Terapia gjenetike që kuron leuceminë për 8 ditë

Love

βeℓℓe â๓e
  • Shkencëtarët kanë arritur të modifikojnë qelizat e njeriut dhe t’i përdorin ato për të sulmuar kancerin
083-150x150.jpg
Blood-cells-150x150.jpg
leukemia1.s600x600-150x150.jpg
recognizing_leukemia_symptoms_1906_x-150x150.jpg


Leucemia është një formë e maskuar e kancerit, e cila përbën rreth 33 për qind të të gjitha llojeve të kancerit te fëmijët dhe që shkakton vdekjen e 1340 prej tyre.

Shkencëtarët e Memorial Sloan-Kettering gjenetikisht ndryshuan qelizat e një pacienti, në mënyrë që këto të lidheshin me disa proteina të qelizës kancerogjene të quajtur “qeliza B”. Brenda vetëm tetë ditësh nga fillimi i kësaj terapie të re gjenetike, leucemia e pakurueshme e 58-vjeçarit David Aponte, u zhduk. E njëjta gjë ndodhi edhe me katër pacientë të tjerë, të cilëve iu deshën tetë javë për ta zhdukur kancerin.

Qelizat që shkatërrojnë kancerin quhen “qelizat T”. Në to u injektua një lloj virusi që transportonte një gjen. Ky gjen i urdhëronte qelizat të sulmonin qelizën kancerogjene, që dallohej nga një proteinë e njohur si CD19.

Duket se terapia ishte më frytdhënëse te pacientët që e kuronin për herë të parë leuceminë. Dy prej pacientëve iu rikthyen gjendjes së mëparshme dhe vdiqën, njëri prej këtyre pësoi mpiksje të gjakut, që s’kishte lidhje me trajtimin.

Të kuruarit, të cilët ishin që të gjithë të diagnostikuar me leucemi limfoblastike, pësuan lehtësim të gjendjes së tyre të rëndë. Majkëll Sadelain nga Memorial Sloan-Kettering Cancer Center i Nju Jorkut, bashkudhëheqës i grupit që projektoi terapinë, shprehet se po planifikojnë një provë të dytë mbi 50 pacientë dhe se skuadra e mjekëve po kërkon mënyra të reja për trajtimin e llojeve të ndryshme të kancerit.

اelësi i terapisë së re qëndron tek identifikimi i “qelizës B”, në sipërfaqen e kancerit, nga ku më pas ndërtohet në mënyrë gjenetike një qelizë sulmuese, e cila përdoret për të shkatërruar qelizën kancerogjene.

Skuadra e mjekëve arriti që me anë të proteinës CD19 të bënte lidhjen me qelizat kancerogjene, duke siguruar më pas, me anë të “qelizave T”, asgjësimin e “qelizave B”. Kur “qelizat T”, të projektuara nga bioteknologët, u rifutën në trupin e pacientëve, ato ishin në gjendje të dëmtonin me shpejtësi të gjitha qelizat B, kancerogjene ose jo.

“Përfundimet qenë befasuese, pasi te të pestë pacientët, tumoret u kthyen në të padukshme pas terapisë”, shprehet dr. Sadelain. Ai garanton se trupi do t’i zëvendësojë të gjitha qelizat e humbura me qeliza të shëndetshme B dhe T, me kalimin e muajve. Pacientët morën gjithashtu palcë kockash, për t’u siguruar që sistemi i tyre imunitar të rikuperohej në mënyrën më të mirë.

Terapia nuk është e vetmja që rindërton “qelizat T”, për t’i përdorur ato më pas për të shëruar leuceminë. Vitin e shkuar, një kompani ndërkombëtare e quajtur “Adaptimmune”, përdori të njëjtën mënyrë për të kuruar 13 persona nga kanceri i palcës së kockave. 10 prej tyre patën pakësim të sëmundjes.

Pavarësisht se trajtimi i ri është akoma në hapat e tij të parë, e rëndësishme për shkencëtarët është ideja e tyre revolucionare. “Modifikimi i ‘qelizave T’ të pacientëve, për të sulmuar kancerin brenda tyre, me kalimin e kohës do të zërë një vend të rëndësishëm në mënyrat e efektshme të kurimit”, thotë Pol Moss, i cili është pjesë e Kërkimeve Britanike mbi Kancerin.

Skuadra e dr. Sadelainit po heton mundësi të reja për të sulmuar lloje të tjera të kancerit. Në rastet kur kanceri formohet nga qeliza të përbëra në sipërfaqen e tij, shkencëtari po kërkon mënyra të shënjestrimit të këtyre molekulave dhe përdorimin e tyre për të mundur kancerin. Në janar të këtij viti, ai arriti të vërtetonte teorinë e tij, duke larguar kancerin e prostatës, të injektuar te minjtë, duke përdorur “qelizat T”, të ndërtuara për të sulmuar molekulat e përbëra kancerogjene.
Këto arritje të mjekësisë, pavarësisht kostos së lartë, po u japin shpresa të gjithë pacientëve, të cilët deri më tani mendonin se gjendja e tyre nuk do të përmirësohej.
G.Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 5 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 10.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 40.0%
Back
Top