Tiranë: projekt i ri për stadiumin 'Selman Stërmasi'

sec_l

NJERI I THJESHT
Tiranë: projekt i ri për stadiumin 'Selman Stërmasi'

"Selman Stermasi", nje projekt modern!

Kapaciteti 15?20 mije vendesh, i teri i mbyllur, pa piste atletike, me nje kosto mesatarisht 600?1.00 euro per cdo stol. Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubi i futbollit Tirana jane shume prane zyrtarizimit te projektit me te madh qe ka pare ndonjehere historia e impianteve sportive ne Shqiperi. Prej dy vitesh “i kycur” ne zyrat e FSHF?se, maketi i stadiumit tani pritet te vihet ne jete, pasi te dyja institucionet duket se kane gjetur rruget ligjore dhe financiare per te filluar “punimet”.

Stadiumi

Destinacioni do te jete “Selman Stermasi”. Tribunat do te shemben te gjitha. Stadiumi i ri do te jete 15 ose 20 mije vendesh, kjo mbetet ende ee papercaktuar. Do te jete pa piste atletike dhe tribunat do te jene shume prane fushes. Do te jete i mbyllur dhe i teri me vende te ulura. Do te kete nje lartesi dhe tribunat do te ndahen nga njera?tjetra me xhama plastike dhe jo me kangjella. Mbetet per te diskutuar ndarja e tribunave me fushen, por edhe kjo mendohet te realizohet me xhama plastike. Ambjentet e brendeshme do te jene funksionale dhe moderne. Pritet qe perreth stadiumit te jene dyqane, restorante dhe lokale, nderkohe qe “pronaret” do te shfrytezojne edhe sheshin perpara per parking. Zyrat e klubit Tirana do te jene te vendosura ne stadium, nderkohe qe pritet qe ne kendn ku ndahet tribuna kryesore me tribunen anesore te jene te vendosura zyrat e FSHF?se, te dala pak nga stadiumi dhe te mbyllura me xhama.

Pronaret

Kater donatoret e Tiranes kane filluar nepermjet klubit Tirana punen per privatizimin e klubit. Ne Ministrine e Ekonomise kane filluar procedurat te cilat pritet te mbarojne shpejt. Zyrtare te Ministrise e kane konsideruar kete projekt si nje te tipit “pilot” dhe, nese ka rezultat me Tiranen, atehere do ta aplikojne edhe me klubet e tjera. Ne menyre paralele eshte arritur nje akord verbal ne Bashkine e Tiranes qe te merret leja per marrjen e stadiumit me koncesion per 99 vite nga donatoret bardheblu. Kjo u jep te drejten atyre qe te ndertojne stadiumin dhe te perfitojne prej tij te gjitha te ardhurat. Zyrtarizimi pritet te behet brenda ketij sezoni futbollistik.

Fondet

Klubi i ftubollit Tirana i ka kerkuar ndihme Federates Shqiptare te Futbollit per te qene partnere ne kete nisem. Federates i intereson nje gje te tille dhe eshte zyrtare fakti qe kane nisur bisedime me UEFA?n per te gjetur fondet e nevojshme. Ne nje interviste te dhene kohe me pare, presidenti Duka ka thene qe projekti dhe fondet jane gati, pritet vetem trualli. Tani “token” ja ve ne dispozicion Tirana. Ne leter ka dy variante. Njeri “full?option” qe do te thote se per cdo stol virtualisht shpenzohen 1.100 euro, nderkohe qe versioni me i pranueshem eshte 700 euro per stol. Me nje llogari te thjeshte, nese ndertohet nje stadium 15 mije vendesh atehere kosto totale e tij shkon 10 milione e 500 mije euro. FSHF ne projektin fillestar ka menduar te shpenzoje rreth 20 milion euro per stadiumin, keshtu qe nuk eshte e jashtezakonshme sikur te rritet numri i vendeve dhe kostoja per stol per nje impiant edhe me modern. Parate jane gati, mbetet per te filluar.

Fitimet dhe perdorimi


Nje gje eshte e sigurte, me nje stadium te tille modern “pronaret” fitojne shume. Perpos gjithe ndeshjeve te futbollit dhe mundesise per te dhene stadium me qira si per perfaqesuesen, ashtu edhe per klubet e tjera qe do te duan te luajne, pronaret do te kene mundesi te japin me qera ose te shfryteozojne per interesat e tyre gjithe hapesiren brenda dhe rreth e rrotull stadiumit. Eshte menduar qe ne kete hapesire mund te ndertohen rreth 30 lokale, garazhe dhe restorante te tipeve te ndryshme. Me pak durim, investimi fillestar nxirret per nje kohe jo shume te gjate.

Futbolli

Ajo qe fiton me shume nga kjo histori eshte klubi i Tiranes dhe tifozet shqiptare. Donatoret me kete gje lidhen ngushte me klubin dhe te pakten i krijojne skuadres me te mire shqiptare nje siguri financiare. Te ardhurat me shume nga mjetet anesore do te thote rritje e financave dhe synime te medha, per kalimin e tureve ne kupat e Europes dhe per arritjen e asaj qe deri tani eshte konsideruar nje tabu, daljen me fitim nga sezoni futbollistik. Futbolli ka filluar si biznes, jo si nje mjet per t’u bere i njohur nepermjet sponsorizimeve.

A duhet nje stadium me kapacitet me te madh?

Ne diskutimin per te ndertuar nje stadium te ri edhe mes paleve ka pasur nje debat, nese stadiumi duhet te kishte, apo jo, nje kapacitet, bie fjala prej 30 mije vendesh. Ne fakt perfundimisht drejtuesit e kesaj nisme kane vendosur qe “jo” duke iu referuar nje logjike te paster ekonomike. Nje stadium i tille do te ishte i veshtire te mbushej dhe nje kosto shtese prej 10 milione eurosh nuk do ta justifikonte nje gje te tille. Mund te ndodhe qe kerkesat te jene me te larta per ndonje ndeshje te vecante te perfaqesueses por nje studim i tregut nga ana e projektuesve beri te ditur se Shqiperia nuk e ka luksin qe te ofroje cdo te shtune me shume se 15 mije njerez ne stadiumin qendror.

Te dhena per stadiumin


Per nje vit pritet te zyrtarizohen te gjitha “letrat administrative” per te filluar punimet e stadiumit.

Projekti zvicerian, qe eshte miratuar per stadiumin, ka dy plane. Stadium 15 dhe 20 mije vendesh.

Kostoja virtuale per cdo stol ne stadium eshte 700?1 mije euro.Ne stadium do te jene te instaluara edhe zyrat e Federates Shqiptare te Futbollit.FSHF ka siguruar nje “OK” verbal nga ana e drejtuesve te UEFA?s per te marre nje shume ne forme donacioni per ndertimin e stadiumit.Fondet do te jene ne bashkepunim nga FSHF?ja dhe kater donatoret e Tiranes.Stadiumi teorikisht do te jete i klubit te Tiranes por nuk perjashtohet mundesia qe edhe Partizani e Dinamo te luajne ndeshje ne kete impiant kundrejt qirase.Stadiumi mund te perdoret edhe per koncerte.Stadiumi do te jete njesoj ne te kater nivelet e tij, pra me kater platforma dhe do te kete te pakten 15 banjo publike. Ambjentet e brendeshme jane afersisht te njejta dhe te se njejtes cilesi me “Karaiskakin” e Athines.

Tifozet

Nje nisme e tille do te ofronte me shume njerez ne stadium. “Qemal Stafa”, pavaresisht se mbetet stadiumi me i mire ne Shqiperi eshte pothuaj i amortizuar dhe aspak bashkekohor duke krijuar aspak komoditet per te gjithe ata qe duan te ndjekin nje ndeshje futbolli.

Ndryshimet ne stadiumet e Europes Lindore

Te gjitha stadiumet kryesore te Europes Lindore kane pesuar nje rikonstruksion gjate ketyre viteve pas shembjes se “Bllokut Komunist”. Ne shumicen e rasteve eshte ruajtur origjinaliteti i stadiumeve tipike sovjektike, megjithate ne ndonje rast, si ai i Lokomotives se Moskes, eshte kthyter ne tipik europian. Ruajtja e origjinalitetit konsiston vetem ne fasade ne Bullgari dhe ne ish vendet e Bashkimit Sovjetik, sepse ne ambjentet e brendeshme stadiumet kane nderruar komplet fytyre.

Ne shqiperi investimet kane qene gjithnje sporadike dhe ndryshimet kaq te vogla sa sigurisht qe kemi stadiumin nderkombetar me “te varfer” te Europes. Interesimi per ndeshjet e perfaqesueses dhe logjika e biznesit ka detyruar ndryshimin e madh nen projekitn zvicerian.

Ja dhe Foto e Projektit Te Stadiumit Selman Stermasi Qe pritet shum Shpejt Te Filloj Nga punimet
 

Attachments

  • 551664797_407662158e_b.jpg
    551664797_407662158e_b.jpg
    37.2 KB · Shikime: 143
bukur duket tek projekti por nese keni mundesi sa ishte kapaciteti sepse nuk e kisha te qarte.
 
Te dhena per stadiumin


Per nje vit pritet te zyrtarizohen te gjitha “letrat administrative” per te filluar punimet e stadiumit.

Projekti zvicerian, qe eshte miratuar per stadiumin, ka dy plane. Stadium 15 dhe 20 mije vendesh.

Kostoja virtuale per cdo stol ne stadium eshte 700?1 mije euro.Ne stadium do te jene te instaluara edhe zyrat e Federates Shqiptare te Futbollit.FSHF ka siguruar nje “OK” verbal nga ana e drejtuesve te UEFA?s per te marre nje shume ne forme donacioni per ndertimin e stadiumit.Fondet do te jene ne bashkepunim nga FSHF?ja dhe kater donatoret e Tiranes.Stadiumi teorikisht do te jete i klubit te Tiranes por nuk perjashtohet mundesia qe edhe Partizani e Dinamo te luajne ndeshje ne kete impiant kundrejt qirase.Stadiumi mund te perdoret edhe per koncerte.Stadiumi do te jete njesoj ne te kater nivelet e tij, pra me kater platforma dhe do te kete te pakten 15 banjo publike. Ambjentet e brendeshme jane afersisht te njejta dhe te se njejtes cilesi me “Karaiskakin” e Athines.

sesht keq tani kan nis dhe nje projekt te ri per nje stadium tjeter ne autostrad afer coca coles pritet te niset po akoma .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top