Edhe një paralajmërim i televizorëve OLED, kësaj radhe nga kompania LG, modelet e së cilës do të duhet të paraqiteshin deri në fund të vitit.
Sipas informatave të fundit të cilat vijnë nga LG, ky prodhues korean në ofertën e vet së shpejti do të duhej të shtojë edhe televizorët OLED.
Bëhet fjalë për televizorë me ekran prej 15 inç të cilët gjoja janë në prodhim e sipër, derisa në treg do të duhej të dalin në muajin dhjetor. Oferta së pari do t’i përkas fillimisht tregut korean, mirëpo pas pak kohe do të duhej të shpërndahej edhe në mbarë botën.
Sipas paralajmërimeve, ekran OLED nga LG do të ketë jetëgjatësi prej 30.000 orësh që është rezultat më i mirë sesa televizioni OLED XEL-1 i kompanisë Sony, derisa është paralajmëruar edhe rezolucion më i mirë se ky i fundit.
*telegrafi*