Tension Obama-Clinton? "Shaka idiote e Uashingtonit"

Зngjεll

___________
Zëdhënësi i Barack Obamës hodhi poshtë çdo lloj tensioni mes presidentit amerikan dhe sekretares së tij të Shtetit, Hillary Clinton në momentin kur kjo ka ngadalësuar ndjeshëm aktivitetet e saj.

"Mendoj se kjo ideja e përçarjes apo mosmarrëveshjes është shakaja e zakonshme idiote e Uashingtonit", tha zëdhënësi i Obamës, Robert Gibbs, përpara shtypit.

Clinton u largua pak nga skena muajin e kaluar pasi theu bërrylin më 17 qershor. Ajo mungoi në takimet e mëdha si për shembull në udhëtimin e fundit të Obamës në Rusi.

Këto mungesa, zhgënjimi i shprehur të hënën përpara ngadalësisë së makthshme, sipas saj, për emërimet në postet e administratës ngjallën në media pyetjet për fërkime të mundshme mes Clinton dhe Obamës, dy personalitete të forta që bënë një betejë të ashpër për të fituar kandidimin nga partia e tyre në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Një fjalim në formën e një vështrimi të përgjithshëm të politikës së jashtme amerikane, i mbajtur dje nga shefja e diplomacisë u interpretua si një mesazh i rëndësishëm që Clinton vazhdonte të ishte aty.

Sipas Gibbs, mosmarrëveshjet mes Obamës dhe Clinton, "janë një histori që po përpiqen ta shkruajnë që prej ndoshta disa vitesh".

"Ata kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë. Unë besoj se presidenti ia merr shumë mendimin sekretares së Shtetit. Ajo luan një rol të një rëndësie të madhe kur është fjala për të përcaktuar dhe vënë në jetë një politikë të jashme që ndryshon imazhin që kanë për ne në botë", tha ai. /start/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top