Tipari më i bukuripersonalitetit të fëmijës tuaj,bazuar ne shenjen e tyre te Zodiakut

f%C3%ABmij%C3%AB-3-696x347.jpg

Ylli i shenjës së fëmijës tuaj ndriçon në mënyrë të veçantë mbi personalitetin e tij.

Nëna ime kohët e fundit më tha se kur ajo ishte shtatzënë me mua, një frikë e shoqëronte gjithë kohës: Unë do të lindja e shenjës së Luanit. Ajo ishte kaq e zhgënjyer.

Kokëfortë dhe arrogantë, Luanët nuk janë shenjë e lehtë për prindin dhe nëna ime ishte e fiksuar në të gjitha karakteristikat negative të shenjës sime. Megjithatë, ashtu siç ka aspekte të këqija të shenjës së një personi, ka edhe disa cilësi të mahnitshme.

اdo shenjë, e drejtuar nga yjet dhe hëna, ka një seri tiparish të lindura që shkëlqejnë në jetën e një personi. Ndonëse asnjë nga këto nuk janë rregulla të përcaktuara, ato mund të veprojnë si një udhëzues i dobishëm për mënyrën se si prindëroni ndaj fëmijës tuaj.

Vazhdoni të lexoni për të parë se çfarë lloj sjelljesh të ëmbla dhe zemërgjera mund të prisni nga fëmijët tuaj bazuar në shenjën e tyre të Zodiakut.




Dashi
Fëmijët Dashë janë të vendosur dhe kjo lloj këmbëngulje e vazhdueshme është një tipar i pabesueshëm. Këto Deshë të vegjël duan të mësojnë aftësi të reja dhe të zhvillohen sapo të mbarojnë atë që kanë filluar.
Dashët bëhen muzikantë apo artistë të mëdhenj, pasi në praktikë janë të përsosur dhe ata janë padyshim të gatshëm për të bërë çdo përpjekje të mundshme.


Demi
Fëmijët Demë janë të ëmbël, kanë shpirtra të butë por me raste bëhen pakëz të egër. Fatmirësisht, atyre u pëlqen puna dhe janë të gatshëm për të ndihmuar me punët, veçanërisht nëse bëhet fjalë për shpërblime në të holla.
Jepuni Demëve të vegjël një detyrë dhe ata të jenë të sigurtë se do t’ia dalin.



Binjakët
Oh, binjakët. Dy patjetër që janë më shumë problematikë sesa një, por fëmijët e shenjës së Binjakëve janë të jashtëzakonshëm me mendimet e tyre kotraverse.Këta zgjidhës të vegjël të problemeve nuk marrin drejtim qartë por janë të shpejtë për t’iu qasur situatave nga këndvështrime të ndryshme. Në fund të fundit, dy mendje janë më mirë se një, apo jo.



Gaforrja
Këto shpirtra të ndjeshëm janë mishërimi i një ëndërrimtari të përjetshëm. Ata lulëzojnë në përpjekje artistike, për aq kohë sa ata nuk iu duhet të qëndrojnë shumë brenda linjave.Jepuni atyre një shans që të krijojnë hapësirën e tyre personale ku mund të ëndërrojnë për gjërat që mbajnë në zemër.


Luani
Luanët janë liderë të lindur, janë të sigurt dhe përshtaten shumë mirë në aktivitete grupore. Meqë shpesh u pëlqen të jenë qendra e vëmendjes, ata e bëjnë punën shumë të mirë nëse përfshihet lavdërimi.Lëreni Luanin tuaj të vogël që të zhvillohet duke e lënë të udhëheqë detyra të ndryshme dhe të ndihmojë të tjerët.



Virgjëresha
Virgot janë perfektionistë në detaje. Ata janë të kujdesshëm ndaj dhe mund të prisni që ata ta mbajnë dhomën të rregullt.
Si pjesë e përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për përsosmëri, Virgot natyrisht duan të jenë të dobishëm dhe janë të etur të japin një dorë ndihmë.



Peshorja

Ju nuk do tju duhet të shqetësoheni për fëmijën tuaj Peshore për ndarjen e lodrave të tyre. Me shenjat e tyre që përfaqësojnë peshoren, ata duan që gjithçka të jetë e drejtë dhe e balancuar.Pra, jo vetëm ata do të jenë të parët që do të ofrojnë të ndajnë gjërat e tyre, por ndoshta do të japin edhe pjesën më të madhe.



Akrepi
Akrepet janë grindavecë pak të pangopur që lulëzojnë në aktivitetet që mund të bëjnë vetë. Të prirur për t’u bërë lexues të pangopur, fëmijët e Akrepëve i duan aktivitetet që sfidojnë trurin e tyre të shpejtë.
Sigurohuni t’i jepni Akrepit tuaj të vogël një shans për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe të jeni atje për ta kur të kenë nevojë për një përqafim të madh.



Shigjetari
Me zemër të butë dhe të dashuruar me botën jashtë, fëmijët e Shigjetarit zhvillohen me kafshët. Ndoshta sepse të dy palëve u pëlqen ajri i freskët, por mënyra më e lehtë për ta bërë këtë shenjë të lumtur është t’u japësh atyre një kafshë për t’u kujdesur.
Kjo është shenja e përkryer për t’u kujdesur për një kafshë shtëpiake, veçanërisht nëse kjo do të thotë se ata do t’u atyre afeksion dhe dashuri shtesë.



Bricjapi
Bricjapët janë shpirtrat e vjetër të botës së Zodiakut.
Nëse ju duket sikur fëmija juaj i Bricjapit po përpiqet për më të mirën, është për shkak se ata ashtu janë. Ata janë ambiciozë dhe janë të gatshëm të punojnë shumë për të arritur atë që duan.


Ujori
Të shoqërueshëm dhe socialë, fëmija i Ujorit mund të bëjë miq praktikisht me çdokënd. Kjo flutur sociale është një dëgjuese e mirë, duke preferuar të jetë në një grup të madh ku ai ose ajo mund të ndërveprojnë me të tjerët.
Mbajeni fëmijën tuaj të shenjës së Ujorit të lumtur, duke i rregjistruar ato në sa më shumë aktivitete në grup ku shkëlqen natyra e tyre natyrale.



Peshqit
Fëmija i shenjës së Peshqve është e pamundur të mos jetë i dashur dhe jo egoist, që e bën një nga fëmijët më të mirë që mund të kesh.
Ata duan që të gjithë të jenë të bashkuar dhe mund të jenë pak të ndjeshëm ndaj mendimeve dhe ndjenjave të të tjerëve. Gjeni mënyra që fëmija juaj të ndihet i ngushëlluar dhe t’u japë ngushëllim të tjerëve.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top