Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Telefoni celular i kthyer ne mikroskop.

CellPhone_610x432.jpg
Pedagogu i Universitetit të Kalifornisë, Prof. Dr. Aydogan Ozcan ka shpikur një mekanizëm dhjetë dollarësh i cili nëse vendoset në telefonin celular mund të dërgojë me anë të mesazhit rezultatet e analizave në spital.
Edhe pse në një moshë të re, vetëm 31 vjeç, një nga shkencëtarët më të njohur të SHBA-së dhe një nga pedagogët më të mirë të fakultetit të Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Kalifornisë, Prof. Dr. Aydoğan ضzcan hodhi hapat drejt një aparati që do të korrë sukses në fushën e mjekësisë.

Aparati me të cilin ka punuar Ozcan bashkë me ekipin e tij është një celular çfarëdo i cili kthehet në një mikroskop që kryen analiza. Në këtë mënyrë në vend të analizave të shtrenjta të gjakut të cilat bëhen me anë të aparaturave të shtrenjta dhe të patransportueshme, sëmundjet mund të identifikohen brenda një kohe të shkurtër dhe me një kosto të ulët. Sistemi punon me anë të një aparati të veçantë të vendosur mbi kamerën e celularit.

Ky aparat në të cilin filtrohet një burim drite bën të mundur shikimin brenda pak sekondave të rreth 50-100 mijë qelizave të gjakut të marrë si shembull dhe të vendosura mbi kamerën e celularit. Një program (soft ëare) i veçantë i vendosur në telefon analizon ndryshimin në qeliza dhe arrin të identifikojë sëmundje si sida, tuberkulozi, anemia, etj.

Rezultatet e analizave mund të dërgohen edhe me mesazh në çfarëdolloj qendre shëndetësore. Mendohet se ky aparat do të ketë sukses në parandalimin e sëmundjeve në vende si Afrika, ku përdoret shumë celulari dhe laboratorët janë të paktë.

Sipas një lajmi të dhënë në gazetën “New York Times”, me anë të shpikjes dhe të shitjeve që ka pasur, Ozcan ka formuar një kompani me emrin “Microskia”. Ndërkohë që aparati kushton vetëm dhjetë dollar.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back