Titulli: Tifozët Gjermanë
Kevin de Bruyne është çelësi i zgjidhjes së kontratës së Schürrles me Leverkusenin, por belgu duket se ka ndryshuar mendim. Parashikohej se ai do të kalonte te klubi i aspirinave dhe gjermani te Chelsea, por planet kanë ndryshuar. Pas stërvitjes me Werderin, De Bruyne u shpreh për 'BILD': "Dortmundi? Po, do të më shkonte! E kam ndjekur shumë, sidomos në Champions. Ata arritën aty ku shkoi edhe Bayerni, gjë e madhe! Shohim si shkon!"
Po si e komenton drejtori sportiv i Leverkusenit? Wolfgang Holzhنuser u shpreh: "Ne kemi folur me De Bruynen. Ai është shfaqur pozitiv ndaj qëllimeve tona, por i takon klubit të tij (Chelsea) dhe trajnerit të tij të ri të vendosë."