Allahu nuk e harron të mirën që e ke bërë, as që e harron të mirën që ia ke bërë dikujt dhe ia ke lehtësuar dhimbjen. As nuk e harron syrin që gati ishte të qajë, por ti e bëre të qesh.
| Ibn Kajjimi | رحمه الله
Thotë Imam Euzaiu, Allahu e mëshiroftë:
I thash një njeriut të mençur: Dua një shtëpi me fqinjë që nuk përgojojnë, nuk xhelozojnë, nuk urrejnë.
Më dërgoi tek varrezat, dhe më tha: Ja ku e ke!
Hakimi i ka thënë birit të tij: O biri im, në jetën tëndë mos lësho pe në tri gjëra.
Haje ushqmimin më të shijshëm
Flej në shtratin më të mirë
Jeto në shtepinë me të bukur.
Biri tha: ne jemi të varfër, si të arrij atë?
Hakimi tha: Nese han vetëm kur je i uritur, ai do jetë ushqimi më i shijshëm.
Nese punon shumë, dhe bjen në gjumë i lodhur nga puna, ai do jetë shtrati më i mirë. Nese sillesh mirë me njerëzit do i pushtosh zemrat e tyre dhe ai do jetë vëndbanimi më i mirë për ty.
Ndonjëherë Allahu ia jep njeriut dunjanë, megjithëse ai e urren atë, dhe ndoshta e privon nga ajo, edhe pse ai e dëshiron. Dunjaja, nëse të afron tek Allahu, është një dhuratë dhe mirësi, ndërsa nëse të largon prej Tij, ajo konsiderohet si përulje, mashtrim dhe dënim."
Kjo faqe përdor cookie për të ndihmuar në personalizimin e përmbajtjes, për të përshtatur përvojën tuaj dhe për t'ju siguruar mbarvajtjen në këtë ueb faqe
Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqe, ju jeni duke pranuar përdorimin tonë të cookies.