Tetë portierë shqiptarë, shquhen ne bote

Kresha

A pretty face can never trick me
Mes të tjerash, Shqipëria shquhet edhe për portierë, të cilët kanë lënë gjurmë në analet e historisë së futbollit botëror.



Dhe ata nuk janë të paktë, plot tetë të tillë, duke filluar nga Bujar Gogunja e deri te Foto Strakosha, Anesti Arapi e Xhevahir Kapllani.

Ka qenë renditja e botuar dje nga ana e Institutit prestigjioz të Historisë dhe Statistikave të Futbollit Ndërkombëtar (IFFHS), ai që ka konfirmuar një gjë të tillë. Pikërisht në këtë listë të rinovuar, ku janë klasifikuar emrat e 438 gardianëve që e lanë të paprekur rrjetën e portës së tyre për shumë minuta në kampionatet e vendeve përkatëse, bëjnë pjesë edhe tetë portierë shqiptarë.

Shqiptari i parë që ka shkruar emrin në majat e larta të kësaj liste të gjatë, është elbasanlliu Bujar Gogunja, i cili mbajti për 1037 minuta të paprekur portën e Labinotit (Elbasanit të sotëm).

Gogunja, i pozicionuar i 38-ti në listën e IFFHS-së, mban edhe rekordin e të gjitha kohërave të pathyeshmërisë për kampionatin shqiptar të futbollit. Portieri (i lindur më 1957-ën), i cili për më shumë se 11 vjet (1974-1985) mbrojti katërkëndëshin e Labinotit, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e titullit të parë kampion të verdhebluve në sezonin 1983-1984.

Ai e mbajti të paprekur rrjetën e portës së tij në 11 takime radhazi, por në minutën e 43-të ndeshjes së 12-të, ishte Genc Tomori i Partizanit, ai që me golin e tij ndërpreu "tragjikisht" rekordin absolut në Shqipëri të Bujarit. Në kampionatin e sezonit 1983-1984, Elbasani në 26 ndeshje pësoi në total 14 gola, 15 fitore, 7 barazime, 4 humbje, 37 pikë.

(Atëherë një fitore vlerësohej 2 pikë). Gogunja, ish-portier dhe trajner, ka lënë pas në renditje Peter اeh të اelsit, i cili për momentin etiketohet si një ndër portierët më të mirë të botës.

Një tjetër emër i spikatur i portës shqiptare në këtë listë është edhe ai i Kujtim Shtamës (i renditur i 77-ti), portieri i Teutës, i cili në sezonin 1993-1994 ka ruajtur paprekshmërinë e katërkëndëshit të tij për plot 927 minuta. Shqiptari i tretë për nga koha më e madhe pa pësuar gol është Raqi Psiku (Partizani, 905 minuta, i 79-ti). Ndër emrat e njohur të portës shqiptare janë tre ish-portierë të kombëtares shqiptare: Dodë Tahiri (Vllaznia, 898 minuta, i 90-ti), Qemal Vogli (Dinamo, 840 minuta, i 114-ti) dhe Foto Strakosha (Dinamo, 695 minuta, i 332-ti).

Por në këtë listë figurojnë edhe Anesti Arapi (Flamurtari, 827 minuta, 121-ti) dhe Xhevahir Kapllani (Teuta, 824 minuta, 127-ti). Ndërkohë, rekordin absolut në të gjithë botën e mban braziliani Matos Filho, i mbiquajtur "Mazaropi", i cili e mbajti të bardhë portën e Vasko de Gamës për 1816 minuta.

I dyti është egjiptiani Tabet El-Batal i Nacionalit të Kajros me 1442 minuta. Treshen e plotëson belgu Deni Verlinden i Bryzhit me 1390 minuta pa gol. Mes top 10 më të mirëve është edhe Van der Sar i Mançester Junajtid (1311 minuta, i 6-ti)./top-channel/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top