Shoku i vërtetë është ai që prekë në plagë, në menyrë që ajo të shërohet me kohë -pa zgjerim...... Ka shokë tjerë që i mbulojnë plagët tua derisa ato të zgjerohen, pastaj kudo që të prekin, do ndjesh dhimbje. // I.Dermaku
Njerëzit më të mirë që kam njohur… janë ata që kanë njohur dështimin, stresin, humbjen dhe kanë gjetur rrugën e tyre për të dalë nga errësira… Këta njerëz kanë një vlerësim, ndjeshmëri dhe një të kuptuar të jetës që i mbush ata me dashamirësi, dhembshuri dhe një interes të thellë dashurie.... Njerëzit e tillë nuk ndodhin rastësisht… por formohen…...
"Njeriu, kohë pas kohe i ndërron rrobat e tij në mënyrë që ta ruan pastërtinë e tyre, ndërsa nuk përpiqet fare që ti ndërrojë idetë e tij, edhe pse ato ndoshta janë shumë më të papastra sesa rrobat e tij. Dhe çudia më e madhe është se ai edhe mundohet që ti mbron ato."
“Njeriu nuk burgoset nëse prangoset fizikisht, sepse burgimi i vërtetë është prangosja e zemrës, andaj edhe gjejmë të burgosur që buzëqeshin derisa të lirët vetëvriten.“
“Sa më shumë që edukohem përgjatë kohës aq më shumë e kuptojë mangësinë e mendjes, andaj nëse nuk e plotësoj me dije do ma plotësoj koha me injorancë.“