Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Teoria e evolucionit, sfidë Darvinit në shkollat e mesme amerikane

Teoria e evolucionit e اarls Darvinit është pjesë e detyrueshme e programeve mësimore në shkollat publike amerikane. Por qysh prej shumë kohësh, kjo teori shkencore e origjinës së llojeve ka kundërshtarët e saj - ata që besojnë se jetën e në Tokë e ka krijuar Zoti. Zlatica Hoke e Zërit të Amerikës njofton se një tjetër teori po fiton sot përkrahje si sfidë e mundshme ndaj teorisë së evolucionit në shkollat publike amerikane.

Kushtetuta amerikane garanton ndarjen e kishës nga shteti. Kjo nënkupton se në shkollat publike nuk duhet të mësohen besimet fetare.

"Sipas Amendamentit të Parë të Kushtetutës ne mund të flasim në shkolla për fenë, por nuk mund të bëjmë indoktrinim fetar. Pra ne mund të flasim mbi pikpamje të ndryshme fetare për krijimin e botës, për origjinën e njeriut, por në orën e shkencës ne duhet t’u mësojmë njerëzve shkencën ashtu siç përkufizohet ajo nga komuniteti shkencor".

Charles Haynes është studiues i së drejtës në Qendrën Amendamenti i Parë, në Arlington të shtetit Virginia. Ai thotë se zakonisht, në programin e një shkolle të mesme amerikane përfshihet teoria e اarls Darvinit për evolucionin, e cila bazohet në konceptin se qeniet e gjalla u krijuan si rrjedhojë e reaksioneve biologjike zinxhir të shkaktuara nga seleksionimi natyror.

Shumë amerikanë fetarë që besojnë se jeta është krijuar nga Zoti nuk duan që fëmijët e tyre të mësojnë teorinë e evolucionit. Shpesh, mësuesit u nënshtrohen presionit të tyre, thotë David Jackson, profesor i edukimit shkencor në Universitetin e Georgias, i cili ka qenë vetë mësues i shkollës së mesme.

"Në disa rajone të Shteteve të Bashkuara, sidomos në jug, është diçka mjaft e shpeshtë që teorisë së evolucionit ose të mos i kushtohet vemendje ose që kjo lëndë të mos jepet fare, apo madje që në orën e shkencës të paraqiten edhe idetë fetare krahas atyre shkencore, megjithëse kjo mund të mos jetë fare pjesë e programit zyrtar."

Për shembull, në vitin 2002, disa shkolla të distriktit Cobb të Georgias, shtuan një paragraf në tekstet e biologjisë së klasës së nëntë, ku thuhej pjesërisht se "Evolucioni është një teori dhe jo një fakt që ka të bëjë me origjinën e qenieve të gjalla." Këtë muaj, një gjykatës federal dha urdhër që kjo frazë të hiqej sepse binte ndesh me kushtetutën, por me siguri që vendimi i gjykatës nuk do të lihet pa u apeluar, thotë Profesor Jackson.

Të njejtat debate janë ndezur në 40 shtete të tjera të vendit gjatë dekadës së kaluar. Në vitin 1991, Philip Johnson, profesor në pension i së drejtës, botoi librin “Darvini në gjyq”, ku ai thekson se format komplekse të jetës nuk mund të jenë rezultat vetëm i procesit natyror.

"Njësia bazë e jetës, qeliza, nuk është më ashtu siç besohej të ishte në kohën e Darvinit - një material xhelatinoz që mund të ishte formuar me lehtësi në fund të një oqeani," thotë Johnson.

Libri i Profesor Johnsonit ka ringjallur argumentin e vjetër se të paktën një farë forme e jetës duhet të jetë rezultat i një dore inteligjente se sa i seleksionimit natyror, siç thotë teoria e evolucionit. Ata e besojnë këtë tezë sepse ajo përcakton se prapa kësaj dore inteligjente qendron një krijues inteligjent që është Zoti. Dhe, nëse shkenca mund ta provojë këtë, atëhere nuk ka arësye që kjo të mos mësohet në shkolla.

Instituri Discovery në Seattle, një organizatë studimore private, ndihmon shkencëtarët që përpiqen të provojnë nëse një farë forme e jetës mund të jetë produkt i një dore inteligjente se sa i evolucionit. Ja ç’thotë John West, drejtor për shkencën dhe kulturën në këtë institut.

"Pjesë e kërkimeve në këtë fushë janë studimet rreth probabilitetit dhe nevojës së seleksionit si dhe rreth mutacionit të rastësishëm. Pra, cili është probabiliteti që kjo të çojë në sistemet që ne shikojmë sot."

Një drejtori shkolle në Dover të Penilvanisë, vitin e kaluar e përdori një argument të tillë për të futur në programin e saj për shkencën teorinë e dorës inteligjente të krijimit. Lidhur me këtë vendim, disa prindër e kanë hedhur shkollën në gjyq. Ata besojnë se teoria e dorës inteligjente nuk është gjë tjetër veçse teoria e krijimit të botës nga Zoti.

Vëzhguesit jashtë Amerikës habiten se si kontradikta të tilla rreth teorisë së evolucionit të ketë pikërisht në Shtetet e Bashkuara, një nga vendet më të zhvilluara të botës për nga shkenca dhe teknologjia. Por ndryshe nga shumë vende të tjera, prindërit në Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të thonë fjalën e tyre se çfarë duhet të mësojnë nxënësit në shkollë dhe çfarë shkruhet në tekstet shkollore. Kjo, thonë disa, është pjesë e demokracisë amerikane. Mirëpo, thonë disa të tjerë, demokraci do të thotë gjithashtu respekt për kushtetutën dhe ndarja e shtetit nga feja është pjesë e rëndësishme e saj.



www.voanews.com
 
Titulli: Teoria e evolucionit, sfidë Darvinit në shkollat e mesme amerikane

Krejt pa lidhje
 
Titulli: Teoria e evolucionit, sfidë Darvinit në shkollat e mesme amerikane

Po i vjen fundi si cdo te pavertete tjeter.
 
Titulli: Teoria e evolucionit, sfidë Darvinit në shkollat e mesme amerikane

Po i vjen fundi si cdo te pavertete tjeter.

Shume e vertete.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back