Aren
Anëtar i Respektuar
Teleskopi i NASA-s, “Kepler”, konfirmon ekzistencën e planetit me dy Diej. Planeti në fjalë gjendet në një distancë prej 200 vite drite nga Toka, dhe e quajtën Kepler 16-B. Sipas të dhënave të Shoqatës për Studimin e universit, diejt janë më të vegjël sesa dielli jonë, njëri për vetëm 20 për qind, ndërsa tjetri për 70 për qind.
“Interesante është se diejt perëndojnë pa një renditje të caktuar kohore. Ndonjëherë perëndojnë në të njëjtën kohë, nganjëherë njëra e pastaj tjetra. Njëherë dielli i vogël, pastaj më i madhi. Kjo lejon që objektet e atij planeti të kenë nga dy hije”, u shpreh një astronom.Sipas shkencëtarëve në planetin e posa zbuluar, nuk ka kushte për jetë. Temperaturat janë shumë të ulëta dhe shpesh bien deri – 100 gradë Celsius, por zbulimi është i rëndësishëm sepse tregon ekzistencën e sistemeve planetare shumë të ndryshme, nga të njohurat deri tani. Planeti është me madhësi dhe në masë të ngjashme me Jupiterin, dhe besohet se përbëhet nga gazra dhe shkëmbinj.
Lajmi i fundit
Last edited by a moderator: