Tension në fushë e dhunë jashtë stadiumit, Cinari vendos derbin e kryeqytetit

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Edhe pse u luajt në Elbasan dhe pa praninë e tifozëve në stadium, derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana është karakterizuar nga tensioni në fushën e lojës dhe nga dhuna jashtë stadiumit.

Partizani ishte skuadra që triumfoi në këtë ndeshje me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Eraldo Cinari, lojtari “problematik” i të kuqve, i cili u rikthye me skuadrën pas shumë problemeve.

Tirana shpërdoroi në pjesën e parë, me Muçin dhe Seferin, ndërsa pjesa e dytë nisi me dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër. Bardhi u ndëshkua për Partizanin, ndërsa Batha për Tiranën. Pika kulmore e ndeshjes ishte në minutën e 83 kur Eraldo Cinari vendos gjithçka me golin e tij.

Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 26 pikëve, 9 më pak se Vllaznia e vendit të parë.

Përplasje mes tifozëve në Elbasan, shkatërrojnë lokalin​

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ndërsa në stadiumin “Elbasan Arena” luhej derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, tifozët jashtë tij patën një përplasje të dhunshme mes tyre.

Mësohet se tifozët kanë thyer xhamat e një lokali në qendër të qytetit të Elbasanit.

“Ishin me dhjetëra tifozë të Partizanit. Nuk e kuptova çfarë kishin. Ne ishim brenda po shihnim ndeshjen”, tregon për ngjarjen administratori i lokalit.

Policia ka shoqëruar disa persona.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top