Ti përdor 100% të Trurit.

METi

-=EdoLorEli=-
A mendoni se shfrytëzoni vetëm 10% të kapacitetit të trurit tuaj? Mendoni prap. Do të quheshit injorantë sa i përket këtij miti. Sipas Dr. Eric Chudler profesor në departamentin e kërkimeve bioingjinierike në Universitetin e Washingtonit nëse njeriut do t'i hiqej 90% të trurit, atëherë ai do të funksiononte me kapacitetin e trurit të një deleje. Dr.Chudler është munduar ta zbulojë edhe për njerëzit historinë e "Mitit të 10%-shit" dhe i ka shkruar disa artikuj mbi këtë temë. Ai thotë se gjatë, skenimit në rezonancë magnetike (fMRI), doktorët mund ta shohin se cilat pjesë të trurit përdoren, duke u bazuar nga sasia e gjakut që shkon deri atje. Sipas Dr.Chudler është dëshmuar se njeriu shfrytëzon 100% të funksionit të trurit.

brain_witelson.jpg
 
Ndoshta e kam keqkuptuar une, megjithate une e di qe njeriu me inteligjencen e tij, sot shfrytezon si te themi 10% te harddiskut te tij. Me pak fjale, aftesite tona natyrale te zhvillimit tone intelektual, kane nje kufi me +9/10 e zhvillimit te sotem...

Me pas, ndoshta do na duhet te montojme 2 hardisqe lol
 
Këtë artikull e morra nga MSN.com pra nuk mund të jetë ndonjë gënjeshtër. Mirpo kam dëgjuar edhe më herët që njeriu përdor 100% të trurit të tij. Siq e lexove edhe më lart nëse njeriu nuk do ti kishte edhe atë 90% truri ynë do të kishte kapacitetin e trurit të deles.
 
Atëherë dëshmojeni me fakte shkencore që njeriu me të vërtetë përdorë vetëm 10% të trurit, me siguri edhe do të fitoni ndonjë çmim Nobel!
 
Bravo METi, postim i bukur. Me te vertete me pelqeu :)
 
Waaa, mi hoqi shpresat per tu bere inteligjente :lexim:
Ishallah seshte lajm i vertete, gjths, per te tjeret. :D
 
Po .. eshte normale dhe e qe njeriu shfrytezon 100% te funksionit te trurit
Por mbesin disa raste kur nuk e shfrytezon 100% ..Ps.ai qe eshte pertac, Ai qe ka ndonje talent dhe eshte i bllokuar ne tru dhe sdi ta shfrytezoj etc etc ka raste te shumta
Rrespekte :) Tem E bukur Meti ;)
 
Truri perdoret 13-15 %
Per pjesen tjeter akoma nuk eshte zbuluar funksioni!
 
mire qe po lexojshe,eshte mire qe te dime me shume per trurin se me ane te tij po mundemi me ba shume gjana,qe nuk kishum mujt me i ba pa te.
 
orakulli ne pergjithsi nje njeri normal perdor 13%
nje gjeni perdor 15%
 
Aj qe une di eshte ne krahasim me nje kokerr rere ne shkretetire.
Anjshtain
Ky Eriku do jete druvar
 
nqs kjo perqindje ka te beje me perdorimin e trurit ne menyre te dobishme nuk mund ta besoj se ne e perdorim 100 % dhe nqs kaq perqind do ta perdorte trurin edhe nje injorant atehere kjo po qe do ishte e cuditshme per funksionimin e tij..... dhe nga ajo shprehja qe thone disa :se vras trurin fare :dmth,,, ne kto raste besoj se vec 1 % perdoret hahahahahaah
 
ndoshta eshte nje mendim i ngutshem por njeriu po te shtyj trurin ne at mas 100% me siguri se ku do kishim arritur edhe shum me shum se ku jemi sot e sidomos e them me keq ardhje ne shqiptaret ne pergjegjsi kur edhe vet fakti tregon se a kemi ndonje zbulim
deri me sot qe kemi ber per veq te nje mund ta them ai i Rifat GJotes,tjeter diqka as laps tonin nuk kemi qe mund te ket licencen ton ndoshta po gaboj por kjo eshte e verteta
 
Ka ka edhe Shqiptar që kanë zbuluar gjëra interesante, tani ua kam harruar emrat, është një Shqiptar që jeton në gjermani dhe e ka shpikur laserin me precizitetin më të madh në mjekësi, pastaj është edhe një tjetër që e ka shpik telefonin pa antenë, dmth është i pari që e ka zbuluar se si mund të funksionoj telefoni celular pa antenë. Sa i përket shfrytzimit të trurit nuk dmth që ai non-stop shfrytëzohet 100% por ama që shfrytëzohet 100% tanimë është e sigurtë.
 
Si kuptova keto perfundimet une!!! Kur llogaritet ai 10 %nenkuptohet vetem akti i te menduarit, perceptimit te nje dukurie, sendi, informazioni per nje cast te caktuar??
Apo kur thuhet 100% kemi parasysh gjith veprimtarin e trurit ne total duke perfshire koordinimin fizik, psikik tonin ?? HELPPP
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top