Gjithnjë e më shumë njerëz, veçanërisht të rinj, po vuajnë nga hipotensioni, respektivisht nga tensioni i ulët i gjakut. Simptomat më të shpeshta janë: përgjumja, marramendja, dhimbja e kokës, zbehja, rraskapitja, kujtesa e dobët etj.
Ekspertët shprehen se nuk ka ilaç për tension të ulët, por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta kontrolloni. Kafeina, guarana dhe stimuluesit e tjerë do ta rrisin tensionin e gjakut, por në doza më të mëdha mund të nxisin rrahjen e shpejtë të zemrës, që do të thotë që duhet të jeni të kujdesshëm.
اdo ditë bëni dush me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë me radhë, bëhuni më aktiv, shëtisni më shumë, konsumoni më shumë kripë (kripa e lidh ujin në organizëm dhe rrit volumin e gjakut qarkullues), ndërsa çdo ditë pini shumë ujë dhe çaja bimorë. Hani më pak e më shpesh, konsumoni më shumë vitamina C, kalium dhe hekur. Pasuroni menynë me pemë dhe perime të freskëta.....//Lajmeonline