit. "Europa ia ka hequr vizën Saliut. A ju kujtohet 4 vjet më parë vinte thoshte: “Nuk i bëmë gjërat këto 4 vjet, por bota na beson, na besoni dhe ju”. Ku e ka botën tani?

Berisha nuk i nxjerr dot duart, se ato duar nuk kanë asgjë tjetër përveçse rrugën e rrënimit në vend të vijave; rrënimin e demokracisë, ekonomisë, ëndrrës europiane të shqiptarëve. Janë të zhytura në zullum dhe mëkat 8 vjet me radhe. Ndaj bota nuk e do më, se bota ku duam të integrohemi nuk mund t’i shtrëngojë më ato duar”,
tha Rama.

Kreu i PS-së tha se Tirana do të jetë kryeqyteti i rilindjes, e cila do të udhëheqë fitoren e madhe. "Kjo është Tirona jonë dhe në 23 qershor do jetë kryeqyteti i Rilindjes. Tirana do udhëheqë fitoren e madhe jo të dikujt kundër dikujt, jo të disave kundër disave, por të Rilindjes kundër ndasisë dhe përçarjes, por që do të munden nga bashkimi dhe solidariteti", u shpreh Rama.

Pandeli Majko

Mirëserdhët në amfiteatrin e historisë. Edhe 2 ditë, edhe 2 ditë dhe masa e madhe e popullit shqiptar për ndryshim do të derdhet drejt kutive të votimit për të votuar 29-n tonë të dytë në histori. Ata e dinë mirë se nuk mundën ta blejnë votën.

Do vijnë të trokasin të premten e të shtunën me pyetjen a do na jepni votën dhe përgjigjen do ta marrin në datën 23 qershor. Ata do t’ju drejtohen me pyetjen, a do na jepni votën dhe do ta marrin përgjigjen. Ta dinë të gjithë se vota e shqiptarit nuk është votë skllevërish që shiten. Nuk do të kalojmë një rend skllavopronar.

Një përshëndetje për Prishtinën, Kosovën, Shkupin, për të gjithë emigrantët tanë dhe i ftoj që të vijnë për të votuar historinë.

Edhe 2 ditë, ne do t’i drejtohemi kutive të votimit, për të vendosur kryqin mbi udhëkryqin,që është udhëkryqi i të ardhmes së fëmijëve tanë për Shqipërinë. 29-a është më shumë se një numër. 29-a është një histori, është fundi i ndarjes ne dhe ata, është ndryshimi, shpresa, është ëndrra.

Blerina Gjylameti

Përshëndetje Tirana! Përshëndetje të gjitha vajzave e grave të Tiranës. Ne vajzat e gratë, më datën 23 do të vulosim ndarjes e së shkuarën nga e ardhmja, sepse kush do të ardhmen voton vetëm të ardhmen. Voton Partinë Socialiste, Voton Edi Ramën Kryeministër. Fitore fitore, fitore!

Milena Harito

Përshëndetje të gjithëve! Përshëndetje Tirana. Përshëndetje njësia nr.10! Ju që jeni këtu e dini që ne do të fitojmë, sepse fitorja vjen nga ju. Thojini atyre që janë afër jush që të mos kenë frikë, sepse s’kanë asnjë arsye për të patur frikë.

Ne do fitojmë, sepse absolutisht nuk kanë asnjë mundësi të verifikojnë votën. Vota është e fshehtë. Vëzhguesit tanë do të jenë aty të garantojnë votën e fshehtë.

U thoni të gjithë atyre që kanë akoma frikë që kur të jenë para kutive të votimit të kujtojnë që Sali Berisha ka mbaruar. Në datën 24 Sali Berisha ka mbaruar. Votoni 29-n! Fitore!
Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top