Tërmet politik në Britaninë e Madhe, Sunak rikthen Cameron dhe shkarkon Braverman

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
-900-0-1699886177xvjen-cameron-iken-suella-frame-2787-741.jpg
Gati 7 vite pas largimit nga Downing Street, pas referendumit që çoi në shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, David Cameron rikthehet si shef i diplomacisë në kabinetin e Rishi Sunak. Lëvizja e papritur, që shokoi politikën britanike mëngjesin e së hënës, erdhi si pjesë e një riformatimi të qeverisë nga Sunak që nisi me shkarkimin e Sekretares së Shtetit për Punët e Brendshme Suella Braverman, e vijoi me largimin e ministrave të Transportit, Mjedisit, Strehimit dhe Shëndetësisë.

Sunak vendosi të largojë Braverman, konservatore e flaktë e mbrojtur nga e djathta, dhe zëri më i fortë kundër emigrantëve të paligjshëm përfshirë ata shqiptarë, pasi kjo e fundit sfidoi autoritetin e tij në fundjavë duke kritikuar reagimin e policisë ndaj një proteste pro-palestineze.

Ish-ministri i Jashtëm James Cleverly, do të zëvendësojë Braverman, e po ashtu si ajo përmendi ndalimin e varkave me emigrantë si prioritet të tijin.

“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin, i cili e bëri të qartë se dëshiron që ne të mbajmë premtimin për të ndalur varkat me emigrantë dhe për të mbrojtur popullin britanik”, tha James Cleverly.

Sakaq, David Cameron, kryeminsitri që organizoi referendumin për Brexit në vitin 2016, duke e paguar me postin e tij votën kundër bllokut, të britanikëve, thotë se e kishte pranuar me kënaqësi ofertën e Sunak, pavarësisht se kishte pasur mosmarrëveshje me të lidhur me vendime individuale. DavidCameron

‘Përballemi me sfida të frikshme ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme. Mendoj në këto kohëra të ndryshimeve të thella globale, rrallë herë ka qenë më e rëndësishme për këtë vend, për të qëndruar krah aleatëve dhe për të bërë zërin e vet të dëgjohet”, tha David Cameron.

Rikthimi i Cameron, sugjeron se Sunak kërkon të sjellë figura më centriste me eksperiencë në vend që të kënaqë të djathtën e partisë së tij, që mbështet Braverman.

Besohet se Sunak e kishte planfikuar prej kohësh një riformatim të qeverisë, mes rënies së mbështetjeve përballë laburistëve para zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

A2NEWS.COM
 
E hoqen kte qe shante Shqiptaret por jo me ate rast, rasti ishte per Izraelin.
Kshu eshte kur prek interesat Amerikane se per ne se qethte njeri jo :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top