Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

The Economist: Pastrimi i parave lulëzon në Ballkan, si po i rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë, metoda ku fshihen paratë e paligjshme

Tregu i pasurive të paluajtshme të pronave po shihet si një vend i mirë për të fshehur paratë e fituara në mënyrë të paligjshme.

1621929551687.png

Revista “The Economist”, në numrin e saj të fundit, i ka kushtuar një artikull fenomenit të pastrimit të parave, që po lulëzon në Ballkan.

Tregu i pasurive të paluajtshme të pronave po shihet si një vend i mirë për të fshehur paratë e fituara në mënyrë të paligjshme.
Artikulli shkruan se në të gjithë Ballkanin, paratë e pista po pastrohen përmes pasurive të paluajtshme, duke shtrembëruar tregun dhe duke rritur çmimet – duke shkaktuar zemërimin e njerëzve të zakonshëm që duan të blejnë një shtëpi. Kulla të reja luksoze po ngrihen në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd.
Megjithëse ekonomitë e Ballkanit janë goditur rëndë nga Covid-19, çmimet e pronave në pjesë të rajonit e kanë sfiduar krizën. Në Tiranë, ato janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2017. Në të gjithë Shqipërinë, vlera e transaksioneve të pasurive të patundshme u rrit me 6.7% në vitin 2020.

Pastrimi i parave të drogës, veçanërisht nga trafiku i kokainës, i cili ka lulëzuar në vitet e fundit, është një arsye pse çmimet po rriten, gjeti një raport i ri nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar, një rrjet ndërkombëtar i specialistëve të krimit. Një tjetër arsye është se zyrtarët e korruptuar duhet të investojnë paratë e tyre. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë ligje të mira për parandalimin e pastrimit të parave, por zbatimi lë për të dëshiruar.

Në dekadën e fundit, sindikatat e krimit në Ballkan janë zhvilluar përtej vendeve të tyre të origjinës. Ata tani i fitojnë një pjesë të madhe të parave jashtë vendit. Prandaj, thotë raporti, një pjesë e madhe e fitimeve të tyre është investuar edhe jashtë vendit. Por ata ende investojnë në vendin e tyre të origjinës. Fatjona Mejdini, e cila ndihmoi në hulumtimin e raportit, thotë se qeveritë e Ballkanit janë të dyzuara në lidhje me pastrimin e parave. Ata duan ta godasin atë, por njëkohësisht mirëpresin vendet e punës dhe investimet që mund të sjellin.

Kur vjen puna tek “të fortët”, ndonëse janë brutalë në mënyrën sesi i bëjnë paratë e tyre, shfaqen konservatorë në mënyren sesi i investojnë. Atyre u “mungon imagjinata”, thotë znj.Mejdini, dhe kjo është një nga arsyet se pse ata preferojnë llaç e tulla, ndaj llojeve të tjera të biznesit që mund të përdornin për të pastruar paratë e tyre, përfundon artikulli.

/MONITOR
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back