Televizioni i telenovelave braziliane, reportazh për Shqipërinë dhe shqiptarët (DETAJET)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Televizioni i telenovelave braziliane, reportazh për Shqipërinë dhe shqiptarët (DETAJET)



TV-Globo-2-1024x683.jpg

TV Globo, një nga televizionet më të mëdha në amerikën latine, i ka kushtuar kohë dhe vëmendje Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke thurur jo pak lavde për bukuritë natyrore, historinë dhe traditat e vendit tonë. Gazetarja Gloria Maria, ka vizituar shqipërinë dhe ka përgatitur një dokumentar 40 minutësh kushtuar pasurive natyrore dhe kulturës së shqipërisë, që sic thotë ajo, po rilind pa e humbur identitetin.


Në rrugëtimin e saj përmes shqipërisë, Gloria Maria, thotë se është njohur me njerëz karizmatikë, por edhe me kuzhinën e pasur që në vetëvete ruan traditat e më shumë se 10 shekujve. Ajo përmend bukën e pjekur në prush, apo tavën e kosit me mish qengji.

Gazetarja mrekullohet edhe nga historia e vendit tonë, që sicc shprehet, shfaqet në tradita si muzika polifonike, që është pjesë e trashëgimive botërore të UNESCO-s dhe në arkitekturë me rrënojat që kanë qenë dëshmitare të kalimit të pesë qytetërimeve. Kamera e ekipit brazilian ndalet edhe në qytetin e Beratit, një relike e perandorisë otomane; bunkerin ku diktatori komunist do të mbrohej nga sulmet dhe tek besimet fetare në vend, që ishin të ndaluara për gjysmë shekulli por që tani jetojnë në harmoni me njëri tjetrin.

Globo është televizioni më i madh komercial në amerikën latine dhe i dyti më i madh në botë, pas amerikanit ABC. Globo tv është edhe prodhuesi më i madh i telenovelave braziliane.
g.shqip
 

Attachments

  • TV-Globo-2-1024x683.jpg
    TV-Globo-2-1024x683.jpg
    147.5 KB · Shikime: 0
  • TV-Globo-2-1024x683.jpg
    TV-Globo-2-1024x683.jpg
    147.5 KB · Shikime: 0
Athua shqiptaret kaq shume i ndjekun telenovelat?!
 
Athua shqiptaret kaq shume i ndjekun telenovelat?!
Mossss!

I sfidoi turku telenovelat latine.
Madje ato kan pushtu e Italine e me gjere(me c'po diskutohet).

Shyqyr qe paska dal kjo gazetarja,se kam nje shok i cili ka jetuar,edhe dicka e lidh asaj ane.


Kryesisht ne Bolivi,por i njeh mire ato vende,edhe thote qe shqiptaret kane nje rep shume shume negativ asaj ane.

Ku?
Tek latinet. :D
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top