Time: "Pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt "

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në botën e industrializuar, femrat jetojnë 5 deri në 10 vite më shumë sesa meshkujt. Ndër njerëzit që i kanë kaluar 100 vjeç, 85 përqind janë femra, sipas Tom Perls, themeluesit të faqes së internetit "livingto100.com (Të jetosh deri në 100 vjeç)". Revista "TIME" i drejton atëherë pyetjen se pse ndodh diçka e tillë.
Pyetje: Pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt?
Përgjigje: Një arsye e rëndësishme është avantazhet që femrat kanë ndaj meshkujve, për sa i përket sëmundjeve kardio-vaskulare, siç është ataku në zemër dhe infarkti. Gratë zakonisht përballen me këto probleme tek të 70-at dhe 60-at, rreth dhjetë vjet më vonë se meshkujt, të cilët preken nga këto siptoma tek të 50-at dhe 60-at. Për një kohë të gjatë, doktorët mendonin se ky ndryshim vinte për shkak të estrogjenit. Por studimet kanë treguar se nuk mund të jetë kjo arsyeja, dhe tashmë e dimë se po t'u japësh estrogjen grave që kanë kaluar menopauzën është e dëmshme për to. Një arsye për shfaqjen më vonë të sëmundjeve kardio-vaskulare mund të jetë fakti se femrat kanë relativisht deficencë hekuri, krahasuar me meshkujt, sidomos femrat në fund të adoleshencës, për shkak të menstruacioneve. Hekuri luan një rol shumë të rëndësishëm në qelizat tona, duke prodhuar radikale të lira, të cilët u bashkohen membranave qelizore dhe ADN-së, çka mund të ndikojë në plakjen e qelizave. Në fakt, në dietat tona, mishi është burimi kryesor i hekurit dhe mungesa e hekurit është mbase një prej arsyeve kryesore pse është e shëndetshme të jesh vegjetarian. Ca kohë më parë u zhvillua një studim shumë i mirë që vëzhgonte konsumin e mishit të kuq dhe sëmundjeve të zemrës në Leiden, Holandë. Në rajonet, ku njerëzit nuk e konsumonin mishin e kuq, popullsia kishte gjysmën e rrezikut të infarkteve, në krahasim me popullsinë që konsumonte mish të kuq.
Një mundësi tjetër më e ndërlikuar (për jetëgjatësinë e femrave) është se femrat kanë dy kromozome X, ndërkohë që meshkujt kanë një. Kur qelizat plaken ose dëmtohen, ato kanë mundësi zgjedhjeje për sa u përket gjeneve, ose një kromozom X ose tjetrin. Le ta shpjegojmë në këtë mënyrë: kemi një grup kromozomesh, të gjitha plaken bashkërisht. Në disa qeliza, gjenet në njërin kromozom X janë aktive; në qelizat e tjera, rastësisht, të njëjtat gjene me variacione të ndryshme janë aktive në kromozomin tjetër X. Mos harroni, të gjithë kemi të njëjtat gjene, arsyeja pse ndryshojmë është sepse shprehim variacione të ndryshme me ato gjene, si puna e ngjyrave të ndryshme të një makine. Tani, nëse njëri komplet e variacioneve ofron avantazhe mbijetese për qelizat në krahasim me tjetrin, atëherë qelizat me avantazh do të dominojnë, ndërkohë që të tjerat do të vdesin duke lënë pas më shumë qeliza me gjene në kromozomin e favorizuar X.
Kështu, tek gratë, qelizat mund të mbrohen nga një variacion lehtësisht më i mirë i një gjeni në kromozomin e dytë. Meshkujt nuk e kanë këtë shans dhe nuk u ofrohet kjo zgjedhje. Nuk është akoma e qartë se sa i fortë është ky ndikim. Kam parë meshkuj, të cilët e kanë dëmtuar fizikun e tyre në mënyrë të tmerrshme me kalimin e kohës, duke pirë duhan dhe alkol, të cilët kanë mbushur 100 vjeç e më shumë, edhe pse një gjë e tillë është shumë e rrallë. Ato mund të kenë pasur kombinimin e duhur të disa variacioneve shumë të rralla gjenetike që ne i quajmë "gjenet që mundësojnë jetëgjatësinë", për të cilët ne jemi shumë të interesuar. Ndërkohë, individë të tjerë mund të mbajnë një regjim të hekurt përgjatë gjithë jetës dhe të mos i kalojnë të 80-at. Kjo mund të ndodhë për arsye se ato mund të kenë që e quajmë "gjenet e sëmundjes", disa variacione gjenetike që janë relativisht të dëmshme për to. Tani, disa prej këtyre (gjeneve të sëmundjeve) mund të ndodhen në kromozomin X (çka do të thotë se femrat, të cilat kanë dhe një kromozom tjetër X, me të cilin ta kompensojnë kanë avantazh).
Por realisht është shumë e komplikuar. Ka dhe disa arsye të tjera pse meshkujt vdesin më herët se femrat. Meshkujt, në fund të adoleshencës së tyre kalojnë një fazë që quhet "stuhia e testoteronit". Nivelet e hormoneve mund të jenë shumë të larta dhe të ndryshueshme dhe mund të shkaktojnë sjellje të rrezikshme tek të rinjtë. Ato nuk vënë rripat e sigurimit, pinë shumë alkol, mund të jenë agresivë dhe të përdorin armë e kështu me radhë. Këto sjellje ndikojnë në shkallën më të lartë të vdekjeve. Një pjesë tjetër ku shohim shkallë më të lartë vdekshmërie tek meshkujt është tek ata që vuajnë nga depresioni, sidomos tek meshkujt e vjetër. Nëse ata tentojnë të vetëvriten ato ia dalin më me sukses se femrat. Në përgjithësi, rreth 70 përqind e faktorëve që përcaktojnë jetëgjatësinë janë faktorë mjedisorë që varen nga sjellja juaj dhe mënyra e jetesës. Ka gjasa që vetëm 30 përqind të përcaktohet nga gjenet. Dhe ky është lajm shumë i mirë. Sepse ne mund të jetojmë në një mënyrë të tillë që të kapim të 100-at. Por në përgjithësi, ka tre gjera që meshkujt i bëjnë me keq se femrat. Ato pinë më shumë duhan. Ato hanë më shumë ushqime që shkaktojnë rritjen e kolesterolit. Dhe e treta, meshkujt nuk ia dalin mbanë me stresin aq mirë sa femrat. Ato e brendësojnë stresin në vend që ta lënë atë të ikë, edhe pse kjo është një pikë mjaft e diskutueshme për momentin. Por sidoqoftë, stresi luan një rol të rëndësishëm në sëmundjet kardio-vaskulare.

To
 
Time: Pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

85 për qind e personave mbi 100 vjeç janë femra


Në botën e industrializuar, femrat jetojnë 5 deri në 10 vite më shumë sesa meshkujt. Ndër njerëzit që i kanë kaluar 100 vjeç, 85 për qind janë femra, sipas Tom Perls, themeluesit të faqes së internetit "livingto100.com (Të jetosh deri në 100 vjeç)". Revista "TIME" i drejton atëherë pyetjen se pse ndodh diçka e tillë.

Pyetje: Pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt?
Përgjigje: Një arsye e rëndësishme është avantazhet që femrat kanë ndaj meshkujve, për sa i përket sëmundjeve kardio-vaskulare, siç është ataku në zemër dhe infarkti. Gratë zakonisht përballen me këto probleme tek të 70-at dhe 60-at, rreth dhjetë vjet më vonë se meshkujt, të cilët preken nga këto siptoma tek të 50-at dhe 60-at. Për një kohë të gjatë, doktorët mendonin se ky ndryshim vinte për shkak të estrogjenit. Por studimet kanë treguar se nuk mund të jetë kjo arsyeja, dhe tashmë e dimë se po t'u japësh estrogjen grave që kanë kaluar menopauzën është e dëmshme për to. Një arsye për shfaqjen më vonë të sëmundjeve kardio-vaskulare mund të jetë fakti se femrat kanë relativisht deficencë hekuri, krahasuar me meshkujt, sidomos femrat në fund të adoleshencës, për shkak të menstruacioneve. Hekuri luan një rol shumë të rëndësishëm në qelizat tona, duke prodhuar radikale të lira, të cilët u bashkohen membranave qelizore dhe ADN-së, çka mund të ndikojë në plakjen e qelizave. Në fakt, në dietat tona, mishi është burimi kryesor i hekurit dhe mungesa e hekurit është mbase një prej arsyeve kryesore pse është e shëndetshme të jesh vegjetarian. Ca kohë më parë u zhvillua një studim shumë i mirë që vëzhgonte konsumin e mishit të kuq dhe sëmundjeve të zemrës në Leiden, Holandë. Në rajonet, ku njerëzit nuk e konsumonin mishin e kuq, popullsia kishte gjysmën e rrezikut të infarkteve, në krahasim me popullsinë që konsumonte mish të kuq.
Një mundësi tjetër më e ndërlikuar (për jetëgjatësinë e femrave) është se femrat kanë dy kromozome X, ndërkohë që meshkujt kanë një. Kur qelizat plaken ose dëmtohen, ato kanë mundësi zgjedhjeje për sa u përket gjeneve, ose një kromozom X ose tjetrin. Le ta shpjegojmë në këtë mënyrë: kemi një grup kromozomesh, të gjitha plaken bashkërisht. Në disa qeliza, gjenet në njërin kromozom X janë aktive; në qelizat e tjera, rastësisht, të njëjtat gjene me variacione të ndryshme janë aktive në kromozomin tjetër X. Mos harroni, të gjithë kemi të njëjtat gjene, arsyeja pse ndryshojmë është sepse shprehim variacione të ndryshme me ato gjene, si puna e ngjyrave të ndryshme të një makine. Tani, nëse njëri komplet e variacioneve ofron avantazhe mbijetese për qelizat në krahasim me tjetrin, atëherë qelizat me avantazh do të dominojnë, ndërkohë që të tjerat do të vdesin duke lënë pas më shumë qeliza me gjene në kromozomin e favorizuar X.
Kështu, tek gratë, qelizat mund të mbrohen nga një variacion lehtësisht më i mirë i një gjeni në kromozomin e dytë. Meshkujt nuk e kanë këtë shans dhe nuk u ofrohet kjo zgjedhje. Nuk është akoma e qartë se sa i fortë është ky ndikim. Kam parë meshkuj, të cilët e kanë dëmtuar fizikun e tyre në mënyrë të tmerrshme me kalimin e kohës, duke pirë duhan dhe alkool, të cilët kanë mbushur 100 vjeç e më shumë, edhe pse një gjë e tillë është shumë e rrallë. Ato mund të kenë pasur kombinimin e duhur të disa variacioneve shumë të rralla gjenetike që ne i quajmë "gjenet që mundësojnë jetëgjatësinë", për të cilët ne jemi shumë të interesuar. Ndërkohë, individë të tjerë mund të mbajnë një regjim të hekurt përgjatë gjithë jetës dhe të mos i kalojnë të 80-at. Kjo mund të ndodhë për arsye se ato mund të kenë që e quajmë "gjenet e sëmundjes", disa variacione gjenetike që janë relativisht të dëmshme për to. Tani, disa prej këtyre (gjeneve të sëmundjeve) mund të ndodhen në kromozomin X (çka do të thotë se femrat, të cilat kanë dhe një kromozom tjetër X, me të cilin ta kompensojnë kanë avantazh).
Por realisht është shumë e komplikuar. Ka dhe disa arsye të tjera pse meshkujt vdesin më herët se femrat. Meshkujt, në fund të adoleshencës së tyre kalojnë një fazë që quhet "stuhia e testoteronit". Nivelet e hormoneve mund të jenë shumë të larta dhe të ndryshueshme dhe mund të shkaktojnë sjellje të rrezikshme tek të rinjtë. Ato nuk vënë rripat e sigurimit, pinë shumë alkool, mund të jenë agresivë dhe të përdorin armë e kështu me radhë. Këto sjellje ndikojnë në shkallën më të lartë të vdekjeve. Një pjesë tjetër ku shohim shkallë më të lartë vdekshmërie tek meshkujt është tek ata që vuajnë nga depresioni, sidomos tek meshkujt e vjetër. Nëse ata tentojnë të vetëvriten ato ia dalin më me sukses se femrat. Në përgjithësi, rreth 70 për qind e faktorëve që përcaktojnë jetëgjatësinë janë faktorë mjedisorë që varen nga sjellja juaj dhe mënyra e jetesës. Ka gjasa që vetëm 30 për qind të përcaktohet nga gjenet. Dhe ky është lajm shumë i mirë. Sepse ne mund të jetojmë në një mënyrë të tillë që të kapim të 100-at. Por në përgjithësi, ka tre gjera që meshkujt i bëjnë me keq se femrat. Ato pinë më shumë duhan. Ato hanë më shumë ushqime që shkaktojnë rritjen e kolesterolit. Dhe e treta, meshkujt nuk ia dalin mbanë me stresin aq mirë sa femrat. Ato e brendësojnë stresin në vend që ta lënë atë të ikë, edhe pse kjo është një pikë mjaft e diskutueshme për momentin. Por sidoqoftë, stresi luan një rol të rëndësishëm në sëmundjet kardio-vaskulare.
Nëse gjithsecili do të kujdesej për shëndetin dhe mirëqenien e tij, njerëzit do të jetojnë mesatarisht deri në 85 vjeç dhe në vitin 2050 rreth 800 000 amerikanë do të festojnë 100-vjetorin. Sipas mjekëve edhe pse njerëzit pësojnë plakjen fizike, zemra e disa prej tyre mund të qëndrojë e re deri në vdekje, nëse do të ndiqet dietat e duhura, ushtrimet fizike e të shmanget stresi. Fuqia e trupit sigurisht që ulet me kalimin e moshës.

Faktorët pozitivë për jetën e njeriut
Shumë studime kanë treguar faktorët të cilët janë pozitivë për jetën e njeriut, duke ndikuar në jetëgjatësinë e tij. Por 35 për qind për jetëgjatësinë përgjigjen gjenet e njeriut, për të cilët shkenca dhe mjekësia e deritanishme ka shumë pak në kontroll. Por studimet e ndryshme mjekësore kanë treguar se shmangja e probleme kardiake dhe të gjakut do të ishte një faktor i rëndësishëm për të jetuar më gjatë.
Sipas Doktor Richard S. Rivlin, asnjëherë nuk është vonë për të adoptuar mënyra të reja të sjelluri të cilat do të ndikonin pozitivisht në shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj. Por këto kompozime qelizash kancerogjene në trupin e njeriut nuk janë të ndikuara nga mosha. Për të shmangur këto probleme qenësore nuk kanë munguar edhe studimet e dietologëve, të cilët shprehen se është e rëndësishme të shmangen kaloritë e tepërta.

Rëndësia e ushtrimit fizik gjatë ditës

Koha për të rinjtë duket sikur fluturon, por kur i ke kaluar të 60-at gjykon se nëse do t’i kishe kushtuar vetëm një orë nga dita jote aktivitetit fizik, do të ndiheshe më mirë.
E në të vërtetë sipas mjekëve dhe shkencës duke ushtruar aktivitete fizike vetëm disa orë nga dita juaj, përfshirë edhe aktivitete aerobike do të uleshin rastet e shfaqjeve të problemeve kardiake, ngrirjes së muskujve apo thyerjes së kockave; po ashtu ushtrimet e tendosjes reduktojnë artritet dhe ndikojnë në fleksibilitetin e muskujve dhe balancën e trupit.
Studime të tjera në vija të trasha kanë theksuar se aktiviteti fizik është një faktor pozitiv në jetëgjatësinë e njeriut si te femrat, ashtu edhe te meshkujt. Shumë njerëz kanë një fizik të mirë dhe zemër të shëndetshme pikërisht sepse ushtrohen dhe nuk rrezikojnë dhjamosjen e organeve të trupit, apo dobësimin e muskujve.

Pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

Në botën e industrializuar, femrat jetojnë 5 deri në 10 vite më shumë sesa meshkujt. Ndër njerëzit që i kanë kaluar 100 vjeç, 85 përqind janë femra. Një arsye e rëndësishme është avantazhet që femrat kanë ndaj meshkujve, për sa i përket sëmundjeve kardio-vaskulare, siç është ataku në zemër dhe infarkti. Gratë zakonisht përballen me këto probleme tek të 70-at dhe 60-at, rreth dhjetë vjet më vonë se meshkujt, të cilët preken nga këto simptoma tek të 50-at dhe 60-at. Për një kohë të gjatë, doktorët mendonin se ky ndryshim vinte për shkak të estrogjenit. Por studimet kanë treguar se nuk mund të jetë kjo arsyeja, dhe tashmë e dimë se po t’u japësh estrogjen grave që kanë kaluar menopauzën është e dëmshme për to.
•tiranaobserver•
 
Titulli: Time: "Pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt "

une besoj sepse e kam biseduar me nje profesor universiteti ku punoj dhe me ka thene se nje nga arsyet me te fuqishme qe grate rrojne me shume se meshkujt ka te bej me seksin , sepse femrat jane me te qeta ne mardhenien seksuale nuk kane aq stres sa meshkujt sepse mashkulli stresohet shume ne qofte se do arrij ne stis dmth a do kete apo jo perqendrimin qe te kenaq partneren e tij kurse femra nuk ka pse te shqetesohet pe kete .dhe sa i perket infrakteve ne zemer prap ka te bej shume me mardhenien seksuale sepse eshte e ditur qe meshkujt nga natyra kryejn levizje me te fuqishme dhe organizmi i tyre sforcohet jasht mase sidomos kur jane ne nje mosh mbi 50 vjec . te gjitha keto duke u ndodhur per shume vite me rradhe kane si pasoja vdekjen me te shpejte
 
Titulli: Time: "Pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt "

Devito me duket njecik si palidhje ajo qe ke shkruar ......te vendos sexi ne jetegjatesine e njeriut e cuditshme ....ka gjera akoma me te rendesishme se sexi per te cilen duhet vrare mendja .
 
Back
Top