Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tendencat e veres 2008!

Cilat janë ngjyrat që kanë hyrë në modë për këtë sezon veror. Disa nga fustanet që mund t’i përdorni për të qenë “fashion”

Tashmë duhet menduar për sezonin e ri veror, se çfarë fustanesh mund të veshim dhe me çfarë ngjyrash duhet ta pasurojmë garderobën tonë. Këtë sezon krijuesit kanë hequr dorë nga tendenca gri, duke i lënë hapësirë ngjyrave. Por, gjithmonë duhet respektuar kuptimi që përcjell secila prej ngjyrave. P.sh. e kuqja, mbart dhe transmeton gjallëri e alegri. Një fustan ideal do të ishte një prerje bust me dy nyje të mëdha, njëra e kuqe që mbulon pjesën e parme të gjoksit dhe tjetra rozë. ثshtë diçka midis stilit “glamur” dhe “lolita”. Një grua që vesh këtë fustan do të duket si një bizhu e mrekullueshme, ose si një dhuratë.
Bluja tronditëse dhe jeshilja e freskët shkojnë në një model bust. Një jeshile si ajo e fushave e bën fustanin që të përcjellë më tepër freski. Ky lloj fustani është shumë femëror, me një prerje që lejon t`i duken supet dhe me rrip në mes për të theksuar linjat, duke e sjellë shumë romatik si model. E verdha e ndriçuar, nuk është vetëm një fustan por dhe një bizhu. Me mëngë të gjata, prerje perfekte në nivelin e gjoksit dhe të vitheve, ky krijim bie në sy menjëherë nga prania e disa gurëve “svaroksi”. Ndërthurja e kristalit me të verdhën e ndriçuar e bën shumë elegant këtë fustan. Format janë lënë më të thjeshta në mënyrë që ngjyra të jetë elementi themelor. Në disa veshje nuk ndërhyhet shumë në prerje pasi luhet më tepër me thjeshtësinë. Kemi fustanin peshqir. Me një stil të pastër, ky fustan të impresionon për nga thjeshtësia. Ai vjen gati si një peshqir banjoje i mbledhur lehtas pas trupit. Ngjyra e gjallë portokalli krijon një kontrast me formën minimaliste të modelit. Po kështu dhe në rastin e një fustani antiformë, ngjyrë blu, me prerje të thjeshtë e veç me një prekje të lehtë me disa kopsa për t`i dhënë veshjes pamje sa më të këndshme. Ndërkaq, të tjerë zgjedhin linjen klasike. Si në rastin e një fustani në ngjyrë violet që mbulon siluetën nga koka te këmbët me një jakë aristokratike e shtrënguar rreth qafës dhe me një gjatësi që përfundon vetëm deri në fund të këmbëve është një krijim tepër origjinal. Përveç ngjyrës e formës, nuk duhet harruar stili; Ka një përzierje elementesh herë retro dhe herë futuriste. Ka rikthime në vitet `20 apo në vitet ’70. Me temina mbi pjesën e gjoksit dhe një ngjyrë blu elektrike, një lojë formash përfshin xhepat e mëdhenj në pjesën e përparme. Një fustan në ngjyrë molle jep ndjesinë e një butësie, por, ky është një fustan me një prerje që krijon fryrje në pjesën e vitheve, perfekt për ato silueta që u mungon kjo pjesë në trupin e tyre. Një model që i jep një pamje hënore femrës. Jakat e veshjes mund të jenë të mëndafshta e të rudhosura, modifikim i viteve ’50, mundësisht me ngjyrë të kuqe, në mënyrë që të krijohet kështu një efekt palash të njëpasnjëshme dhe një pamje tepër shik. Por edhe një jakë në formë golfi dhe supet me majë që krijojnë idenë e një austronauteje nuk do të ishte aspak ide e keqe për zgjidhjen e veshjes suaj.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back