sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Përkujtohen gjithë astronautët që kanë shkelur ose fluturuar pranë Hënës
Nëntë misionet “Apollo” që e afruan planetin tonë me hapësirën
Teksa afrohet 40-vjetori i uljes së “Apollo 11” në Hënë, e shkuara mbetet e njohur. Nëntë misione “Apollo” i janë drejtuar Hënës dhe tetë prej tyre janë ulur aty. Kujtimet kulturore të këtyre misioneve mbeten të çmuara dhe njerëzit, tashmë të plakur, të cilët kanë drejtuar anijet janë kthyer në ikona. Më shumë se ikona. Sepse janë lloji i njerëzve, për të cilët njerëzimi ka nevojë. Vëllazëria hënore ndaloi së pranuari njerëz në vitin 1972, kur kishin dalë 24 prej tyre dhe gjashtë prej tyre kanë vdekur deri tani. Ato janë gjigandë ndër gjigandë: Lovell, Shepard, Armstrong, Aldrin, figura që s’kanë nevojë për emër e mbiemër. Të tjerët janë më vështirë për t’u identifikuar aq kollaj, si Stu Roosa, Ron Evans dhe Dick Gordon. Por mjafton që secili prej këtyre njerëzve të hyjë në një dhomë të mbushur dhe reagimi është i njëjti; habi dhe nderim si ndaj atyre njerëzve që kanë udhëtuar në vende ku ka dragonj dhe janë kthyer me sukses për të na treguar se si janë. “اuditem nga interesi ndaj njerëzve që kanë ecur në Hënë”, shprehet Charlie Duke i “Apollo 16”, gjurmët e të cili janë akoma në malet “Descartes” në Hënë. Aldrin akoma çuditet nga nevoja thuajse universale e njeërzve për t’i treguar atij se ku kanë qenë natën që e kanë parë duke ecur në Hënë.
Udhëtimi drejt Hënës
Ishte koha e Krishtlindjeve 1968, fundi i një viti të vështirë. Në prill ishte vrarë Martin Luther King Jr; në qershor kishte pasuar vrasja e Bobby Kennedy-t; në gusht, Konventa Demokrate në اikago ishte shpërbërë nën trazira të përgjakshme; dhe në çdo muaj të atij viti, 1200 kishin vdekur në Vietnam. Ndaj, njerëzit kishin gjëra të tjera në mendje, kur në tetor “Apollo 7” – e para e tre anijeve “Apollo” – i kishte rënë përqark orbitës së tokës. Dhe njerëzit mund të kishin qenë po aq indiferentë dhe atë dhjetor, kur “Apollo 8” u nis drejt hapësirës, përveç faktit se ajo do shkonte pak më larg se orbita e tokës kësaj radhe. Në gusht të atij viti, CIA kishte njoftuar NASA-n se Bashkimi Sovjetik kishte në plan të çonte një anije “Zond” rreth Hënës, përpara fundit të vitit. Nuk ishte e sigurt nëse “Zond” do të kishte njerëz në bord, por nëse do kishte, kjo do ishte një njollë më shumë për SHBA-në, e cila së fundmi kishte hyrë në një garë hapësinore me Bashkimin Sovjetik. Kështu, atë verë NASA u tha Borman, Lovell dhe Anders të përgatiteshin. Plani për fluturimin e tyre në orbitën e tokës do të ndryshohej përreth orbitës së Hënës. “E mendova pak dhe arrita në përfundimin se kishin një të tretën e mundësisë për sukses, një të tretën e mundësisë për të mbijetuar nga ndonjë aksident, dhe një të tretën e mundësisë për të mos u kthyer më”, thotë sot Anders, tashmë 75 vjeç. Më 21 dhjetor 1968 ekuipazhi u nis drejt hapësirës. Udhëtimi treditor përreth Hënës nuk la ndonjë mbresë të veçantë, ishte shkelja e njeriut të parë në Hënë ajo çka do kthehej në mision historik. Kishte dy transmetime direkt me tokën, ku astronautët u shfaqën duke bërë me dorë nga kamera. Por në mbrëmjen e Krishtlindjeve ekuipazhit iu desh të përballej me punë të vështirë. Vendosja e “Apollo 8” në orbitën përreth Hënës ishte një manovër që përfshinte kthimin e anijes mbrapsht dhe ndezjen e motorit të fuqishëm për katër minuta e gjysmë. Mekanika orbitale kërkonte që kjo manovër të ndodhte në pjesën e errët të Hënës, krejtësisht jashtë kontaktit me tokën. Atë natën, teksa familjet mbaruan darkën e Krishtlindjeve, astronautët e kthyen kameran nga dritarja, nga ku u shfaq një pamje gri e botës aliene, së cilës po i vinin përqark. Në gjithë planetin, numri i teleshikuesve ishte më i larti ndonjëherë në historinë e audiencës televizive.
Që prej momentit, kur Neil Armstrong shkeli në Hënë, ne jemi ndierë sikur e njohim atë vend. Ajo është e ftohtë, ka kratere, e përhimët dhe sterile. اfarë ka më shumë për të ditur? Shumë, në fakt. Deri tani, astronautët kanë vizituar vetëm ekuatorin relativisht shterpë të Hënës dhe kur Armstrong fillimisht u ul në sipërfaqen e Hënës në periudhën e teknologjisë së dobët, shumë prej teknologjisë së sotme të detajuar, as që ekzistonte. Kështu, shkencëtarët akoma nuk dinë shumë për depozitat e akullit në Hënë apo përbërjen minerale, apo mospërputhjet në fushën e gravitetit. Askush s'i ka parë ndonjëherë rajonet e hijezuara në polet e Hënës.
Kolonizimi
Kolonizimi i hapësirës është koncepti i banimit njerëzor autonom në lokalitete jashtë tokës. ثshtë një temë e trajtuar gjerësisht në fantazinë shkencore, si dhe një qëllim afatgjatë i programeve të ndryshme të hapësirës. Ndërkohë që njerëzve u shkojnë në mendje se kolonitë hapësinore do të jenë në Hënë apo Mars, të tjerë argumentojnë se kolonitë e para do të jenë në orbitë.Në vitin 2005, administratori i NASA-s, Michael Griffin e përcaktoi kolonizimin e hapësirës si qëllimin final të programeve aktuale të fluturimit në hapësirë duke u shprehur: "... qëllimi nuk është vetëm eksplorimi shkencor...është gjithashtu dhe zgjerimi i rrezes së habitat njerëzor nga toka në sistemin diellor, teksa ecim para në kohë. Në rrugën e gjatë një speciet e një planeti të vetëm nuk mund të mbijetojnë.
Eksploruesit e Hënës
Buz Aldrin
Pilot i modulit hënor “Apollo 11”
Mosha: 79 vjeç
Jeta si astronaut: Ka shkelur në hënë me “Apollo 11”, ka udhëtuar në orbitën e tokës dhe ka ecur në hapësirë me “Gemini 12”.
Jeta si civil: Shkrimtar, lektor, si dhe drejtor i “ShareSpace”, një grup që mbron fluturimin hapësinor privat.
William Anders
Pilot i modulit hënor “Apollo 8”
Mosha: 75 vjeç
Jeta si astronaut: Anija “Apollo 8” ishte pjesë e misionit të parë që fluturoi në orbitën e hënës.
Jeta si civil: Ka punuar për kompani të ndryshme dhe u bë drejtor i kompanisë së mbrojtjes “General Dynamics”.
Neil Armstrong
Komandant i “Apollo 11”
Mosha: 78 vjeç
Jeta si astronaut: Njeriu i parë që shkeli në hënë. Ka komanduar “Gemini 8” duke e sjellë anijen në tokë pas një defekti, kur po udhëtonte në orbitën e tokës.
Jeta si civil: Jep mësim lëndën e inxhinierisë në universitetin e Sinsinatit.
Eksploruesit e Hënës
Alan Bean
Pilot i modulit hënor “Apollo 12”
Mosha: 75 vjeç
Jeta si astronaut: U ul dhe eci në Oqeanin e Stuhive në Hënë me Conrad, më vonë drejtoi misionin e tij “Skylab”.
Jeta si civil: Ia ka kushtuar jetën pikturimi të hënës dhe astronautëve që e kanë eksploruar atë.
Frank Borman
Komandant i “Apollo 8”
Mosha: 75 vjeç
Jeta si astronaut: Bëri histori me orbitën hënore të anijes “Apollo 8”, gjithashtu drejtoi dhe “Gemini 7”.
Jeta si civil: Kryetar i “Eastern Airlines”, gjithashtu është anëtar i bordeve të korporatave.
Eugene Cernan
Komandant i “Apollo 17”
Mosha: 75 vjeç
Jeta si astronaut: Njeriu i fundit që vuri këmbë në Hënë. Ai gjithashtu ka fluturuar në orbitën e Hënës me “Apollo 10”.
Jeta si civil: Ka punuar në fushën e aero-hapësirës, si dhe ka shkruar librin me kujtime, “Njeriu i fundit në hënë”.
TO