The Guardian: Kosovare Asllani, më e mira në Botërorit të femrave 2019

Hera

Έτερος εγώ
The Guardian: Kosovare Asllani, më e mira në Botërorit të femrave 2019auto_auto_65961354_2437027903021849_1246886236468019200_o15624937431562699010.jpg


Gazeta e famshme britanike, The Guardian, e ka publikuar një artikull me momentet më kyçe të Kupës së Botës së vajzave, që u zhvillua këtë verë në Francë. Përkundër që SHBA-ja u shpall kampione sërish, gazetarja e The Guardian, Sohpie Lawson, e vlerëson Kosovare Asllanin si lojtaren më të mirë të turneut.

Kosovare Asllani do të kthehet në shtëpi nga Kupa e Botës e vajzave me medaljen e bronztë në qafë, pasi që Suedia e fitoi me rezultat 2:1 përballjen kundër Anglisë për vendin e tretë të kësaj gare.

Për Asllanin kishte pasur dyshime se mund të mos luajë në këtë ndeshje, pasi kishte pësuar lëndim në ndeshjen paraprake, në gjysmëfinale kundër Holandës. Megjithatë, ajo e nisi ndeshjes në formën më të mirë të mundshme, duke shënuar gol qysh në 11 minutat e parë të lojës.


“Lojtarja e turneut? Kosovare Asllani. Suedezja unike me numrin nëntë në fanellë është goditur gjithkund nëpër fushat rreth e përqark Francës, duke vrapuar me zemërim dhe duke e drejtuar sulmit e Suedisë në këtë garë”, shkruhet në artikullin e The Guardian.

“Pasi u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme mes kohës, kur u largua dhe u kthye në ekipin kombëtar të Suedisë, këtë verë Asllani ia ka rikujtuar botës, se çfarë është e aftë të bëjë”.

Pasi e festoi arritjen e vendit të tretë me Kombëtaren e Suedisë, edhe vetë Asllani ishte shprehur mjaft e kënaqur dhe krenare me suksesin e saj.

“Ndiej se e kam dhënë çdo pjesë timen, kam luftuar dhe nuk kam kursyer asgjë nga vetja në asnjë ndeshje. Kam bërë gjithçka që kam mundur në secilën ndeshje. Kështu që ndihem krenare”, kishte thënë Asllani, pasi ishte stolisur me medaljen e bronztë.

ImageImage

© SYRI.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top