Telefonat celularë dëmtojnë cilësinë e spermës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
“Besojmë se këto pajisje përdoren pasi konsiderohen shumë të sigurta, por mund të shkaktojnë efektshme të dëmshme nisur nga fakti që celularët i kemi gjithmonë praën si dhe kundrejt ekspozimit që u shkaktojnë herdheve” shprehet drejtuesi i kërkimeve Ashok Agarval, drejtor i qendrës së Mjekësisë Riprodhuese.

Në një studim të vogël, skuadra e Agarvalit mori disa provëva me spermë të 32 meshkujve dhe i çoi ato në laborator. اdo provëz me spermë u vendos në një tub të ngushtë konik dhe u nda në dy pjesë: në një grup për test dhe një grup kontrolli. Grupi i kontrollit nuk iu ekspozua rrezeve të celularit, por e mbajtur nën kushte dhe temperaturë të njëjtë si grupi për teste. Sperma në grupin për test u vendos 2,5 centimetra larg një celulari 850 mhz në gjendje pune për një orë. Kërkuesit u shprehën se 850 mhz është frekuenca më e përdorur. Ata u shprehën se masa 2,5 cm është distance mes xhepit të pantallonave dhe organeve mashkullore. Agarval u shpreh se shumë burra i mbajnë celularët në xhepin e pantallonave ndërsa përdorin kufjet për të folur. Për më tepër, kërkuesit zbuluan një rritje të stresit oksidativ si dhe një rritje domethënëse të oksidantëve, si dhe ulje të antioksidantëve. Agarval thotë se kjo tregon një ulje të cilësisë së spermës, duke përfshirë lëvizshmërinë dhe jetëgjatësinë. Shenjat e stresit oksidativ mund të shfaqen nën kushte të tjera, duke përfshirë ekspozimin ndaj ndotjeve apo infeksioneve të aparatit urinar genital.

“Ka një rritje mesatarisht prej 85% të atomeve për të gjitha subjektet në studim. Grupet e atomeve janë lidhur me një sërë sëmundjesh tek njerëzit, duke përfshirë edhe kancerin”, shprehet Agarvali. Këto grupe atomesh janë lidhur edhe me rënien e cilësisë së spermës në studimet e mëparshme. Sidoqoftë studimi ka kufizime të mëdha, thotë Agarvali, sic janë psh masat e vogla të provëzave. Për më tepër, studimi u krye në laborator duke mos përllogaritur mbrojtjen që ofron trupi i njeriut, si lëkura, kockat dhe indet. Agarvali është në hapat e para të një studimi të mëtejshëm i cili do të tregojë për rolin që luan trupi i njeriut për mbrojtjen nga valët elektromagnetike të përcjella nga telefonat celularë.
Shekulli
 
Mos ki merak se dhe tek femrat kan ndikimi negative celularet!
 
Në një studim të kryer gjatë këtyre ditëve, është bërë e ditur se katër për qind e të anketuarve nuk kanë në gjendje ta mbajnë mend numrin e tyre personal të telefonit, ndërsa dy të tretat e anketuarve nuk janë në gjendje të kujtojnë ditëlindjen e më shumë se tre shokëve ose të afërmeve të tyre, njofton agjencia Reuters.

Hi-tech rinia në këtë aspekt qëndron shumë më keq se gjeneratat më të moshuara. Personat nën moshën 30-vjeçare janë më pak në gjendje të kujtojnë numrat e telefonave ose ditëlindjet e të tjerëve, se ata mbi moshën 50-vjeçare.

Sipas këtij studimi, dy të tretat e të anketuarve kanë thënë se, shfrytëzojnë pajisje elektronike për “mbamendje” të datave të rëndësishme.

"Njerëzit e kohës së sotme duhet të mbajnë mend më shumë se ata që kanë jetuar përpara, mirëpo sot ata më shumë shfrytëzojnë pajisjet elektronike se trurin e tyre”, ka deklaruar, Ian Robertson, profesor i psikologjisë nga Dublini.

Për realizimin e këtij studimi, janë anketuar 3.000 njerëz.
 
Sic keshillohet dhe qe naten mos fleme me telefonin afer, edhe ne dhomat e bebave/ femijeve mos ket fare as telefon as tv
 
Ket muhabet e dija me koh un pranaj e maj pak telefonin..kshu qe sma mer menja se do sterelizohem :D
 
do e fus ne qorapa telin tash e oshte larg, afer 1 meter keshtu qe deri ka mosha 60 vjeq skom problem !!!!!!
 
do e fus ne qorapa telin tash e oshte larg, afer 1 meter keshtu qe deri ka mosha 60 vjeq skom problem !!!!!!

hahahha edhe un kshtu do t`ja bej :D:D mora ide prej teje G-lan-G
 
Dmth spermatozoidet nuk duhet te flasin ne tel :p

Faktikisht edhe une e kam degjuar, qe sot do e mbaj cel pas

Nuk dua qe spermatozoidet e mi te jene pertace :(
 
Cuna sa me pak ta perdorni tel,mundesisht mos e mbani asnjehere neper xhepa..:p :p Na shfaroset Shqiperia keshtu,ulen ndjeshem dhe lindjet..Behet nami me pak fjale...:D :D
 
Ne xhepin e pasem te pantallonave e mbaj une, madje shpesh edhe e shtyp se harroj kur ulem. Po prap, mire e ka ai parafolsi me lart, do e fus ne corape tani!
 
se mos eshte vetem telefoni qe ben dem ,,, pse kompjuterat ste bejne dem .. sidomos ata qe rrine me ore te tera ...si puna ime ...pse kufjet qe degjon muzike skane vale te demshme .. tel te ben me shume dem sepse e mban gjithmone me vete dhe keto pasoja ne do ti shofim ne te ardhmen
 
Te gjitha aparatet qe kan valle te bejne keq prandaj eshte dhe e indikuar qe tek dhoma e femive [qe jan ne zhvillim] mos ket as tv, as pc as telefon
 
Fatmiresisht nuk e perdor shume celularin :D
Dhe burrit tim te ardheshem do ja heq fare cel meqe qenka keshtu! :p
 
Kam degjuar edhe un keshtu per fat te keq e perdor shum celularin vetem qe do ta provoj ne laboratorin e ndonje femre dhe do ta shof rezultatin pas 9 muajsh
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top