sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
“Besojmë se këto pajisje përdoren pasi konsiderohen shumë të sigurta, por mund të shkaktojnë efektshme të dëmshme nisur nga fakti që celularët i kemi gjithmonë praën si dhe kundrejt ekspozimit që u shkaktojnë herdheve” shprehet drejtuesi i kërkimeve Ashok Agarval, drejtor i qendrës së Mjekësisë Riprodhuese.
Në një studim të vogël, skuadra e Agarvalit mori disa provëva me spermë të 32 meshkujve dhe i çoi ato në laborator. اdo provëz me spermë u vendos në një tub të ngushtë konik dhe u nda në dy pjesë: në një grup për test dhe një grup kontrolli. Grupi i kontrollit nuk iu ekspozua rrezeve të celularit, por e mbajtur nën kushte dhe temperaturë të njëjtë si grupi për teste. Sperma në grupin për test u vendos 2,5 centimetra larg një celulari 850 mhz në gjendje pune për një orë. Kërkuesit u shprehën se 850 mhz është frekuenca më e përdorur. Ata u shprehën se masa 2,5 cm është distance mes xhepit të pantallonave dhe organeve mashkullore. Agarval u shpreh se shumë burra i mbajnë celularët në xhepin e pantallonave ndërsa përdorin kufjet për të folur. Për më tepër, kërkuesit zbuluan një rritje të stresit oksidativ si dhe një rritje domethënëse të oksidantëve, si dhe ulje të antioksidantëve. Agarval thotë se kjo tregon një ulje të cilësisë së spermës, duke përfshirë lëvizshmërinë dhe jetëgjatësinë. Shenjat e stresit oksidativ mund të shfaqen nën kushte të tjera, duke përfshirë ekspozimin ndaj ndotjeve apo infeksioneve të aparatit urinar genital.
“Ka një rritje mesatarisht prej 85% të atomeve për të gjitha subjektet në studim. Grupet e atomeve janë lidhur me një sërë sëmundjesh tek njerëzit, duke përfshirë edhe kancerin”, shprehet Agarvali. Këto grupe atomesh janë lidhur edhe me rënien e cilësisë së spermës në studimet e mëparshme. Sidoqoftë studimi ka kufizime të mëdha, thotë Agarvali, sic janë psh masat e vogla të provëzave. Për më tepër, studimi u krye në laborator duke mos përllogaritur mbrojtjen që ofron trupi i njeriut, si lëkura, kockat dhe indet. Agarvali është në hapat e para të një studimi të mëtejshëm i cili do të tregojë për rolin që luan trupi i njeriut për mbrojtjen nga valët elektromagnetike të përcjella nga telefonat celularë.
Shekulli