Thatësia e syrit

*deliza*

VIP
V.I.P
Thatësia e syrit

Në të folurit e përditshëm shprehja syri i thatë i dedikohet një sëmundjeje, e cila manifestohet me pakësimin e sasisë ose përbërjen e lotëve. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, syri nuk laget mjaftueshëm. Në mjekësi kjo njihet si Sicca-Syndrom.
Loti prodhohet në gjëndrën lotuese, derdhet në mollëzën e syrit dhe me lëvizjen e rregullt të kapakëve të syrit, shpërndahet në të gjitha anët duke mbajtur kështu syrin gjithnjë të njomë.
Shkaktarët kryesorë të Sicca-Syndrom janë të shumtë. Prodhimi i lotit në sasi të vogël, ndryshimi në përbërjen e tij dhe lëvizjet e dobësuara të kapakëve të syrit njihen si më kryesorët.
Kontraceptivët dhe antidepresivët e ndryshëm, ndërrimet hormonale, sëmundjet e gjëndrës tiroide, infeksionet virale, mungesa e Vitaminës A, Rheuma dhe Diabeti mund të shpiejnë poashtu në tharjen e syrit.

Më të prekur nga kjo sëmundje janë të moshuarit dhe femrat. Sikurse mosha poashtu dhe faktorët klimatik, kondicionerët e ajrit, kemikalet dhe tymi duhanit ndikojnë në zvogëlimin e sasisë së lëngut të syrit.
Në SHBA tashmë ekziston Office Eye Syndrome, nga e cila të rrezikuar janë ata që kalojnë orë të tëra para monitorit dhe si pasojë e koncentrimit dhe shikimit të pandërprerë në monitor, lëvizja e kapakëve të syrit bëhet më e rrallë, duke tharë kështu sipërfaqen e syrit.

Simptomet tipike janë të djegurit dhe kruarja e syve, dhembja dhe ndjenja e pluhurit në sy si dhe ndjeshmëria e rritur ndaj dritës.
Nëse nuk mjekohet me kohë, atëherë mund të vie deri te çrregullimet afatgjatë të korneas, duke pasur si pasojë dobësimin e të pamurit.

Në vijim disa këshilla për ata, që tashmë vuajnë nga kjo sëmundje:

- merrni rregullisht pika për sy,
- keni parasysh lagështinë e ajrit në vendin e punës ose në dhomë,
- bëni shëtitje në ajër të pastër,
- largohuni nga pirja e duhanit dhe rrymimi i ajrit, e veçanërisht keni kujdes nga ventilatori në automjet,
- gjatë punës me kompjuter bëni pauze të shkurtëra dhe lëvizni kapakët e syve më shpesh,
- kujdes duhet pasur gjatë larjes së syve, e posaçërisht në vënien e makijazhit.

Cdodite​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top