Tetëkahorja – enigma e fjalëve të fshehura në tetë kahe

Arfenilla

Themelues i Forumit

enigme-770x470.png


Sfida e zgjidhësit tek enigma tetëkahore është gjetja e fjalëve të fshehura në rrjetë, në tetë drejtimet e mundshme.

TETثKAHORJA është lojë fjalësh, në të cilën shkronjat e fjalës janë të vendosura në rrjetë që zakonisht është një zonë katrore drejtkëndore ose formë tjetër e rregullt. Qëllimi i lojës është që të gjenden dhe të rrethohen të gjitha fjalët e fshehura në rrjetë.

Fjalët mund të jenë të vendosura horizontalisht, vertikalisht ose në drejtimet diagonale. Ato mund të jenë të shkruara edhe për së prapthi. Shpesh ofrohet lista e fjalëve të fshehura, por sfida e enigmës shpesh mund ta vë në pozitë lojtarin që t’i gjejë vetë ato. Lejohet që në një tetëkahore të jepen vetëm emrat e shkrimtarëve, me ç’rast mbiemrat duhet të zbulohen në rrjetë. Në raste të tjera janë dhënë vetë fjalët që ndodhen në rrjetë që zgjidhësi t’i gjejë ato.

Shumë prej tetëkahoreve përpilohen me fjalët që lidhen apo kanë të bëjnë me një temë të caktuar. Shembull: Në ndonjë tetëkahore tematika mund të jetë pica, me fjalët: piper, domate, picamen, pirun, vegjetariane, sallam, keçap, feferoni, kërpudha, katërstinëshe, etj.

Tetëkahoret zakonisht gjenden në gazeta, revista enigmatike dhe revista për fëmijë. Disa mësues i shfrytëzojnë tetëkahoret si mjet mësimi për fëmijët, duke marrë parasysh përfitimin që mendjet e fëmijëve mund të mësojnë fjalë të reja dhe drejtshkrim të fjalëve duke kërkuar fjalët intensivisht, shkronjë pas shkronje, në këtë enigmë.

STRATEGJIA E ZGJIDHJES e zakonshme për kërkimin e fjalëve është të kërkohet nëpër enigmë në mënyrën majtas djathtas, ose në të kundërtën që të kërkohet shkronja e parë e fjalës, nëse lista e fjalëve është e dhënë në tetëkahore. Pasi që të gjendet shkronja, duhet të shikohen rreth tetë shkronjave nga tetë drejtime që e rrethojnë këtë shkronjë, që lënë të shihet nëse shkronja tjetër e fjalës gjendet aty. Pastaj mund të vazhdohet kjo metodë deri sa të gjendet komplet fjala.

Strategjia tjetër është që të kërkohen shkronjat e veçanta, të cilat mund të jenë përbrenda fjalës në kërkim si p.sh. ç, ë, y, të cilat janë më rrallë të përdorshme dhe nëse fjala ka ndonjërën nga këto shkronja, të kërkohet pikërisht kjo shkronjë, pasi ka më pakë mundësi të jetë e përsëritur dhe gjetja do të bëhet më shpejtë. Përderisa tetëkahoret më së shumti përdorin shkronja të mëdha, është më së lehti të shihen shkronjat që kanë forma të veçanta dhe bien në sy para të tjerave si p.sh. O, I, A etj.

Më në fund, strategjia e kërkimit për shkronja dyshe, në fjalën e cila është në kërkim e sipër, është ndihmuese për shkak që është më lehtë të shihen shkronjat identike që ndodhen njëra pas tjetrës përgjatë rrjetës së madhe të tetëkahores si p.sh. fjalët koordinator, alkool, të cilat kanë dy “o” njërën pas tjetrës dhe gjetja do të jetë më e lehtë.

Mënyra për të gjetur fjalët, nëse lista e fjalëve nuk është e dhënë, është që të kërkohet rresht për rresht ose kolonë për kolonë në tetë drejtimet. Së pari rreshtat horizontal, para dhe mbrapa, pastaj ata diagonal, të gjithë në të dyja drejtimet, pra për së mbari dhe së prapthi. Ndonjëherë enigma vetë do të ofrojë ndihmë. Sa më e madhe të jetë fjala aq më lehtë është që të gjendet.

MESAZHI SEKRET ndonjëherë është i fshehur në tetëkahore. Në një lloj prej tyre, mesazhi sekret është krijuar nga të gjitha fjalët që janë shkruar për së prapthi në enigmë. Në një mënyrë tjetër, mesazhet sekrete janë krijuar nga shkronjat që nuk janë përdorur në ndonjë fjalë në tetëkahore dhe kanë mbetur të pa rrethuara. Bashkërenditja e këtyre shkronjave jep fjalën e caktuar. Ky variacion është më i zakonshëm në më shumë enigma të vështira ku shumica e shkronjave janë të shfrytëzuara.

LLOJET e tjera të tetëkahores janë ato ku fjalët janë të renditura në mënyrë gjarpërore, në të cilat fjalët nuk janë të dhëna në mënyrë të drejtë horizontale, vertikale apo diagonale, por ato kthehen në kënde prej 90 shkallësh nga shkronja në shkronjë. Këto tetëkahore konsiderohen të jenë më të vështira dhe konvencionale. Por, ekziston edhe lloji tjetër i tetëkahoreve të pakufizuara në kornizë, ku fjala niset nga mesi në drejtim të murit të djathtë duke tejkaluar atë për të vazhduar në të njëjtin drejtim tek muri i majtë.

HISTORIKU i enigmës tetëkahore (e njohur si kërkimi i fjalës, gjetja e fjalës, hulumtimi i fjalës, detektimi i fjalës ose fjala misterioze etj.), thuhet të jetë dizajnuar dhe botuar nga Norman E. Gibat në “Selenby Digest” më 1 mars të 1968 në Norman të Oklahomas. Megjithëse krijuesi i enigmatikës spanjolle Pedro Ocَn de Oro kishte botuar enigmën “Sopas de letras” (nga spanjishtja: Supa e shkronjave), edhe para kësaj date.

Tetëkahorja ishte shumë e popullarizuar në Oklahoma, ku edhe disa të tjerë e ndoqën modelin e Normanit. Disa mësues në shkollën Norman kanë kërkuar rishtypjen e kësaj enigmeje që ta përdornin në orët mësimore. Një mësues tjetër i ka shpërndarë ato nëpër të gjitha shkollat e vendit përmes shokëve të tij. Pa dyshim se një prej këtyre kopjeve të mbetura rastësisht ndodhi t’i binte në dorë dikujt që do të shiste idenë dhe kjo të shpërndahej e të merrte dhenë.B lajmi
 
Back
Top