Titulli: Thenie per dashurine.
E do akoma atehere ?
Jo, ne te vertete jo. Ndodh ndonjehere te me rikthehet ne mendje. Mund te jete per shkak te nje endrre apo nje arome te nje objekti qe nder kujtimet e mia eshte i lidhur me ate. Per shembull, mengjesin e sotem, ishte nje burre qe kishte te njejten prerje flokesh dhe te njejtin parfum me te. Dukej sikur e kishte bere qellimisht: Duhet ta kishte hedhur siper nja tridhjete here. Ajri mbante aromen e tij dhe mua filloi te me dukej irrituese. Do kisha dashur te shkoja atje dhe t'i thoja: Po pse nuk i rrit floket ? Po pse nuk hedh me pak parfum ne mengjes ? Dhe pse nuk blen nje te ri ? Sigurisht nuk munda te thoja asgje, dhe dita ime nga ai moment e ne vazhdim u kthye papritur ne nje dite te shpifur, te pajetueshme, te rende, te merzitshme.
E do akoma atehere ?
Jo, ne te vertete jo. Ceshtja eshte qe nese me kthehet ne mendje, heret ne te cilat ndodh, ka ende fuqine te transformoje nje dite te qete si shume te tjera ne nje dite m*ti. Kjo eshte e gjitha. Nuk eshte dashuri, nuk eshte melankoli, nuk eshte trishtim, nuk eshte mungese. Eshte reagimi i natyrshem i njeres qe donte dhe pastaj, per disa arsye, mesoi te mos donte me.
|Susanna Casciani|