Temperatura më e ulët në botë, -82.9 gradë

Love

βeℓℓe â๓e
timthumb.php


I ftohti polar që ka pushtuar një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shënuar dhe temperaturat më të ulëta të dy dekadave të fundit, ka bërë që Organizata Botërore e Meteorologjisë të publikojë temperaturat reale të shtatë kontinenteve, të cilat thyejnë rekordet botërore të këtyre viteve të fundit, raporton "Zëri i Amerikës".

Kështu në vend të parë renditet kontinenti i Antarktidës, i cili shënon -89.2 gradë celsius, më pas vjen Azia me -67.8 gradë celsius, pasohet nga Amerika e Veriut e kështu me radhë.

Ja temperaturat për secilin kontinent:

Antarktidë -89.2C (Vostok,1983)

Azi -67.8C (Verhojansk, Rusi, 1892 dhe Oimekon, Rusi, 1933)

Amerika e Veriut -63C (Snag, Jukon, Kanada, 1947)

Europë -58.1 (Ust'Schugor, Rusi, 1978)

Amerika e Jugut -32.8C (Sarmiento, Argjentinë, 1907)

Afrikë -23.9C (Ifrane, Marok, 1935)

Australi -23C (Charlotte Pass, New South Wales, 1994)
Shekulli
 
Titulli: Temperatura më e ulët në botë, -82.9 gradë

Eshte me se e mundur qe mund te kete shkuar -63 ne Kanada , keto dite ne disa provinca me eren ka qene -50, ketu ka qene -40 , po hajde merre vesh kete kohe te shtynene do jete +9
 
Back
Top