Times: “Akullnajë e pashkrirë në Shqipëri”

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Times: “Akullnajë e pashkrirë në Shqipëri”
malet.gif
Një grup gjeografësh anglez kanë zbuluar një grup akullnajash në malet veriore të Shqipërisë. Akademikët nga universiteti i Mançesterit kanë gjetur katër akullnaja përgjatë maleve të Shqipërisë. Ato formojnë një gjërësi prej 2 mijë metrash dhe nuk është shkrirë që nga koha kur është krijuar. Lajmin e jep gazeta angleze “Times” e cila i referohet, një ekspedite të disa gjeografëve anglezë që kanë qënë për një kohë relativisht të gjatë në Mal të Zi, Shqipërinë e veriut dhe Kosovë. Sipas profesorit të universitetit të Mançesterit, Philip Hughes, “fakti që këto nuk janë zbuluar deri më tani lidhet edhe më lartësinë e madhe dhe masivin e gjerë malor që shtrihet në këto tre shtete, por edhe se kjo zonë e Ballkanit ka qënë për shumë kohë një pjesë e Luftës së Ftohtë dhe e problemeve ndërkufitare”. Megjithatë të dhënat janë publikuar fillimsht në mediat që kanë të bëjnë me gjografinë, ambjentin dhe pastaj janë publikuar në gazetën angleze “Times”. Tani shkencëtarët do studiojnë arsyet dhe të dhënat e tjera në lidhje me këtë fenomen të jashtëzakonshëm në Evropë, dhe kur më shumë se kurrë flitet për ngrohjen globale. TO
 
Titulli: Times: “Akullnajë e pashkrirë në Shqipëri”

Ishte lajme mjafte interesant. Ca pamje u pane edhe ne TV. Gjithsesi po vertetohet se Shqioperia eshte pjesa me e virgjer e Europes, andaj ta ruajme dhe ta shfrytezojme keto te mira qe na ka dhuru natyra. :):) Le qe jemi, pothuajse vendi i vetem ne Europe ku mune te besh pllazhe dhe skijim brenda nje dite, edhe ato natyrale. Kjo eshte perparesi e madhe, qe pak shtete e kane.
 
Titulli: Times: “Akullnajë e pashkrirë në Shqipëri”

Mire thua ti Kitra...po asnjer sben asgje per turizmin e Shqiperise...
 
Back
Top