Thenie mbi shqiptaret

"Shqiptarëtë flasinë një nga më të vjetërat e më të bukurat gjuhë të dheut. Gjuhëratë që kanë qënë shoqet dhe motërat e shqipes, kanë mijëra vjet që kanë humbur e s'fliten në nonjë vënt të dheut. Shqipja është shoqe e ngushtë me greqishten e vjetër, me Llatinishten, me Sanskrishten, gjuhënë e Indisë së vjetër,me Zendishten, gjuhënë Persisë së vjetër, me Keltishten me Teutonishten. Këto quhenë gjuhëra të vdekura, e shqipja, gjuha jonë, q'është m'ë e vjetërë nga ato, ësht'e gjallë e flitetë edhe sot si në kohën e Pelasgvet."

Sami Frasheri
"Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet" Bukuresht 1899
 
_"Shqipëtar të kam dhjerë
Si s'më kuptove asnjëherë?!"
_" Shqipëria s'bëhet kurrë,
Pa u bërë mashkulli burrë?! "
_" Politikanët janë çakenjë,
Shqipërinë si kërmë shqyejnë! "
_" Por dhe populli si bagëti,
Tufa tufa nëpër part! "
_" Harrojnë farën edhe fisin,
Për partinë vëllan braktisin!

Faik Konica
FB_IMG_1612718346402.jpg
 
FM. Images Albania
Deklarate e Komandatit famekeq turk Turgut Pasha, gjate Kryengrijes ne Malesi
FB_IMG_1614933776661.jpg
 
Dua të marr shpatën e t’u çajë kokën gomarëve, edhe në vend të trurit të kllasë këtë: ç’është liria?… Më mirë të shesë pleh njeriu, se të shkruaj për shqiptarët… ç’është liria: Liria është të mundet njeriu: 1. të besojë ç’i do zemra; 2. të thotë ç’i do zemra; 3. të shkruaj ç’i do zemra; 4. të bëjë ç’i do zemra, veç jo ato që janë kundër lirisë së tjetrit njeri. Por shqiptarët, më të shumtë janë shpirtrobër… sundon në shpirtrat e tyre feja… Vëllezër shqiptarë: Mjaft rrojti e mjera Shqipëri jetën e Kurmit. Duhet edhe ajo të nisë tani të rrojë jetën e mendjes. Jeta e mendjes është të hapim tërë zemrat tona, të flasim vëllazërisht njëri kundër fjalës së tjetrit, të kuvendojmë si njerëz të qytetëruar, që mblidhen e luftojnë me fjalë [shoqërisht] për idetë e tyre… kështu do njihemi më mirë, s’do kemi mendime të fshehura, dhe do të KUPTOJMË që të tërë jemi të lidhur me dy lidhje të arta: dëshirimi i së Vërtetës dhe dëshirimi i Shqipërisë. (Konica Albania 2, 25 prill 1897).
 
Pesimizmi i Faik Konices eshte i kuptueshem - nje patriot i flakte i deshperuar per gjendjen e mjeruar te kombit. Ai shkruante ne nje nga kohet me te veshtira te perjetuara nga Shqiptaret ne 304 shekujt e fundit. Kuptohet qe ai e kishte te pamundur te mbyllte syte ndaj te metave qe haste. Por eshte kritik e lindur nga dhimbja, nga frustrimi i gjithanshem, ne kohe jashtezakonisht te veshtira. Shekulli i 19-te, pas luftes se Ali Pash Tepelenes, ka qene tmerresisht i veshtire per Shqiperine.

Ndersa per autorin Franc Poqueville duhet te dini se ai na urrente per pasoj te perplasjes qe pati Aliu me Francen. Me sa di une, Aliu sulmoi trupat franceze ne Parge (qytet ne Cameri) dhe e mori me force qytetin qe Franca kishte marre nga Venecianet. Poashtu, Poqueville mendohet te kete qene mbeshtetes i nje kryengritje kunder Aliut ne Cameri dhe Gjirokaster (kryengritja u shtyp nga Aliu). Poqueville ka shkruar ne menyre teper negative per Ali Pashen, ndryshe nga nje sere autoresh te tjere. Ndaj kujdes me kritikat e tij te ushqyer nga deshtimet e tij dhe nga urrejtja per Aliun.
 
Ali Pasha i ka sjellë nëpër gisht si zinxhir të gjithë: si francezët, anglezët, rusët, serbët, e kush i ka dalë përballë, përfshirë edhe sulltanin e Stambollit.
"Sulltanin e dëgjoj, thonte Ali, vetëm nqs më intereson mua "

Ali Pasha ka qënë një kusar, bandit. Karrierën e tij e Ka filluar nga 0, dhe pashallëkun e Ka fituar me forcë e politikë prej dhelpres.
Në fund të fundit, ishte i etur për pushtet e pasuri, i etur të shtrinte tokat e vilajetit të Janinës e të gllabëronte të gjithë Greqinë e sotme.
Aliun varet me çfarë syri e Shikon që t'a gjykosh.
Maskara,imoral, kriminel, i pabesët etj. Por nga pikëpamja patriotike të vilajetit të tij nuk t'a lëshonte asnjë lis, jo më territor.

Ndryshe nga këta maskarenjtë, kriminelët, hajdutët e sotëm që shesin edhe bythet e veta për pasuri përsonale.
 
"Krenarë e të egër si armiq, moskokëçarës për jetën, besnikë – që nuk dinë se çfarë është tradhëtia - të vërtetë, të virtytshëm; mikpritës, shoqërues gazmorë, në parim të kursyer.. Të tillë janë banorët e vendit - një vend po aq i egër sa dhe ata."

Shkruante për shqiptarët Edward Frederick Knight (1852-1925) gazetar i "The Times", viti 1880.

"Shqiptari"
FB_IMG_1619700521701.jpg
Pjesë e koleksionit fotografik të Pierre de Gigord, biznesmen francez, viti 1885.
 
Roberto Saviano...

“Serbët. Të saktë, të pamëshirshëm, të përpiktë në tortura”. “Broçkulla. Nuk ke parë çeçenët. Kanë disa thika ata, aq të mprehta saqë, sa hap e mbyll sytë, e gjen veten të therur përtokë, të përgjakur.” “Vetëm se këta janë krejt diletantë para liberianëve. Ata të shkulin zemrën nga kraharori dhe ta hanë pa të dalë shpirti akoma.” Kjo është një lojë e vjetër sa bota. Klasifikimi i mizorive, dhjetë popujt më mizorë në botë.

“Po shqiptarët? Ata nuk kënaqen vetëm kur të heqin qafe. Jo, jo, ata pastaj fillojnë e merren edhe me brezat e ardhshëm. I fshijnë të gjithë. Një herë e mirë”.

“Rumunët ta mbështjellin kokën me qese plastike, të lidhin kyçet e duarve te qafa dhe pastaj lënë kohën që të bëjë punën e saj”.

“Kroatët të gozhdojnë këmbët dhe nuk mund të bësh gjë tjetër, veçse të lutesh që vdekja të vijë sa më shpejt që të jetë e mundur”. Përshkallëzimi i gjakut, terrorit dhe sadizmit do të vazhdojë edhe ca, derisa mbërrin te trupat speciale, si: legjionarët francezë, El Tercio spanjoll, Bope brazilian. Jam ulur në një tryezë të rrumbullakët. Burrat që janë ulur rreth meje fillojnë me radhë të më tregojnë mbi përvojat e tyre dhe koleksionojnë veçoritë kulturore të popujve që njohin më mirë, pasi kanë kryer misione paqeje në territorin e tyre. Është një lloj riti ky, kjo lojë sadiste pak raciste, por, si gjithë ritet, edhe i nevojshëm. Është mënyra e vetme që kanë për t’i thënë vetes se më e keqja ka kaluar, se ia kanë dalë mbanë, se që nga ky çast do të fillojë jeta e vërtetë"...
 
O të humbur shqipëtarë,
Seç qenkeni për të qarë!

Për të qar’ e për të sharë,
Për të shar’ e për të vrarë!

Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë.

As bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju punoni, ata hanë!

Nuk ju lan’ as pakë nderë
Q’e kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak s’kini
Unji kryet dhe po rrini.

I duroni vet armiqtë;
Prisni vdekjen apo vdiqtë?

Shërbëtorë t’Anadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit.

Në mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipëtare!

O shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr’ e këmbëzbathur

Zemërohuni një herë,
Mprehni kordhët për të prerë,

Mprehni kordh’ e mprehni pallë
Të ju ndritin yj mi ballë,

Ti frikësoni zuzarët
Ç’i shuan shqipëtarët,

E në vend tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni!

– Faik Konica
 
Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjëve, nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letërsinë e gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët.
(F.Konica)
FB_IMG_1636273407274.jpg
 
Nji nga poetët e parë në Toskëni, Haxhi Shereti, shkroi nji poemë epike me 15 mijë vargje për Ali Tepelenën. Quhet "Ali pashiadë". Diku janë edhe këto vargje:

᾿Αρβανιτιὰ καὶ ῾Ρούμηλη ταῖς δένει μὲ ἕνα ῥάμμα,
ὁ λύκος καὶ τὸ πρόβατο τὰ δύο βόσκουν ἀντάμα

Shqipní e Rumeli i lidhi me nji lak,
ujk e kingj të dy i ushqeu bashk'
ali-pasha.jpg
Ali Pasha me të drejtë kreditohet se krijoi nji shtet de facto të pamvarun, e me këtë edhe embrionet e nji proto-nacionalizmi etatist shqiptar. Në anën tjetër duhet me pranue që edhe helenizmi përparoi aq fort sa me shumë gjasë kufijtë e grekosferës do të zgjenoheshin deri në Shkumbin.

Vetë rasti i autorit të këtyne vargjeve, Haxhi Sheretit, flet vëllimshëm: nji shqiptar delviniot shkruente në nji greqishte lokale.

Edhe ky rast përgënjështron pandehmën blatante se Perandoria Osmane e feja muhamedane ka qenë nji barrierë kundër huajësimit gjuhësor. Në fakt, elita myslimane e jugut (pashallarë, bejlerë, agallarë, dervenxhi) e përdorte dendunisht greqishten si gjuhë të shkrume. Dhe kjo zgjati deri në ditën e mbramë të osmanlive në jug: edhe Esat Bylkati, sheherli i Janinës, shqiptar prej nane e babe, komandant në za në Galipol, fliste greqisht deri më 1913.

Me e vnu pikën e fundit mbi "i": perandoria âsht e lig si esencë e imanencë. Për popuj të numërt ajo mbase i then barrierat dhe e vrullon komunikimin, por për të vegjlit i përvëlon në kazanin e saj shkrirës (melting pot). Dhe shqiptarëve iu lujtë temeli i nanës nën osmanët...
 
Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.
Gjergj_Fishta.jpg
 
"Shqyptart thonë çka nuk duhet, e majnë sekret çka din tanë bota "
(Fishta)
 
17 janar 1468 «athleta Christi»
"Më në fund Evropa dhe Azia janë të mijat. Mjerë Krishtërimi që humbi shpatën dhe mburojën".
skenderbeuuu-850x450.jpg
FB_IMG_1673945507396.jpg
 
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe".
gottfried-wilhelm-leibniz-in-front-of-pages-from-his-dissertation-entitled-on-the-combinatoria...jpg
Gottfried Wilhelm Leibniz(1 korrik 1646 – 14 nëntor 1716) - albanolog, filozof, shkencëtar, matematikan, diplomat dhe jurist gjerman.
 
“Bekim Fehmiu dhe Irena Papas u ulën afër gjatë provave dhe flisnin një gjuhë që ne të tjerët nuk e kuptonim”.
IMG_20230315_211711.jpg
Franco Rossi, regjisor i filmit Odisea. Uliksi'.
 
Fantastike postimet tua @Lauri !!
Pergezime vlla, per perkushtimin e dedikimin e pa kufi!!
Dallohesh ti qe ne gjak ke dna Trojani :)
Kjo teme paska shume postime dhe tani e pashe e lexova vec faqen e pare edhe cuditerisht me kujtoi dicka ne Librat e Shenjte, si ata kanonik dhe ata apokrifik.
Ti si lexues i vemendshem qe je , do kesh rastisur ne Nimrod, ose Rrebeli Nimrod besoj, apo jo?
Me ka bere shume pershtypje ai personash, pastaj dhe nga disa reperte arkeologjike te vjetra dhe piktuara etj, bie ne sy nje gje qe eshte Plisi.
Ke dhe nje ose dy video te Bilignos qe e trajton shume kte pjesen e Nimrod-it qe lidhet me epoke e kulles se Babel-it.
 
Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.
Shiko fotografinë 1949909
I ke vene re stemat qe ka Fishta ne gjoks?
Jam i sigurte qe i njeh :)
 
Kam lexuar para 2 vjetesh mos gaboj, qe ishte zbuluar nje gure i lashte ne egjipt qe mbante shkrime te gjuhes se pellazgeve te lashte, dhe zbuluesi thonte: Gjuha pellazge ilire esht me e lashta ne bote, por smund te bejme dot gje, sepse i bie te prishet komplet rendi dhe te behet lashtesia e gjuhes nga fillimi, qe latinishtja bie kategorikisht poshte.
2. Pranaj nuk na fusin ne europe ne shqiptaret, pasi nese hyjme ne europ, hapen fonde per kerkimin dhe historine e vendit, dhe kjo pjese nuk i leverdis asnji shteti, sepse greku e ka ble historine me lek greku ska histori jan popull skllever qe i kan sjell i kan shit per i cap buk, vendet e tjera po ashtu.
Thojne qe dhe faraonet kan qen pellazget e vjeter qe kan leviz neper bote, ska dhe pellazget jan fiks te pozicioni gjeografik i shqiperise sot.
Skemi shtet ne! Se po tkishim shtet kulturen historine sdo e shkaterronin perkundrazi duhet tbonin cdo gjo per ta rujt!
 
Plotesisht dakord!!
Madje ske nevoje te shkosh kaq larg ne kohe ne lidhje me Egjiptin.
Mjafton te shkosh ne nje liturgji te kishes Ortodokse Kopte sot, dhe per nje Gege besoj qe 30% e fjaleve i kupton pa piken e sforcimit!!
Ka piktura neper kisha te europes qe figurojne Krishtin dhe te atin e tij Jozefin me plis!!
Etj etj etj
 
Kanë medalje nderi.
Një është edhe nga sulltani i Stambollit 😁
Kryqi i kalorseve te Maltes, qe e kalon ne shume here ate te Mbretersie Angleze :) qe ne fakt dikur quhej Albion e Irlanda Albany :)
 
Kam lexuar para 2 vjetesh mos gaboj, qe ishte zbuluar nje gure i lashte ne egjipt qe mbante shkrime te gjuhes se pellazgeve te lashte, dhe zbuluesi thonte: Gjuha pellazge ilire esht me e lashta ne bote, por smund te bejme dot gje, sepse i bie te prishet komplet rendi dhe te behet lashtesia e gjuhes nga fillimi, qe latinishtja bie kategorikisht poshte.
2. Pranaj nuk na fusin ne europe ne shqiptaret, pasi nese hyjme ne europ, hapen fonde per kerkimin dhe historine e vendit, dhe kjo pjese nuk i leverdis asnji shteti, sepse greku e ka ble historine me lek greku ska histori jan popull skllever qe i kan sjell i kan shit per i cap buk, vendet e tjera po ashtu.
Thojne qe dhe faraonet kan qen pellazget e vjeter qe kan leviz neper bote, ska dhe pellazget jan fiks te pozicioni gjeografik i shqiperise sot.
Skemi shtet ne! Se po tkishim shtet kulturen historine sdo e shkaterronin perkundrazi duhet tbonin cdo gjo per ta rujt!
E Ke fjalën për këtë 🙂
 
Kryqi i kalorseve te Maltes, qe e kalon ne shume here ate te Mbretersie Angleze :) qe ne fakt dikur quhej Albion e Irlanda Albany :)
Ke ndoje fakt real mbi atë kryq që është i kalorësve të Maltës?
Si formë ashtu duket, njësoj si e templarve.
Gjithsesi ka krahë shqiponje në mes
 
Plotesisht dakord!!
Madje ske nevoje te shkosh kaq larg ne kohe ne lidhje me Egjiptin.
Mjafton te shkosh ne nje liturgji te kishes Ortodokse Kopte sot, dhe per nje Gege besoj qe 30% e fjaleve i kupton pa piken e sforcimit!!
Ka paiktura neper kisha te europes qe figurojne Krishtin dhe te atin e tij Jozefin me plis!!
Etj etj etj
Mora shembull meqe permenda egjiptin psh te libria iliada e homerit e vjetra flitet per luften e trojes dhe me pershkrimin qe bon te ai libri lufta ka ndodhur mos gaboj ne lezhe pasi e pershkruan fragmentin qe nga kalaja kishte pamje te 2 maleve qe ne mes kalonte lumi.
Po dhe vatikani i ka dokumentet, plus esht faktuar qe alfabeti i 1 esht shpik nga pellazget,
ka shum shprehje te historianeve shkrimtareve te huaj qe e faktojn prejardhjen e shqiptareve, te vjen keq se shumica e brezit te ri as nuk e konceptojne dhe leje ta ken kte informazion
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top