Testi që parashikon vdekjen brenda 10 vitesh

! - !

Once upon a time...
Shkencëtarët publikojnë provat e forta/ Testi që parashikon vdekjen brenda 10 vitesh me një saktësi të frikshme.

Shiko fotografinë 1713189

Një ekip shkencëtarësh në Gjermani zbuluan se kanë zhvilluar një test gjaku që mund të parashikojë predispozitat për vdekje në 10 vitet e ardhshme. 14 tregues në gjak që duket se ndikojnë në rrezikun për vdekje, pasi analizuan të dhënat e 44 mijë njerëzve.



Këta tregues lidhen me gjithçka, që nga imuniteti deri tek kontrolli i glukozës, kolesterolit dhe inflamacioni. Pas kryerjes së një testi të këtyre treguesve, rezultoi që ato ishin 83% të saktë në parashikimin nëse dikush do të vdiste në 2-16 vitet e ardhshme.

Shkencëtarët shpresojnë që rezultatet e këtij studimi mund të çojnë në zhvillimin e një testi gjaku që një ditë mund të përdoret si udhëzues për trajtimin e pacientëve. Ekspertët e kanë cilësuar këtë studim si “hap nxitës”, megjithatë theksojnë që duhet të kryhen më shumë studime derisa ky test të mund të përdoret në “jetën reale”.


Sot.com.al
 
Une them sa rrine e harxhojne lek me gjet kur do vdesesh, te gjejne ilacet per semundjet qe te shpetojne nga vdekja.
 
Une them sa rrine e harxhojne lek me gjet kur do vdesesh, te gjejne ilacet per semundjet qe te shpetojne nga vdekja.
Pikerisht dhe mua si perhere me vjen nje shprehje ne mendje
Te dija se kur do vdisja , shkoja e hapja gropen vete!
E cna duhet te presim vdekjen , kur kemi ende jeten per te jetuar?!
Personalisht sdo e beja asnjehere kete analize, sepse duke e ditur , sdo beja gje tjeter se do stopoja te jetoja e te te rrija te prisja vdekjen...
I bie te vdesesh pa vdekur ende
 
Back
Top