Test:Sa i njihni zhvillimet më të fundit në mjekësi

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gjithçka në jetën e njeriut është në funksion të shëndetit. Kjo ndihet gjithnjë e më shumë në ditët e sotme ku mënyrat e informimit mbi sëmundjet e ndryshme, faktorët ndikues, simptomat me të cilat ato shfaqen dhe mënyrat e ndryshme të trajtimit. Veç medikamenteve, vizitave mjekësore, skanerave; ç’duhet të bëjë një njeri për të mbajtur në formë trupin e tij? Shkencëtarët dhe studiuesit në rrjedhën e shekujve kanë hartuar e vazhdojnë të hartojnë rregulla e këshilla të nevojshme për mirëqenien e njeriut. Po ashtu gazetat e revistat e ndryshme publikojnë çdo ditë rezultatet e studimeve dhe zbulimeve më të fundit në fushën e shkencës së mjekësisë. Gjithkush do të donte të dinte gjithmonë e më tepër rreth mënyrave të trajtimit të sëmundjeve të ndryshme, por sa ia arrini ju kësaj. Provoni të testoni njohuritë tuaja në një test të thjeshtë, të bazuar në studimet më të fundit në fushën e mjekësisë, të publikuara nga e përditshmja amerikane “New York Times”. Në këtë test të parë që sjell “Tirana Observer” do të gjeni përgjigje për pyetjet që ju lindin për shumë sëmundje, si shkaktohen kancerin e gjirit, astmën, obezitetin, etj. Pasi t’u përgjigjeni pyetjeve, shikoni se sa përgjigje të sakta keni arritur të gjeni. اdo përgjigje e saktë është edhe një njohuri plus mbi arritje më të fundit të mjekësisë, për të pasur një trup të shëndetshëm dhe një jetë të gjatë e pa probleme.


1
Rreth 180 000 femra në vit preken nga kanceri i gjirit në SHBA, dhe pjesa më e madhe e tyre kanë nevojë për trajtim me rreze radioaktive. Trajtimi tipik përfshin pesë deri në shtatë javë trajtim të përditshëm me rrezatim. Një studim i ri ka treguar se trajtimi te femrat që janë akoma në një stad të hershëm të zhvillimit të kancerit të gjirit, mund të trajtohet brenda tre javësh. Cila është alternativa e saktë:
a. Trajtimi me rreze radioaktive ofron rezultate më afatgjata.
b. Pesë deri në shtatë javë trajtim optimal me radioaktivitet është më i efektshëm për pjesën më të madhe të femrave.
c. Tre javë trajtim me radioaktivitet jep po ato rezultate si trajtimi afatgjatë, me po të njëjtën teknikë.
d. Pjesa më e madhe e grave me kancer në gji mund të heqin dore nga trajtimi me radioaktivitet.


2
Disa njerëz mund të bëhen astmatikë nëse ushtrojnë aktivitete sportive në mot të ftohtë. Tashmë është thuajse e njohur nga të gjithë se problemet me frymëmarrjen janë më të shpeshta në stinën e ftohtë. Kërkimet dhe studimet e ndryshme kanë treguar se kjo gjendje e quajtur “ushtrimet që sjellin astmën” vjen më shpesh te njerëzit të cilët:
a. Prodhojnë më pak djersë, sekrecione dhe lot krahasuar me njerëzit që nuk preken nga astma.
b. Priren të djersitin më shumë së të tjerët.
c. Jetojnë në vende me klimë të ngrohtë.
d. Kanë dy ose më shumë kafshë në shtëpi.


3
Një nga arsyet pse doktorët ngurrojnë të përshkruajnë dhimbjet dhe dëmet që shkaktojnë produktet narkotike si OxyContin, Percocet and Vicodin, është sepse ata vetë druajnë se mos gjykohen nga ana ligjore për t’i shpërndarë këto ilaçe në mënyrë jo të drejtë. Sipas këtij kërkim ju mendoni se :
a. Mjekët janë përgjithësisht të ndjekur penalisht për arsye se japin qetësues për dhimbjet që shkaktojnë produktet narkotike.
b. Rrallë ndodh që mjekët të ndiqen penalisht apo të ndëshkohen për arsye se shpërndajnë këto lloj qetësuesish.
c. Doktorët përgjithësisht janë të dhënë mbas dhënies së qetësuesve dhe ilaçeve që përmbajnë opium.
d. Qetësuesit e përdorur në rastet e produkteve narkotike janë zakonisht të paefektshme për të lehtësuar dhimbjet.


4
Diana Levine humbi një pjesë të krahut të saj pasi mori një injeksion të gabuar. Në nëntor gjykata supreme do të dëgjojë argumentet e saj, rreth faktit nëse Levine do të marrë 6 milionë $ që gjykata e Vermontit i caktoi asaj. اështja përfshin një doktrinë ligjore të njohur si “zëvendësim”, për arsye sepse:
a. Pengon konsumatorët e barnave të hedhin në gjyq prodhuesit e produkteve të cilat i dëmtojnë ata.
b. Parandalon konsumatorët të padisin produktin dëmshkaktues pas 180 ditësh nga momenti kur janë sëmurur.
c. Zvogëlon dëmet që u kanë shkaktuar pacientëve si dhimbje dhe çrregullim emocional.
d. Lejon konsumatorët të marrin shpërblim për dëmin që iu është shkaktuar.

5
Pak muaj më parë disa vullnetarë të cilët zhvilluan disa lojëra në kompjuter të ngjashme me makinat automatike, të cilat funksionojnë me monedha, realizuan një studim mbi gjendjet e trurit. Si rezultat e këtij studimi ku kjo lojë realizohej për 60 sekonda, krahasuar me lojën normale që realizohej në 20 sekonda, u zbulua se:
a. Ata lojtarët vullnetarë ishin me të dhënë pas fitores.
b. Luftuan më ashpër në mënyrë që të mos humbisnin paratë e tyre
c. Shfaqen më pak reagime në hapësirën e trurit lidhur me shpërblimin e lojës.
d. Kishin shfaqje dopamine, lëndë e cila përshfaq sjelljen emocionale.


6
Të nxitur nga një shtim të dukshëm në peshë tek pjesa më e madhe e fëmijëve, çka shkakton obezitet, zyrtarët nëpër të gjithë vendin kanë vendosur që të ndalohet shitja e pijeve të ëmbla në shkollat fillorë publike. Një studim i ri tregoi se në ato shkolla ku u ndalua konsumimi i pijeve të ëmbla, studentët pinin:
a. Kryesisht më pak soda, gjatë kursit të javës mësimore.
b. Vetëm shumë më pak soda.
c. Pak më shumë soda.
d. Kryesisht më shumë soda.

7
Këtë vit qendra britanike për shëndetin (British Health Service), vendosi që mjekët të mos përdorin më maskat dhe përparëset e gjata, gjatë vizitave të thjeshta me pacientët. Arsyeja e këtij rregulli të ri për mënyrën e të veshurit të mjekëve, është se:
a. Sepse një veshje e tillë është më praktike në Britani.
b. Kjo i nxit pacientët dhe doktorët të flasin më lirshëm me njëri-tjetrin.
c. Maskat dhe përparëset grumbullojnë më tepër mikrobe kur mjekët lëvizin nga njëri pacient te tjetri.
d. Kjo i dekurajon mjekët të përdorin prodhime argjendarie (unaza), çka mund të ndikonte për keq në procedurat mjekësore.


8
Splenda, një nga ëmbëltoret më popullore Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kritikua pas një studimi të realizuar nga Duke University, që zbuloi se në këtë industri përpunohej një sasi shumë e madhe sheqeri. Studimi i realizuar nga Duke University, zbuloi se “splenda”:
a. Kontribuon në shfaqjen e obezitetit.
b. Shkatërron bakteret “e mira” të aparatit tretës.
c. Parandalon përthithjen e ilaçeve nga organizmi.
d. Të gjitha alternativat më sipër.


1 c
2 a
3 b
4 a
5 c
6 b
7 c
8 d




0-2 përgjigje të sakta
Ju nuk jeni të mirinformuar rreth zhvillimeve më të fundit të shkencës mjekësore. Provoni përsëri për të zgjeruar njohuritë tuaja.

3-5 përgjigje të sakta
Njohuritë tuaja janë të një niveli mesatar, por mund të përmirësoheni. Shëndeti është primar.

6-8 përgjigje të sakta
Jeni të mirinformuar rreth zbulimeve më të fundit shkencore në fushën e shëndetit dhe mirëqenies tuaj.
to
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top