"Thellë në pyllë"

Lauri

Anunnak
Nikolai Kornilievich Bodarevsky, piktori i famshëm rus që vdiq nga uria
IMG_20230401_162433.jpg
"Thellë në pyllë" është një pikturë e ukrainasit Nikolai Kornilievich Bodarevsky, i cili u lind më 6 dhjetor 1850. Ai ishte gjithashtu edhe profesor i artit rus.
"Thellë në pyllë" mbetet një nga punët e tij më interesante. Ajo bën pjesë në ato piktura që janë totalisht shprehje e identitetit të tij artistik. Teknika dhe realizimi i kësaj pune realiste janë korrekte në aspektin akademik dhe atë estetik. "Thellë në pyllë" sjell përjetimin e një çasti paniku të një vajze, e cila mbledh kërpurdha në një zonë që ajo me sa duket nuk e njeh. Ajo vjen përmes kësaj punë e mbërthyer nga një gjëndje paniku, dikush e ndjek ose e kërcënon. Piktori qëllimisht e ka lënë shkasin e frikës të papërcaktuar, duke i lënë kundruesit të kësaj pune të shpengojë imagjinatën e tij. Çdo detaj i kësaj shprehie në punë është gjithçka që piktori rreket të përçojë përmes ngjyrës dhe gjesteve, tensionit dhe befasisë. Ndërsa e përcjell, "Thellë në pyllë", i ngjet një sekuencë ngjarjeje të ndaluar, e cila në sytë e shikuesit pret të zhvillojë dinamikën e vet. Të gjithë shtangen duke pritur se çfarë mund të ndodhë, se cili është ai rrezik që kanos këtë vajzë të pambrojtur dhe kush do të jetë fati i saj.
***
Nikolai Kornilievich Bodarevsky i përkiste një familje të fisnikërisë së vjetër moldave, me baba me titullin Këshilltar. U diplomua në Shkollën e Arteve në Odessa . Në periudhën ndërvitase 1869-1873, ai ndoqi Akademinë, ku mori trajtim artistik dhe estetik nga Pyotr Shamshin , Timofey Neff dhe Vasily Petrovich Vereshchagin .
Gjatë veprimtarisë së tij krijuese ai u vlerësua dhe u pati admirues të shumtë. Mori katër medalje argjendi dhe dy medalje ari. Më 1875, ai u quajt "Artist" i klasit të parë, për përshkrimin e tij përmes një pikture të Shën Palit që shpjegonte krishterimin tek mbreti Herod Agripa .
Më 1880, ai filloi të ekspozonte me Peredvizhnikin, duke u bërë anëtar i saj dhe duke vazhduar të ekspozonte punët e tij deri në 1918, tre vite para se të ndërronte jetë. Ai trajtoi shumë tematika, por një vend të rëndësishëm zënë portretet e femrave.
Më 1889, Vasily Safonov , drejtor i Konservatorit të Moskës , e porositi atë të pikturonte 14 portrete të kompozitorëve të famshëm për Sallën e Madhe, katër prej të cilëve u hoqën në vitin 1953. Mendelssohn dhe Haydn u rikonfirmuan në vitin 1999, ndërsa Gluck dhe Handel mbeten të përjashtuar nga "holli i famës".
Së bashku me Viktor Vasnetsov , Mikhail Nesterov , Andrei Ryabushkin dhe të tjerë, ai u përfshi në një projekt guximtar në ujdisjen e Kishës së re të Shpëtimtarit, duke siguruar skica për gjashtëmbëdhjetë mozaikë të skenave nga Bibla dhe historia e Kishës Ortodokse Ruse . Në vitin 1908, për punën e tij krijuese, ai u emërua "Akademik". Fatkeqësisht piktura e tij është pak e njohur jashtë Rusisë, pasi ai kurrë nuk ka ekspozuar jashtë vendit.
Pas Revolucionit , Nikolai Kornilievich Bodarevsky u kthye në Odessa dhe vdiq atje gjatë një zie buke në kohën e Luftës Civile ruse, edhe pse nuk është e qartë nëse ky ishte ose jo shkaku i fundit të tij.
(Albert Vataj)
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ele

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top