Një recetë për veten
Merr një letër e një recetë për veten shkruaj:
Njëqind miligram diell edhe pesëdhjetë hënë,
treqind miligram buzëqeshje,
edhe pa ngrënë
Në daç në rrecka, në daç në veshje Konti a Duke
Mbushe recetën plot ngjyra,
para dhe pas buke.
Shkruaj aty mijëra përqafime
nëne, babai, motre e vëllai
Kapi te gjitha mos lër asnjë te ikë
Ngjyrosi pafund si lule maji
Mos harro diku një gosti me një mik.
Një ledhatim fëmije mos harro kurrë të shkruash
Pa koordinata, gjerësi e gjatësi
I tëndi ose jo, kujdesu njësoj ta duash
Dhe shpirti plumb do të ngrihet në lartësi.
Nuk zgjodhëm as kohën as vendin
Te vdesësh apo të rrosh nuk është e lehtë aspak
Hapa që ecin hapa që rendin...
Zgjidh të jetosh! Ose vdis pak nga pak...
Një recetë plot ngjyra mbushja vetes
Mos u mbyt në përditshmëri
Fshihe trishtimin, buzëqeshi jetës
Kap çdo notë gëzimi, ji në gadishmëri
P.S
Per msusin tim te Turqishtes...
Mos fol slang
E pra
Ik ere pirdhu
View: https://youtu.be/4SePvVjYm6U?si=DcM-QH91t5BuppW_