Tete arsye se perse duhet te konsumoni shalqirin

GLOOM

Catch me if you can...
Shalqiri e lëngshëm pak kush mund ta sfidojë. Dhe mirë është që njerëzit e duan, pasi bëhet fjalë për ushqim shumë të shëndetshëm, e megjithëkëtë me pak kjalori dhe të nevojshëm për trupin tonë.


1. Shalqiri është i pasur me elektrolite dhe ujë, pra është dhuratë e natyrës për të luftuar vapën tropike, etjen dhe dehidrimin.

2. Ndonëse ka pak kalori (30 kalori në 100 g), shtatzënat që kanë prirje për të ngrënë tepër shalqi, duhet të kenë kujdes sepse do të mund t’iu zhvillohej diabeti.

3. Shalqiri është jashtëzakonisht i pasur me fitonutrientë dhe antioksidanse që ruajnë shëndetin.

4. Burim i shkëlqyer i vitaminës A, antioksidans natyror, (100 g. Të shalqirit të freskët ofron 569 mg apo 19% të nevojave ditore për këtë vitaminë. Vitamina A është e rëndësishme për ruajtjen e lëkurës së shëndetshme, kurse mbron edhe shumë funksione të tjera të trupit, përfshirë aty edhe shëndetin e mushkërive dhe të zgavrës së gojës.

5. Shalqiri është i pasur me antioksidanset si likopeni, betakaroteni, luteina, zeaksantina dhe kripptoksantina. Këto antioksidanse janë të efektshme në parandalimin e kancerit në zorrën e trashë, prostatë, gjinj, endometri, mushkëri dhe idhce.

6. ثshtë burim i shkëlqyer i kaliumit, që është i domosdoshëm për baraspeshën e elektroliteve, për kontrollin e rrahjeve të zemrës dhe tensionin e gjakut. ثshtë i rëndësishëm për parandalimin e goditjeve kardiake dhe atyre në tru.

7. Përmban sasi të mëdha të vitaminës B6 (piridoksin), timinës (vitamina B-1), vitaminës-C dhe manganit. Ushqimi i pasur me vitaminën C ndihmon sistemin imunologjik, kurse mangani si element është me rëndësi për lëkurën dhe kockat (yllpress)
 
Titulli: Tete arsye se perse duhet te konsumoni shalqirin

Ato lengjet mos i kishte biahh se kshu eshte mjaft i shijshem :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top