Telefoni përkthyes Google “dy vjet larg”

Ketrushe

Pianistia
Gjigandi i përkthimit Google ka thënë se po punon në një telefon që mund të përkthejë drejtpërdrejt, automatikisht ndërmjet gjuhëve.

Përkthimi i gjuhëve drejtpërdrejt në telefonat mobilë mund të jetë vetëm dy vjet larg, sipas gjigandin të kërkimit Google.

Kompania tashmë ofron shërbimet e përkthimeve të tekstit dhe njohje të zërit, dhe Franz Och, kreu i shërbimeve të përkthimit, thotë se puna ka filluar tashmë në kombinimin e të dyjave.

Teknologjia duhet të punojë duke përkthyer shprehje në vend të fjalëve individuale, dhe kompania shpreson se duke vështruar në tekstin kolosal të përkthyer tashmë në linjë, ajo mund të prodhojë sisteme që do të jenë shumë më të saktë se versionet aktuale. “Nëse vështroni në zhvillimin e makinave të përkthimit dhe përparimet përkatëse në njohjen e zërit, kohët e fundit ka një përparim kolosal”, tha ai.

Me më shumë se 6,000 gjuhë të folura në mbarë botën, sidoqoftë, dhe aktualisht vetëm 52 të ofruara për përkthim në shërbimet aktuale të përkthimit të Google, shërbimi disi do të thotë se mësimi i gjuhëve të huaja nëpër shkolla do të rrallohet. “Qartësisht, që të punojë butësisht, na duhet një kombinim i makinave të përkthimit me saktësi të lartë dhe njohjeve të zërit me saktësi të lartë, dhe kjo është ajo për çfarë po punojmë”, tha zoti Och.

Deri më tani, kjo ende nuk është e mundur, dhe ekspertët e gjuhës sugjerojnë se teknologjia pa ndërprerje është aktualisht një e ardhme e largët. David Crystal, profesor nderi linguistike në Universitetin Bangor, tha se problemet që kanë lidhje me shpejtësinë e të folurit dhe larmia e theksave mund ta provojë si të pakapërcyeshme.

“Asnjë sistem për momentin nuk mund t’i bëjë ballë plotësisht”, shtoi ai.

Krokodili.com
 
Back
Top