Thyhet tabuja në “Roza Haxhiu”, fiton Skënderbeu

cent

...Lontano
Lushnja bie më në fund në “Roza Haxhiu”, ku nuk kishte pësuar asnjë humbje në 15 javët e para të kampionatit. Formacioni I Artan Banos, edhe pse luajti që nga minuta e 29’ me një lojtar më shumë pas daljes me karton të kuq të Pero Pejic, nuk arriti të kthente rezultatin, duke I zhgënyer tifozët e shumtë që kishin mbushur shkallët e stadiumit.
2ecj807.jpg
Në fakt, ende pa u mbushur 60 sekonda lojë, Dimtir Bici zhbllokoi sfidën, e cila premtonte një luftë të fortë sportive përgjatë 90 minutave. Skënderbeu mund të kishte mbyllur ndeshjen në minutën e 15’ kur Ribaj humbet një rast flagrant pas një kundërsulmi të shpejtë të korcarëve nga e majta. Në minutën e 29 në një dyluftim për kontrolin e topit Pero Pejic godet në fytyrë Vikgor Gjylën, që për gjyqtarin duhej ndëshkuar me karton të verdhë.

Kroati e kishte një të verdhë, ndaj del nga loja me të kuqe. Pjesë e parë mbyllet me avantazhin minimal të Skënderbeut, që në inferioritet numerik mendon më shumë për mbrojtjen e rezultatit. Edhe në pjesën e dytë Lushnja u mundua me të gjitha mënyrat për të ndëshkuar portën e Shehit, por eksperienca dhe cilësia e kampionë në fuqi të Superiores bënë që të mos ndihej diferenca numerike në fushë. Përfundimisht 1-0 për Skënderbeun, që e mbyll 2013 në vendi bne parë, ndërsa Lushnja mbetet në vendin e 10 në zonën e ftohtë të renditjes.
/S.Sport
 
Titulli: Thyhet tabuja në “Roza Haxhiu”, fiton Skënderbeu

Skenderbeu eshte ekipi me i forte ne kampionatin tone ..por me ndihmen e Arbitrave behet edhe me i forte ..i pamposhtur . Fakti qe mbeti me 10 lojtare si jep avantazh kampioni !
Bashke me Ridvan Bode-n bejne dyshen me te lezetshme pas Juve - Anjeli :D :D
 
Titulli: Thyhet tabuja në “Roza Haxhiu”, fiton Skënderbeu

Humbi sepse kshu eshte kur behen 2 ndeshje ne 3 dit. Lushnja te merkurren luajti 120 minuta ndaj Tiranes dhe ishte e lodhur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top