Teoria e Gottfried Schramm për fisin Thrak të Besëve

4-3-1002x509-1-905x395.jpg

Moikom Zeqo

Dr. Zef Mirdita në librin e tij, “Krishtëzimi ndër shqiptarë”, Zagreb, 1998 flet për teorinë e dr. Gottfried Schramm-it për rolin e besëve në krishtëzimin e shqiptarëve.

Dr. Zef Mirdita shkruan:” Dijetari gjerman, Gottfried Schram, shpreh mendimin se përhapësit e krishtenizmit ndër shqiptarë janë besët, një fis thrakas që ka jetuar në trekëndëshin e sotëm kufitar: Bullgari, Maqedoni dhe Serbi.

Ai e lidh këtë me veprimtarinë misionarike të ipeshkvit Nicetës nga Remesiana (350-420), sot Bela Palanka, në trevën e Nishit.

Qëllimi i G. Schramm-it është që përmes besëve, si bartës të krishtenizmit në këto treva, ta shpjegojë jo vetëm krishtenizimin e shqiptarëve, por edhe etnogjenezën e tyre.

Sipas G. Schramm-it, besët, të cilëve krishtërizimin ua përhapi ipeshkvi Niceta nga Remesiana, që nga fundi i shekullit IV e tutje, të persekutuar nga kanët bullgarë, si Krumi dhe i biri i tij Omurtagi, të cilët ishin paganë, në fillim të shekullit IX u detyruan të shpërngulen nga treva e tyre – territori në mes malit Orbelos dhe Haemus – dhe u vendosën në trevën veriore të Shqipërisë së sotme.

  1. Schramm-i thekson se ipeshkvi Niceta i Remesianës jo vetëm që e zotëronte gjuhën e besëve por, madje i frymëzuar nga përkthimi i Biblës nga ana e Ulfilës në gjuhën e gotëve, e përkthen Biblën në gjuhën e tyre.
Madje thotë se gjuha e besëve është përdorur edhe në liturgji dhe për këtë qëllim e ka shpikur një alfabet të ri, që kishte mundur të quhet alfabeti besian.

Me këtë, paraardhësit e shqiptarëve – besët, pra edhe shqiptarët, kishin për të pasur një gjuhë liturgjike të vetën. Këtu fillojnë pikëpyetjet në të cilat përgjigjet mund të jenë tejet arbitrare.

Nuk dua të flas për karakterin e fesë së krishterë ndër besët.

Ajo që duhet theksuar është fakti se përkundrejt kthimit të tyre në krishtenizëm, këta kanë jetuar edhe më tutje sipas dokeve dhe zakoneve të tyre, të cilat i veçonin nga të tjerët.

Mjafton të lexohet letra e shën Jeronimit dërguar Heliodorit, ipeshkvit të Antinout te Venediku, më 396, në të cilën qartë përshkruhet natyra e tyre e egër, ku ndër të tjera thotë: Egërsia e besëve dhe pamja e tyre e vrazhdë, e njerëzve të veshur me lëkura, të cilët dikur për shpirtrat e të vdekurve i bënin urban njerëzit, britmat e tyre të tmerrshme i zbutnin me këngën e ëmbël të kryqit dhe në tërë vendin tingëllonte klithma “Krisht”, gjegjësisht këngën e Paulinit nga Nola, mikut të Nicetës, të cilit edhe ia ka dedikuar këtë këngë, në të cilën përmenden shprehjet si të egër, përherë të gatshëm për luftë, grabitçarë, cuba etj.

Ja pra, çfarë mentaliteti ka mbretëruar në mjedisin ku ka vepruar ipeshkvi Niceta, i cili për nga kultura i ka takuar botës latine, kurse për nga formimi teologjik arealit gjuhësor grek.

Madje, për dallim nga Ulfila i cili ka qenë përkthyes i Biblës në gotishte dhe ithtar i arianizmit, e në mes tjerash edhe i lidhur me Konstantinopolin, Niceta ka qenë i lidhur me Perëndimin.

Sidoqoftë, krishterizmi, për përhapjen e të cilit Niceta vepron me fjalë, vepra dhe shkrime, duke përkthyer edhe pjesë të Biblës në gjuhën e besëve, u zhvillua edhe në forma monastike.

Këta rregulltarë kanë vepruar në trajta misionarike edhe ndër vetë besët.

Për më tepër, murgadat e këtyre rregulltarëve gjendeshin edhe jashtë Ballkanit, madje edhe në Sinaj, në të cilat përveç besishtes flitej edhe latinishtja greqishtja, sirishtja dhe gjuha egjiptiane.

Pikërisht murgadat thotë G. Schramm, dëshmojnë për ekzistencën e gjuhës bese si gjuhë kishtare me tekste liturgjike, libra uratësh dhe pjesë të ungjijve, mu ashtu si në mesin e armenëve e të tjerëve.

Sado që teoria e G. Schramm-it, e cila përmes krishtenizimit të besëve dhe përhapjes së tyre në trevat iliro-shqiptare ta shpjegojë etnogjenezën e popullit shqiptar, për nga konstrukti është e logjikshme, megjithatë, dashur e pa dashur, vetvetiu lë vend për disa pyetje fundamentale që kanë të bëjnë me krishtenizimin e shqiptarëve.

Së pari, si të shpjegohet fakti i qenies së të terminologjisë kishtare liturgjike në Kishën Katolike ndër shqiptarë, e cila terminologji është e karakterit latin dhe e latinishtes së kohës republikane?

Si të kuptohet pjesëmarrja e ipeshkvijve nga e gjithë treva iliro-shqiptare në koncilet ekumenike, duke filluar që nga Koncili i Nikesë në vitin 325, sikur të pranohej hipoteza se besët janë përhapësit e krishtenizmit ndër shqiptarë, në shekujt e mëvonshëm?

Ose, si të kuptohet e tërë ajo korrespondencë e papëve të Romës me ipeshkvijtë e trevës iliro-shqiptare, sikur të pranohet një hipotezë e krishtenizmit të vonshëm të shqiptarëve, të cilin ua sollën besët?”

Shihet qartë se Mirdita arsyeton me argumente. Dhe ka të drejtë.

Kam patur rastin ta takoj dhe të bisedoj gjatë me Schramm-in në Tiranë me rastin e një konference shkencore për krishterimin më 1995.

Schramm-i e mbajti kumtesën e tij sui generis, debatoi, foli gjatë.

Në një takim me të së bashku me prof. Skënder Anamalin ja kundërshtuam tezat e tij.

Arkeologjia ka dhënë fakte për krishterimin në Shqipëri shumë më përpara shekullit IV, shumë më përpara Niketës së Remezianës.

I thashë se studiuesi Ramadan Sokoli ka bërë një kumtim, ku thotë se Niketa qe dardan, pra ilir, se Niketa është autor i himnit të Deum Laudamus.

Schramm-i e kundërshtoi me forcë këtë fakt.

Në atë kohë unë s’kisha në dorë bibliografinë më të fundit për këtë çështje.

Në librin e dr. Mirditës kjo çështje sqarohet, besoj, përfundimisht. Dr. Mirdita në një nga shënimet e tij erudite ve në dukje:

“Për jetën dhe veprat e Niketës shih: Ernst Hompel, Nicetas Bischof von Remesiana. Studien zur Geschichte des altkirchlichen Taufsymbols. Diss. phil. Erlangen 1895; E. A. Burn, Niceta of Remesiana. His life and ëorks, Cambridge 1905; Ëilhelm August Ptin, Niceta, Bischof von Remesiana als Schriftsteller und Theologe, München 1909; Zoran Semjak, Niceta von Remesiana. Christliche Unterëeisung und christliches Leben im spätantiken Dacien. Diss. theol. Greiburg i. Br. 1975; Klaus Gamber, vep. e cit., fq. 71 – 83; Gottfried Schramm, Anfänge des albanischen Christentums…, f1. 48 – 111, 209-218. Deri vonë është menduar se Niceta është edhe autor i himnit Te Deum laudamus.

Mirëpo, në saje të një analize të thukët, të vetë tekstit, që e ka bërë Ernst Kähler, del se ky himn nuk është i tij. (shih: Ernst Kähler, Te Deum laudamus. Studien zum Te Deum und zur Geschichte des 24. Psalms in der alten Kirche, Berlin 1958, f1. 119-130).”

Teoria e Schramm-it ngjall diskutim, debat.

Ai nuk përfill faktet arkeologjike, por bën një sistem arsyetimi gati unik.

Schramm-i “rrëzon” teorinë e autoktonisë së iliro-shqiptarëve të paktën që nga prehistoria dhe epoka e bronzit.

Teza e Schramm-it është se shqiptarët janë të ardhur relativisht vonë në trojet e tyre.

Për më gjatë dhe hollësisht mund të konsultohet Gottfried Schramm, Anfänge des albanischen Christentum: die frühe Bekehrung der Bessen und ihre langen Folgen, Freiburg im Brisgau 1994.

KULTI I MANËVE, AUGURËT NË DURRËS

Altari është zbuluar në qytetin e Durrësit në vitin 1931 dhe mbishkrimi i tij është bërë i njohur nga Adrian Bruhl (Albania, 5, 1935, f. 91, nr. 2) dhe P. C. Sestieri “Epigraphica, 4, 1942, f. 132, nr. 8 si dhe nga Guntram Koch (Iliria 1, 1988, f. 157 e vazhdim).

Mbishkrimi është:

D.M.S

SERGCORNE

LIOCASTRICIO

SATVRNINOAVG

FRATRI

CASTRIANICE

MATRI

  1. ERGCORNE
L IVSCASTRICI

VS LYCARIOAGVG

P

D(is) M(anibus) S(acrum)

Serg(io) Cornelio Castricio Saturnino Aug(uri)

Fratri (et) Castriae Nice

Matri Serg(ius) Cornelius

Castricius Lycario Aug(uris) P(osuit)



Mbishkrimi u kushtohet Manëve nga Sergius, Cornelius Castricius Saturninus-it, Augurë vëllait (dhe) Castricia Nice-s,

Monumenti është i shekullit II pas Krishtit.

Formula D.M.S. dmth DIS MANIBUS SACRUM përkthehet ZOTAVE MANE TË SHENJTË.

Po çfarë përfaqësojnë Manët?

Në mitologjinë romake Manët ishin shpirtrat e të vdekurve dhe sidomos shpirtrat e mirë. Manët jetonin brenda në tokë, të afërmit u bënin për t’i nderuar blatime me verë e qumësht.

Sipas besimit romak varret ishin nën mbrojtjen e Manëve. Zhurma dhe tingujt e metaleve i shqetësonin Manët dhe i bënin të iknin, por pamja e zjarrit i gëzonte, prandaj pranë varreve vendoseshin llamba të vogla.

Tradita romake e respektimit të Manëve në Durrësin e shekullit I-rë përputhej me atë të banorëve ilirë që e kishin të fortë respektimin e kujtimit të shpirtrave të stërgjyshërve dhe të parëve të tyre. Kështu besimi bëhej sinkretik, i përbashkët. Edhe një gjë tjetër.

Nga mbishkrimi del se Sergi, Carnel Castrici Saturnini janë augurë. Por ç’janë augurët. Janë pjesëtarë të një kolegji priftërinjsh romakë të cilët shtinin fall me anë të fluturimit të zogjve (vetë emri augur vjen nga fjala avi-zog).

Augurët dilnin në një vend të hapur, ndanin kupën e qiellit në katër sektorë dhe sipas sektorit ku dukeshin zogjtë përcaktonin nëse ishin këto shenja të mira ose jo.

Augurët shtinin fall edhe me qëndrimin e pulave të shenjta (p.sh. si e çukitnin ato ushqimin e hedhur), por edhe me dukuri të tjera si me rrufenë, bubullimën.

Augurët ushtronin ndikim të madh në jetën politike, sepse interpretimet që u bënin ata falleve merreshin si bazë për të përcaktuar afatet e mbledhjeve dhe të fillimit të luftës.

Kemi një dëshmi të Ciceronit i cili tallet me interpretimet e augurëve që në shekullin I-rë para Krishtit.

Sipas Ciceronit augurët, duke gënjyer besimtarët shikonin njëri-tjetrin në sy dhe mezi përmbanin gazin, sepse vetë ata nuk i besonin falleve.

Shprehja “qeshja e augurit” përdorej për gënjeshtarët dhe mashtruesit. Augur quhej edhe një profet që i dështonin profecitë.

Dy shekuj mbas Ciceronit kolegji i augurëve në Durrës funksiononte seriozisht. Këtë e dëshmon edhe monumenti që përshkruam më sipër.

Serg Carneli Castrici Saturnini ja kushton monumentin vëllait Castri Nice dhe nënës, që duhet të kenë vdekur.

Sergi ka një mbiemër mitologjik Saturnini.

Lidhet me emrin e hyut Saturn, hyu i lashtë i romakëve për të mbjellat, që shumë shpejt u identifikua me Kronin e grekëve.

Sipas mitit Saturni, pasi u shpronësua nga Zeusi, erdhi në Itali, në krahinën që qeverisej nga Janusi dhe që më vonë u quajt Lacium.

Saturni u mësoi njerëzve bujqësinë, kulturën e rrushit, idenë e barazisë dhe lumturisë. Për nder të Saturnit organizoheshin festa të mëdha, saturnalet, që kremtoheshin çdo vit në 17 ose 19 dhjetor dhe vazhdonin 6 ditë e net.

Gjatë ditëve festive zhdukeshin dallimet shoqërore, shpesh skllevërit zinin vendin e padronëve, të cilët u shërbenin në tryezën e gostisë

Gjyqet dhe shkollat mbylleshin, të dënuarit nuk mund të ekzekutoheshin, armiqësitë ndërpriteshin.

Skllevërit me një kësulë frigiane, si shenjë çlirimi, rendnin në qytet, të dehur duke kënduar.

Jehonë e saturnaleve u bënë më vonë karnavalet etj.

Dita
 
Po shpreh disa mendime mbi kete postim meqenese jam i apasionuar mbas historise dhe sidomos mbi temen e etnogjenezes shqiptare (dmth mbi origjinen e kombit shqiptar).

Se pari, artikulli ne fjale nuk perben ndonje zbulim per sa i perket autoktonise shqiptare ne trojet tona. Akademiket shqiptar si profesor Shaban Demiraj (ish-kryetar i akademise se shkencave) e kane trajtuar mjaftueshem hipotezen e origjines trake te shqiptareve. Ndaj nuk kuptoj pse Moikom Zeqo lodhet kote... Ngjashmerite e fjaleve trake (qe jane shenuar ne antikitet) me shqipen e sotme jane perdorur nga disa historiane te huaj - sidomos historian ballkanik - per te pretenduar se ne jemi trake, dhe jo ilir/epirot. E quajta hipoteze dhe jo teori sepse mungojn faktet historike per nje emigrim nga Trakia drejt territoreve shqiptare. Ne munges te burimeve te shkruara, idea e nje emigrimi mbetet teresisht hipotetik! Nje emigrim i permasave te atilla nuk mund te kalonte pa u vene re nga romaket apo bizantet. Nuk po futem me thelle ne kete teme. Per me shume, lexoni librin ‘Prejardhja e Shqiptareve’, te profesor Shaban Demiraj.

Se dyti, artikulli le shume per te deshiruar. Ndersa shkruaj kete konstatim, jam i bindur se shume prej lexuesve te forumit do u duket si e tepert qe une gjej guximin te akuzoj Moikomin per dicka te tille. Dhe nuk ju hedh faj kur marr parasysh sjelljen time tipike ne forum. Por po ju jap nje shembull. Moikomi shkruan:

“Sipas G. Schramm-it, besët, të cilëve krishtërizimin ua përhapi ipeshkvi Niceta nga Remesiana, që nga fundi i shekullit IV e tutje, të persekutuar nga kanët bullgarë, si Krumi dhe i biri i tij Omurtagi, të cilët ishin paganë, në fillim të shekullit IX u detyruan të shpërngulen nga treva e tyre – territori në mes malit Orbelos dhe Haemus – dhe u vendosën në trevën veriore të Shqipërisë së sotme.”

Nje akademik i vertet kete pretendim mund te hedhi per toke me tre fjali:
Ku eshte burimi qe verteton emigrimin e Beseve ne Shqiperi?! Spekulime te tilla nuk kane pesh kur teorite qe flasin per lidhjen iliro-shqiptare jane te ngritura mbi baza teper me solide.
Dhe nese Beset asimiluan (ose ndikuan fuqishem te iliret), atehere si shpjegohet fakti qe gjuha shqipe ka terminologji kishtare me origjin nga Italia e Jugut si edhe ndikime gjuhesore greke para periudhes se krishterimit?

Nese deshironi te shikoni standarte te mirefillta akademike ne replika te kesaj natyre, lexoni botimin e siperpermendur te Demirajt.

Kam nje sere arsyesh pse jam kritik ndaj Moikomit. Por ky nuk eshte as vendi dhe as koha e duhur per te shtjelluar rezervat e mia. Thene kjo, do permend edhe nje pakenaqesi mbi artikullin e mesiperm: duke mos kritikuar mungesen e fakteve historike te nje emigrimi te beseve me troje ilire, me ose pa dashje, Moikomi le te kuptohet se kjo mund te kete ndodhur. Jo vetem qe kjo nuk eshte e drejte, por eshte e pafalshme! Historia ne ballkan eshte perdorur fuqishem si arme politike kunder shqiptareve, dhe nuk duhen lejuar gjera te tilla kur faktet jane ne favorin tone.

Ju kerkoj ndjese per gabime qe mund te kem bere, ose per paqartesi, gjate ketij shkrimi. Po e shkruaj me nxitim, nga telefoni...

Perversi juaj,
Barnaba
?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top