Telefoni i së ardhmes dërgon puthje e përqafime

Gazolina

Moskokecarese
Në të ardhmen, komunikimi në distancë do të jetë më i gjallë duke lënë hapësira të mjaftueshme për emocione, në sajë të një telefoni që mund të dërgojë puthje, të transmetojë frymë dhe përqafime, duke i bërë kështu bisedat më intime. Një paisje e tillë është dizenjuar nga Fabian Hemmert nga Universitetit i Arteve në Berlin.

telefon.jpg

Sipas asaj që raporton revista britanike “Neë Scientist” prototipi është prezantuar në konferencën “Mobile HCI”, mbajtur në Stokholm.

Në të vërtetë, prototipet që janë prezantuar në kryeqytetin suedez janë katër, të paisur me të gjitha sensorët dhe paisjet e tjera që simulojnë kontaktin fizik.

Frymën e njeriut tonë të dashur, ndoshta mijëra kilometra larg prej nesh, do të mund ta ndjejmë nëpërmjet këtij aparati, i cili ende nuk dihet se kur mund të prodhohet për shitje masive. Gazeta Panorama Online
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Telefoni i së ardhmes dërgon puthje e përqafime

Do blej nja 20 cope kushedi me duhen LOL LOL
 
Pe: Telefoni i së ardhmes dërgon puthje e përqafime

uau qenkan te frikshem keto :D
 
Pe: Telefoni i së ardhmes dërgon puthje e përqafime

Eh, sa e afert do jete dita kur do jem i lumtur, do ju dergoje puthje e perqafime te ngrohta vale atyre qe me refuzuan dikur. :pucA munde te konsiderohet dhunim nje dergim i tille? :syze::lol:
 
Pe: Telefoni i së ardhmes dërgon puthje e përqafime

iii po behet gjithcka elektronike... po zevendesohen puthjet,prekjet.. ledhatimet deri edhe te ndjesh frymemarrjen !
ishalla nuk "prekin" edhe zemren :(
 
Back
Top