“Time” :10 gafat politike të vitit

fshatari

Anetar
s-SUMMERS-SLEEPING-large.jpg
Në fund të çdo viti bëhet një bilanc i atyre që kanë ndodhur. I lajmeve më të rëndësishme, i ngjarjeve më të rëndësishme, e gjithashtu dhe i gafave politike të një viti të gjatë.
Revista “Time” boton listën e dhjetë gafave politike të 2009-ës. “Unë do ju thoja familjarëve të mi dhe ju kam thënë në fakt që të mos shkojnë në vende të mbyllura. Nuk është se po shkon në Meksikë. Je në një avion të mbyllur. Nëse një person teshtin përhapet gjithandej”, është gafa e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden. Ai dha në televizion këshilla për gripin e derrave, të cilat dukeshin se ishin në kundërshtim me këshillat e administratës, sipas të cilës përhapja e virusit nuk ishte rasti për t’u alarmuar. Presidenti amerikan më 13 mars iu referuar aftësive të tij për të luajtur bouling e krahasoi atë me seksionin special të lojërave Olimpike, ku luajnë njerëzit me aftësi të kufizuara. Para se të dilte intervista Obama kërkoi falje për shakanë e tij të pamenduar. Ai telefonoi kryetarin e “Special Olympics”, Tim Shriver për t’i kërkuar ndjesë për deklaratën e tij të pavëmendshme. Njw gafw tjetwr wshtw ajo nw marrwdhwniet mes Rusisw dhe SHBA-sw. “Ne duam të rregullojmë marrëdhënien tonë...Ne kemi punuar shumë për të marrë fjalën e duhur ruse. Mendoni se e kemi marrë?” Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton duke i dorëzuar ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov një dhuratë të mbështjellë me një fjalë ruse, për të cilën ai e informoi se përkthehej ndryshe nga çfarë e kishte përkthyer ajo. Mbase nga puna e tepërt e nga lodhja, Larry Summers i mbylli sytw disa herw gjatw njw takimi me presidentin.
Këshilltari ekonomik i presidentit Obama, Larry Summers dukej sikur tundte kokën sa herë që Obama fliste. E më pas ai filloi ta tundte kokën anash. E më në fund e zuri gjumi. Të gjithë zyrtarët e tjerë në zyrë dukeshin se ishin zgjuar. Kjo nuk ishte hera e parë që Summers-in e kishte zënë gjumi në punë. Por ai nuk është figura e vetme publike që e ka zënë gjumi, edhe Bill Clinton ka bërë të njëjtën gjë vitin e kaluar.

1. Histeria e Joe Biden mbi gripin e derrit

“Unë do ju thoja familjarëve të mi dhe ju kam thënë në fakt që të mos shkojnë në vende të mbyllura. Nuk është se po shkon në Meksikë. Je në një avion të mbyllur. Nëse një person teshtin përhapet gjithandej.”
- Zëvendëspresidenti Joe Biden duke dhënë në televizion “NBC” këshilla për gripin e derrave, të cilat dukeshin se ishin në kundërshtim me këshillat e administratës, sipas të cilës përhapja e virusit nuk ishte rasti për t’u alarmuar.

2. Gafa e Barack Obama-s për lojërat speciale

- Presidenti amerikan më 13 mars iu referuar aftësive të tij për të luajtur bouling e krahasoi atë me seksionin special të lojërave Olimpike, ku luajnë njerëzit me aftësi të kufizuara.
Para se të dilte intervista Obama kërkoi falje për shakanë e tij të pamenduar. Ai telefonoi kryetarin e “Special Olympics”, Tim Shriver për t’i kërkuar ndjesë për deklaratën e tij të pavëmendshme.

3. Shpërthimi i Joe Wilson

“Ti gënjen”
Përfaqësuesi republikan e Karolinës së Jugut,Joe Wilson ndërpreu fjalimin e presidentit amerikan, Barack Obama para se ai të fliste në një sesion të Kongresit, pasi ai kishte thënë se reformat legjislative nuk do aplikoheshin për emigrantët e paligjshëm. Menjëherë pas incidentit Wilson i telefonoi Shtëpisë së Bardhë për të kërkuar falje dhe lëshoi një deklaratë, ku i konsideronte komentet e tij si të papërshtatshme.

4. Hillary Clinton humbet në përkthim

“Ne duam të rregullojmë marrëdhënien tonë...Ne kemi punuar shumë për të marrë fjalën e duhur ruse. Mendoni se e kemi marrë?”
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton duke i dorëzuar ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov një dhuratë të mbështjellë me një fjalë ruse, për të cilën ai e informoi se përkthehej ndryshe nga çfarë e kishte përkthyer ajo.

5. Shmangia e abortit nga Michael Steele

“Unë e shoh forcën e jetës në forcën e zgjedhjes! Ajo që duhet të mbajmë në mendje për të është...Unë mendoj se ne si vend duhet t’i heqim qafe këto bisedat që vërdallosen rreth të vërtetës të keq pasqyruar...por prapë mendoj se është zgjedhje personale”.
Kryetari i Komitetit Kombëtare Republikan, Michael Steel në një intervistë me “GQ”, duke pasqyruar gabimisht gjuhën e lëvizjes së të drejtës për abort.

6. Larry Summer fle në Shtëpinë e Bardhë

Këshilltari ekonomik i presidentit Obama, Larry Summers dukej sikur tundte kokën sa herë që Obama fliste. E më pas ai filloi ta tundte kokën anash. E më në fund e zuri gjumi. Të gjithë zyrtarët e tjerë në zyrë dukeshin se ishin zgjuar.
Kjo nuk ishte hera e parë që Summers-in e kishte zënë gjumi në punë. Por ai nuk është figura e vetme publike që e ka zënë gjumi, edhe Bill Clinton ka bërë të njëjtën gjë vitin e kaluar.

7. Barack Obama hap “Flodgates”

“Mendoj se është e ndershme të them se secili nga ne do ishte zemëruar dhe se policia e Kembrixhit ka vepruar në mënyrë idiote duke arrestuar dikë, për të cilin kishte prova se ishte në shtëpinë e tij”.
Prseidenti Obama flet në konferencën e shtypit duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi arrestimin e studiuesit të Harvardit, Henry Louis Gates Jr.

8. Belbëzimi i Joe Biden

“Nëse bëjmë gjithçka siç duhet, nëse e bëjmë me siguri të plotë atëherë sërish ka 30 përqind mundësi që ta bëjmë gabim”.
Presidenti Joe Biden flet përpara demokratëve të mbledhur në Virxhinia më 6 shkurt, për takimin e tyre të përvitshëm. Biden mund të jetë emëruar në një post të rëndësishëm këtë vit, por ai ka dëshmuar se e ka zakon të vazhdojë të bëjë shumë gafa politike.

9. Konspiracia e Sarah Palin

“ثshtë një tendencë shqetësuese. Kush mund të marrë një vendim të tillë?”
Ish-guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin gjatë një fjalimi me dyer të mbyllura, ku ajo nënkuptoi se Obama ishte përgjegjës për tentativën për të hequr frazën “Në zotin ne besojmë” nga monedhat vendase. Në fakt, monedhat e reja ishin aprovuar nga Komisioni Republikan në mandatin e George w. Bush.

10. Michelle Obama thyen etiketën

Askush nuk mund të besonte syve. Në 57 vjet mbretëresha e Anglisë nuk ishte parë të afrohej me dikë ashtu, ose më saktë dikush t’i afrohej në atë mënyrë, shkruanin gazetat britanike. Zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama u shfaq në foto duke i hedhur në shpatulla krahun mbretëreshës, ndërkohë që kontakti i tillë konsiderohet si thyerje e protokollit.
 
Back
Top