The Sunday Times: Maqedonia duhet të ndryshojë kursin besnik ndaj Moskës ose të vuajë

legjenda

Tetova
“Maqedonia është në presion direkt nga autoritetet ruse për t’u larguar nga Perëndimi ose të “përballët me represalët”, ka zbuluar media britanike “The Sunday Times”.

Në shenjë për ngritjen e ndikimit të Kremlinit në Ballkan, anëtarë të qeverisë së Maqedonisë punojnë sipas kërkesave të ambasadorit rus në Shkup dhe ky i fundit më pas zhvendos besnikërinë e Shkupit në Moskë.

“Rusia nuk ka nevojë për Maqedoninë,” por Maqedonia nuk “mund të mbijetojë pa Rusinë,” tha ambasadori Oleg Shcherbak.

Moska zyrtarisht mbështet qeverisjen 11 vjeçare të OBRM, e cila ka refuzuar të pranojë ndryshimin e pushtetit përkundër shumicës parlamentare, përcjell botasot.info.

Kjo mund të sjellë kursin më pro-rus të partisë së Nikola Gruevskit.

“اfarë ka ndodhur vitin e fundit në Malin e Zi, tani skenari i njëjti po ndodh në Maqedoni, vetëm rusët mbështesin qeveritë pro-Kremlinit të cilët refuzojnë të japin dorëheqjen,” paralajmëroi një ministër malazez./Bota sot
auto_methode2Fsundaytimes2Fprod2Fweb2Fbin2F0d8a3b64-3262-11e7-aac4-1ba2dd1bdb9f1494931156.jpg
 
Top