Pas eliminimit të francezit Jo-Wilfried Tsonga gjithçka tashmë është e qartë. Nëse kanadezi Milos Raonic nuk arrin të shkojë deri në finalen e mastersit të Parisit, atëherë Stanislas Wawrinka dhe Richard Gasquet mund ta konsiderojnë veten fare mirë si finalistë të turneut përmbyllës të vitit, që do të zhvillohet javën e ardhshme në Londër. Kështu tenisti zviceran bëri detyrën ndaj veteranit spanjoll Feliciano Lopez, ndonëse gjërat nuk ishin edhe aq të thjeshta. Për të eliminuar numrin 25 të botës Wawrinka pati nevojë për setin final, set ku 28-vjeçari helvet u mjaftua me një break të vetëm në game-n e dytë. Përfundimisht Wawrinka mbylli takimin me rezultatin 6-3, 3-6, 6-3, në pak me tëpër se 1,5 h dhe në turin e ardhshëm do të ndeshet sërish me një tenist nga Spanja.
Bëhet fjalë për Nicolas Almagro-n, i cili pas fitores së thjeshtë 6-4, 6-3 ndaj kroatit Ivan Dodig të vetmen shpresë për të luajtur në kryeqytetin britanik, javën e ardhshme, ka fitoren e Masters-it në Paris – Bercy. John Isner mundi në tre sete polakun Przysiezny dhe në turin e tretë do të masë forcat me numrin 2 të botës Novak Djokoviç. David Ferrer ka kujtime shumë të ëmbla nga kryeqyteti francez, teksa të vetmin turne Masters në karrierë e ka fituar pikërisht në Paris, sidoqoftë edhe veterani spanjoll pati nevojë për tre sete për të mundur çekun Lukas Rosol. Në turin tjetër David Ferrer do të vihet përballë francezit Gilles Simon. 12 muaj parë Simon u eliminua në gjysmëfinale nga shtatlarti polak Janowicz, megjithatë këtë herë vuajti së tepërmi për të fituar derbin francez ndaj Nicolas Mahut.
Numri 17 i botës dhe njëkohësisht francezi i tretë për nga renditja në klasifikimin ATP fitoi takimin 6-4, 6-7, 7-6 në një takim që zgjati plot tre orë. Grigor Dimitrov eliminoi italianin Fabio Fognini dhe në raundin e tretë tenisti bullgar do të luajë me argjentinasin Juan Martin Del Potro, që fitoi 6-4, 7-6 ndaj Marin Cilic, duke i shkaktuar njëherazi edhe humbjen e parë kroatit që pas rikthimit nga pezullimi. Philipe Kohlschreiber pati ndeshjen më të lehtë, teksa humbi vetëm 4 game gjithsej ndaj Tommy Haas duke shuajtur përfundimisht shpresat e pakta të veteranit gjerman për të shkuar në Londër, ndërsa Rafael Nadal e theu me break në game-n e 11 të çdo seti bashkëkombasin e tij Marcel Granollers, duke fituar krejt takimin me rezultatin 7-5, 7-5 dhe në turin tjetër do të ndeshet me tenistin polak Jerzy Janowicz.
/S.Sport