Tekstet me te bukura SHQIP!

Titulli: Tekstet me te bukura SHQIP!

Kushtrim Hoxha Hana Cakuli - Kopshti

Deri n'dhimbje
Më therrë kjo qetësi
E unë fluturoj
Fluturoj përtej reve
Me mijëra netë e ditë
T'vërtetën pa pushim përsëris
Der'sa shpirti m'qan
Kur kujtoj atë këngën
Që t'largoi nga unë

Ref
Në kopshtin tim të perqafoj
T'a dëgjoj prapë zanin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqësi mund t'paraftyroj

Deri n'dhimbje
Më shpon kjo vetmi
E unë pres t'takoj
E kapërcej malin për ty
M'ka marrë malli, qajë si fëmijë
T'vërtetën as që dua t'a di
Der'sa shpirti m'dhemb
Kur kujtoj atë ëndrrën
Që e shihnim bashkë

Ref
Në kopshtin tim të përqafoj
T'a dëgjoj prapë zërin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqesi mund t'paraftyroj

Në kopshtin tim të përqafoj
T'a dëgjoj prapë zërin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqësi mund t'paraftyroj

Solo/Ref
Tash kopsht nuk ka ma
Gjethet s'kanë ra
Lulet janë tha
Se ti nuk je ma

Tash kopsht nuk ka ma
Gjethet s'kanë ra
Lulet janë tha
Se ti nuk je ma
Tash ti nuk je ma…

Ref
Në kopshtin tim të përqafoj
T'a dëgjoj prapë zërin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqësi mund t'paraftyroj!!
 
Titulli: Tekstet me te bukura SHQIP!

Ardit Gjebrea- Kur Braktis Ate Qe Do

Ti, ti po kthehesh perseri tek une
me pendese dhe trishtim pafund
ka kaq kohe qe po te pres, sa shume

Vjen, permes eres neper nete ti vjen
Nostalgji dhe deshperim me sjell
sa e huaj je tani, sa e ndjere

Ku shkruan endrrat, ku?
Ke deshen syte e tu, se di
Ne heshtim qe te dy
na ndan nje ftohtesi tani

Ref:
Kur braktis ate qe do
vjen nje cast qe e kupton
se pa te ti dot s'jeton
Cfare me thuaj vlen ne bote
kur je vetem e ke ftohte
dhe nje zemer se gjen dot
Ku shkuan pritjet, ku?
Ku ndali hapi yte, se di
ne ndjenje ne fshehtesi
jam skllavi yte me thote tani

Une, sa trishtim po ndjej ne shpirt, cudi
Kur pendesen shoh ne syte e tu
S'di te dua, a te humba pergjithenji

Ti, ti u ktheve
lotin shoh te ngrire
Jam i dobet dhe te fal, se di
ne mund ta kthejme ne jete dashurine

Ref:
Kur braktis ate qe do
vjen nje cast qe e kupton
se pa te ti dot s'jeton
Cfare me thuaj vlen ne bote
kur je vetem e ke ftohte
dhe nje zemer se gjen dot
Ku shkuan pritjet, ku?
Ku ndali hapi yte, se di
ne ndjenje ne fshehtesi
jam skllavi yte me thote tani​
 
Titulli: Tekstet me te bukura SHQIP!

Teksti:

Kur shpija nisë me lëshu shi
E bebëzat t'u kanë rritë
Kur shpirti jot mban zi
Veç uji ban me u pi

Ti je shkëndijë
E ti e puthë këtë dhe
Pa u zgju
As dheu s'asht i lehtë

Ti je këtu
E gjumin ta kanë vjedhë
Pa u zgju
As dita s'din me çelë

Kur dora t'mbetet thatë
E ti vazhdon me dhanë
Kur nuk lanë send pa ta marrë
E s'lanë dritë pa ta nxanë

Ti je shkëndijë
S'ke bisht me e shti ndër kamë
Pa u zgju
Kurrë dielli s'ka me dalë

Ti je këtu
Me frymë që ta kanë ndalë
A je zgju

Ka ardhë koha me u mbajtë n'mend
Për fëmijët që kanë me u rritë n'këtë vend
E me marrë përjetësinë

Se po dhemb që andrra e vetme e rinisë
Asht me i ba punët me ikë diqysh

S'ka me ndodhë asnji ndryshim
Për aq kohë sa ka njerëz qe ndihen
Që s'kanë qenë kurrë fëmijë

E s'janë çu n'kamë për me i shkulë rrajtë e këtij mjerimi
Që asht hapë n'secilin qysh

Ti je shkëndijë
E ti e puthë këtë dhe
Pa u zgju
As dheu s'asht i lehtë

Ti je këtu
E andrrat t'i kanë vjedhë
Pa u zgju
As dita s'din me çelë


[video=youtube;ah2-IqzPUNw]https://www.youtube.com/watch?v=ah2-IqzPUNw[/video]
 
Titulli: Tekstet me te bukura SHQIP!

Heroi

Shiko fotografinë 29255


Kush me tha se Agimi eshte i vdekur
Kush me tha se nuk ndihet pushka e tij
Ne çdo zemer shqiptari ai ka mbetur
Ne çdo kenge do ta gjeni perseri

A i lexoni vargjet e Agimit
Qe ia thurren lavdine Kosoves nane
A e shihni rasen e Koshares
Sikur mburet me plumbat qe i mban

Ref...x2
Ai ka mbetur gjithmone
Si flamur qe valon
Zeri i tij sot Kosoves i therret

Ta gezojme kete liri
Ku s'do te kete me kufi
Ishin fjalet qe mbeten amanet



Kush me tha se Agimi eshte i vdekur
Kush me tha se nuk ndihet pushka e tij
Ne çdo zemer shqiptari ai ka mbetur
Ne çdo kenge do ta gjeni perseri

A i lexoni vargjet e Agimit
Qe ia thurren lavdine Kosoves nane
A e shihni rasen e Koshares
Sikur mburet me plumbat qe i mban

Ref...x2
Ai ka mbetur gjithmone
Si flamur qe valon
Zeri i tij sot Kosoves i therret

Ta gezojme kete liri
Ku s'do te kete me kufi
Ishin fjalet qe mbeten amanet


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
TI, BOTث E HESHTUR
Teksti: Dritan Kukeli
Muzika dhe orkestrimi: Bledar Sejko
Bateri: Leonard Vocaj
Kitarë bas: Ervin Xheka
Kitarë shoqëruese: Artan Lokja
_______

Ne ishim vetëm dy të panjohur
Që ecnim bashkë nëpër natë
Unë çaja terrin, ti yjet ndiqje
Dhe belbëzoje ngadalë

Ti më tregove se botën njihje
Pa tinguj, zëra, pa fjalë
Por gjuha jote, krejt me simbole
Më magjepsi në çast

Jo, ti s'flet, ndoshta s'dëgjon
Por jeton si çdo njeri
Ti që ecën, që krijon
Vallë pse të heshtësh përjetësisht

Ti lotët s'njihje, ti buzëqeshje
Trishtimin mbysje në çast
Ti dashuroje veç me vizione
Mallkoje heshtjen pa fjalë

Një thirrje të largët më pas dëgjuam
Ti rende, rende drejt saj
Ish ëndërr shprese, ish dehja jote
Unë dhimbje ndieva pas kësaj

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Pragu i vegjëlisë
Muzika: Flamur Shehu
Teksti: Zhuljana Jorganxhi
_____

Erdha prapë te ky prag i dashur
Ku gjithçka me zë të ngrohtë më thotë
Mirë se vjen
Dhe çdo zemër portat m’i mban hapur
Vendlindje që në krahë m’ke mbajtur
Mua birin tënd me mall më pret
Dhe më përcjell

Tek ti njoha unë nënë e babë
Ma dëgjove ti të parën fjalë
Dhe hapin që hedh kudo në atdhe
Ti e ndoqe veç me sytë e nënës
Lule bëje biro këtë dhe

Të madhen dashuri që nëna na mëkoi
Ia falim Shqipërisë
Ndaj zemra e saj gufon
Si qumështi që pikoi e u bë dritë
Të madhen dashuri që nëna na mëkoi
Ia falim Shqipërisë
Ne bijtë e saj, jo kurrë s’e harrojmë
Atë prag të parë, pragun e vegjëlisë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Një mëngjes
Muzika: Spartak Tili
Teksti: Agim Doçi
Këndon: Parashqevi Simaku
____

Prisja
Një mëngjes në stacion
Autobusin
Befas shiu nis po e pikon

Ti
Tok me njerëzit rri
Dhe drejt meje vjen
Me ngrohtësi

Zemra troket
Sikur më flet
Po ç'kërkon vallë
Që vjen tek unë ky djalë

Eja pranë ti këtu
Mos u lag, kam çadër unë
Ndrojtje s'kam, nuk të njoh
Te ky djalë njeriun e mirë unë shoh
Në një mëngjes nuk është fare çudi
Njeriun e mirë ta njoh tashmë kushdo
Ndaj unë për të këndoj me ngrohtësi
Në jetën tonë e gjejmë atë ngado

Ky çast
Ja më solli sot t'ju them
Në mes tonë
Njerëz zemërbardhë kudo gjen

Vijnë
Tok me diellin ndrijnë
Një herë i takon
Dhe s'i harron

Për çdo njeri
Që është si ti
Zemra më thotë
Gjithmonë një fjalë të ngrohtë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Rosela Gjylbegu- Rri me Mua

Sikur te jesh me mua
do te zgjoja me nje kafe
Sikur te jesh me mua
Do te trembej dhe fjala "Pse"
Sikur te jesh me mua
do besoje çdo gje tek une
Do te te vija çdo nate ne gjume
do te puthja edhe me shume
Sikur te jesh me mua
Une si hena pas do vija
e... ne krahet e tu te rrija
Do harroja merzite e mia
Sikur, sikur te jesh me mua
S'do pendoheshe asnjehere
Do jetoja per ty 2 here
se te dua dhe eshte e prere

Ref 2X:
Rri me mua!
Po ta them per here te fundit
Rri me mua!
Pa ty jeten nuk e dua
me ty diten e bej muaj
Pa ty dielli eshte i huaj
Rri me mua!
Vetem une po te dua
Rri me mua!

Sikur te jesh me mua
Une si hijepas do vija
ne krahet e tu te rrija
Do harroja merzite e mia
Sikur te jesh me mua
S'do pendoheshe asnjehere
Do jetoja per ty 2 here
se te dua dhe eshte e prere
Rri me mua!

REF:
Po ta them per here te fundit
Rri me mua!
Pa ty jeten nuk e dua
me ty diten e bej muaj, me ty
Pa ty dielli eshte i huaj
Rri me mua!
Vetem unee po te dua
Rri me mua!
Rri me mua!

Me ty diten e bej muaj
Pa ty dielli eshte i huaj
Rri me mua! Rri me mua!
Vetem une po te dua
Rri me mua!
 
Bashkë me fëmijët

Shpeshherë të dielave
Bashkë me fëmijët e mi
Dal e sodit me ta
Qytetin tim
I përkëdhel
E flokët u lëmoj
Bashkë me ta këndoj
(Bashkë ne këndojmë)

Sa herë nga puna dal
E kthehem në shtëpi
Tek lozin bashkë me shokë
Fëmijët takoj
Dhe ndiej gëzim
Ndiej zemrën që më rreh
Kur i përqafoj

Bashkë me fëmijët ndihem unë i gëzuar
Njerëzit, qytetin tok me ta përshëndes
ثshtë vendi ynë, janë rrugët tona
Që me djersë i kemi ngritur vetë
Dhe u tregoj, për rrugën tonë
Që të dinë e të vazhdojnë në jetë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Pirati i zemrave

Si një vagabond që fatin e sfidon
Në avujt marramendës një dashuri kërkon
Sa zemra kish rrëmbyer, sa puthje kishte dhënë
Por koti i dashurisë këtë mbrëmje e kishte zënë

Një det i virgjër plot me zemra
Sa shumë piratin e tundoi
Një shishe plot me Xhoni Uollker
Këtë çast mendimin ia trazoi

Një dashuri donte të zgjidhte
Një zemër donte të rrëmbente
Ndaj ky mendim i thellë piratin
Sa shumë këtë mbrëmje e mbërthente

S’ka frikë nga dete, oqeane
Nga zemra që s’pranojnë s’ka frikë
Dhe sytë e tij lexojnë misterin
Si një mëkat që të trondit

Kërkon, kërkon edhe pse lodhet
Sa ego duan dashuritë
Sa kokë e krisur dhe e çmendur
I dëshpëruar në vetmi

Përse, përse gjithë zemrat i braktise
Vajto, vajto pirat i këngës sime
Përse, përse ti zemrën nuk e gjete
Vajto, vajto o lundërtar pa dete
O pirat i zemrave

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pesë fustanet dhe adhuruesit (Festivali 1993)
Teksti: Rita Filipi
Muzika: Ferdinand Deda
Orkestrimi: Shpëtim Saraçi
Këndon: Redina Tili
_________

Pesë fustane kam sot unë për mbrëmje
Një dua të zgjedh e që më shkon
Dhe të gjithë ata që m’adhurojnë
Dua unë t’i çmend, të gjithë sa janë

I gjelbër ky fustan, dantellë e bardhë
Për pranverë s’është, është shumë i gjatë
Ky fustan i kuq me tulipanë
Oh sa përmbi gju i shkurtër rri

Ah kjo pasqyra do t’më tregojë
Sa adhurues do t’më çmojnë
Në sytë e djemve vallë do të shikoj
Veç një princeshë që lakmojnë

Ky fustani blu me dekolte
Një puthje në sup s’di pse më pret
Ky fustan i bardhë si virgjëreshë
Vallë kështu do t’ngjaj, kush do t’më prekë

Ky fustan i zi sa ngjeshur rri
Belin tim të hollë do t’më tregojë
Ky fustani blu me dekolte
Një puthje në sup s’di pse më pret

Pesë fustane kam sot unë për mbrëmje
Një dua të zgjedh e që më shkon
Në pasqyrë unë rri dhe s’e kuptoj
Kush po loz me mua, unë apo djemtë?

[video=youtube;NrIa9B-NLbk]https://www.youtube.com/watch?v=NrIa9B-NLbk[/video]
 
Ishte viti 1991, kur këngët kishin orkestër simfonike.
Nuk kishte ardhur akoma koha që këngët të këndohen nga një ahengxhi, i shoqëruar vetëm nga një tastierë dhe një qyp elektronik...

Përse kështu (Festivali 1991)
Teksti: Donika Xhixha
Muzika: Artur Dhamo
Orkestroi: Edmond Xhani
Këndojnë: A.Dhamo, A. Filipi, H. Sadikaj
_________

Ndoshta gabim në jetën tënde
Desha të hyj
Por ti më fal
Ndoshta pendim ndien këto çaste
Për sa më dhe
Sërish më fal

Ndoshta nuk munda
Noshta nuk di të mbes pranë teje
Ndaj po rri larg
Veç jo pa dhimbje
As dhe pa mall
Në heshtje qaj
Veç ti mos qaj

Se kam kaq kohë që veten pyes
Kush ka gabuar
Ka kohë që zemra rrahjet i shton
Ty t’kërkon, të kërkon
Kur ikën larg e paske mendimin
Për këtë ndjenjë
Kam kohë që ty të pyes
Të pyes pa fjalë, përse kështu

Unë s’dua kurrë që syve të tu
Në vend të gazit t’u ngrijë ky lot
Loti i tundimit mbi cep të buzës
Gjurmën e puthjes s’e ruan dot

Po jo nuk desha dhe të pikojnë
Nga sytë e mi të pastrit lotë
Për dashurinë që mbeti ëndërr
E më tek unë nuk kthehet dot

Ndoshta harruar e ke poetin
Dikur të thoja vargjet e tij-a
Se s’dashuronim as unë, as ti
Po dashuronte dashuria

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
ZANA

Ja erdhi e diela përsëri (o Zana)
Plazhit shkojmë si gjithnji (o Zana)
Treni mbushur plot përplot (o Zana)
Zanën time s'e gjej dot (o Zana, o Zana)
Zërat tanë i bashkojmë (o Zana)
Këngën tënde po këndojmë (o Zana)

Ditë e bukur, dielli ngroh (o Zana)
Bregut të detit unë kaloj (o Zana)
Të gjithë njerëzit i shikoj (o Zana)
Zanën time po kërkoj (o Zana, o Zana)
Ja pulëbardhat fluturojnë (o Zana)
Vallë ty po të shikojnë (o Zana)

Nga plazhi shumë unë u largova (o Zana)
Disa vajza unë shikova (o Zana)
Ti më pe dhe po vrapon (o Zana)
Më vjen pranë, më përqafon (o Zana, o Zana)
Frymëmarrjen tënde unë e ndiej (o Zana)
Flokët unë ti përkëdhel (o Zana)

Dore për dore ne vrapojmë (o Zana)
Njëri-tjetrin e ngacmojmë (o Zana)
Ti vrapon e unë të ndjek (o Zana)
Valët e detit kapërcen (o Zana, o Zana)
Zërat tanë i bashkojmë (o Zana)
Një këngë të dy ne po kendojmë (o Zana)

O Zana, o Zana, o Zana, o Zana...


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Tonin Tershana - Erdh Pranvera
Hapa dritaren e dhomës sime
Në kornizën e qiellit të kaltër
Hyri një degë bajame e mbushur
Me lule të bardha

Prane meje dikush tha
Erdh pranvera
Por unë nuk e besova

Fluturoi dallëndyshja para syve të mi
Në rrezet e diellit ngrihet në ajer
Mbërrin cicërimi i gëzueshëm i saj
Gjeti folenë

Dhe prap dikush më tha
Erdh pranvera
Por unë nuk e besova

Erdhe ti tek unë
Me ato flokët e verdhë
Me një bluzë të hollë
Mbuluar supet e njomë

Nëpër sytë e tu
اelte lule limoni
Nëpër buzët e tua
Pikonte erë limoni
E besova
Erdh pranvera
Kishte ardh pranvera

Qendroi dallëndyshja e varrur n'fole
flatrat e lehta i rrihte në erë
qielli i pafund dhe dielli u futen në krahët e saja
dhe prap dikush më tha, erdhi pranvera
por unë nuk e besova...

Erdhe ti tek unë
Me ato flokët e verdhë
Me një bluzë të hollë
Mbuluar supet e njomë
Nëpër sytë e tu
اelte lule limoni
Nëpër buzët e tua
Pikonte erë limoni
E besova
Erdh pranvera
Kishte ardh pranvera
Marita Zimmermann
5 years ago
Teksti i kenges eshte i Fatos Arapit.Nje realizim i perkryer bashkepunimi artistik i kompozitorit Pjeter Gacit,,me poetin Fatos Arapi.Kenga u paraqit neFestivalin e 11 te kenges .

Marita na qenka e martuar me te huaj :D
 
Redaktimi i fundit:
Frederik Ndoci - Zonja Shkoder

Zonja Shkoder
Nji kange du me ta kendu
Kaq larg nga ti
Shume me ke mungu.

Na ikem, te braktisem,
udhe te mbare pa na beku,
ti qan atje per ne,
per ty na qajme ketu.

Kjo kange vaji,
qe te kushtohet ty,
le ta shuj' pak mallin
e times rini.

Ah, e di se kurre
S' me tret jo dheu i huj
Po te lutem loce
Nji vorr n'dhe tand ma ruj.

Liqenit t' Shkodres,
ketu nane, si k'nojme
Rozafatin tone,
ne k'tu, nuk e shikojme.

Mbi rrugicat tuja
Tani ma nuk vrapojme,
Rinia jone..
Aty si ta harrojme.

Na mungon balta jote, gazi pa kufi,
karajfilat e tu, plot hijeshi
nje syzeze e heshtur, perkarshi
ai cift pellumbash, qe sillen n' ajri.

Dielli kur del, mbi maje t' Sheldise
Vajit t'permallshem, bylbyli tek ja nis
Jargavanat e tu, bukuri e rralle
Ah, ma gjen nje burre ta duroje k'te mall.

Shkodra e Zonjes,
plot halle sot po fsheh
Thone thinjet Taraboshi,
Cukali thojn' ka re.

Zemra ime e ngrime,
kendon ktu „Lulebore"
shoket qe m' rrethojne
buz'qeshin me zor.

Ah, ketu larg nga ti,
askush s'u ba poet
ne gjunje, i perlotun
s'bahet kerrkush mbret.

Per shkodranet larg
ma e hillet pleqnia,
tek veshi ushton:
„Vllazniaaa!"

Na mungon balta jote, gazi pa kufi,
karajfilat e tu, plot hijeshi
nje syzeze e heshtur, perkarshi
ai cift pellumbash, qe sillen n' ajri.

Dielli kur del, mbi maje t' Sheldise
Vajit t'permallshem, bylbyli tek ja nis
Jargavanat e tu, bukuri e rralle
Ah, ma gjen nje burre ta duroje k'te mall.
 
Frederik Ndoci - Ah ky mall

Ah kaq larg nga ti,
Me jep pak kaltersi, te them sa sy ka qielli!
Nga vendlindja larg,
Kerkoj pak ngrohtesi, por sa pak ngroh dielli!
Ne lotet e mallit tim.
Kur marrim dashuri, lexojme sa sy ka malli,
Prej larg vjen ky afsh, qe zemrat na i perflak!

Ne shteg te mallit Rozafa m'del!
gazmend shkodranesh kam,
Atje une jam, kur s'jam,
Ne ditet kur mungoj! Tane çastet kur kendoj,
Mos me rrej me lulebora e karajfila!
Moj zoje e rande,
O moj hyjnorja jeme,
lulebore je vete.

Sa blu me dhe ne prag o zot,
Ky lum ky det, pulbardha mbi liqen qe lot!
Ky fllad qe jete me jep kur fryn!
Po zgjon kujtimin qe nuk flet,
Oh jargavan per mall, oh moj maranxe e rrall,
Kur na nis, si na pret! Sa kujtime tret!
Kjo zemer qe kaq fort po dhemb!
Si mozaik te shtrohet loce mbi kalldrem!
Sa do me fat kam kene,
Ne bote me lule rrethu plot,
Por kur nuk jam me ju, vec jaret mike i kam!
Si ne qiell e mbi det i permallur jam!
SA MALL O SHKODER KAM!!!
 
Ushtria e Kosovës

Hej more hej
Jemi gjak ilir, kurr s'tutem
hoj në ketë tokë e kem mbrojt çdoher
me grykë të pushkës...

Se jem Shqipe me dy krena
kuq e zi deri në vena...
Brez pas brezi e dham besen
për këtë tokë e japim jetën...

REF.:
Jam gjak dardan, jam Iliri
jam ushtar i Shqiptaris
tash dy ushtri Kosovë-Shqipëri
o Adem tash ne na ki....



Hej moj serbi
tash ke punë me dy ushtri
gati na ki me luftu
për nder e për liri


Se jem Shqipe me dy krena
kuq e zi deri në vena...
Brez pas brezi e dham besen
për këtë tokë e japim jetën...

REF.:
Jam gjak dardan, jam Iliri
jam ushtar i Shqiptaris
tash dy ushtri Kosovë-Shqipëri
o Adem tash ne na ki....



Se jem Shqipe me dy krena
kuq e zi deri në vena...
Brez pas brezi e dham besen
për këtë tokë e japim jetën...

REF.:
Jam gjak dardan, jam Iliri
jam ushtar i Shqiptaris
tash dy ushtri Kosovë-Shqipëri
o Adem tash ne na ki....

Meti dhe Shemi



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ne e duam vendin tonë...........
:zemer::zemer::zemer::zemer::zemer::zemer::zemer::zemer::zemer::zemer::zemer::zemer::zemer::zemer:
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Fjalet u tremben nga ne
Pyes veten , s’gjej pse
Per ty te vuaj , s’ja vlen
Me nuk jam
Me s’me gjen

Uuuhuhu
Shkoje koken , mos e kthe
Uhuhuhu
Qe nga sot nuk me ke

Aaa aaa aaa
Isha oqean
A-a-a-a
Nje pike uje se ka-a-am
Ti e thave krejt

(2x)
Dikur me thoje perje-e-et
Tani mbetem shkre-e-et

Edhe pse qan me pendim
Mbylli dyert shpirti im
Trupi me dridhet purtek
Mos me fol , mos me prek!

Uuu
Shkoje koken mos e kthe
U-u-u
Qe nga sot nuk me ke-e
Isha oqean ...
Nje pike uje se ka-a-am
Ti e thave krejt
(2x)
Dikur me thoje perje-e-et
Tani mbetem shkre-e-et
 

...per Kosoven e dashur... Amaneti I Mergimtarit


heej po ua them dy fjal te verteta
ne mergim s'kalohet jeta
kam kalu shum halle, derte
kam kalu ne male, dete
skam lan ven per pa shetit
ne evrop e n'amerik

heej po u baj be ne kta dy sy
pasha thinjat qe i kom n'kry ,
pasha rrudhat qe i kom n'ball,
pasha Zotin qe m'ka fal,
pasha plagt qe i kam ne shtat ,
ne Kosove do t'vdes rahat.

heej kam pa bote e qytetrim
kerkun s'pash si vendin tim
rahat gjumin kun se bana
veq n'Kosovë me qonte andrra
pa ndegjo zogu i shqiptarit
amanetin e mergimtarit
nga do t'vini nga do te shkoni
heejj kurr Kosoven paj mos e harroooni.


Sefedin Duraj


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Yll Limani - Najhere
I kom majt syt mshel per mos me t'pa tu ik
E kom majt kryt nalt edhe pse komt mu kane dridh
Jom munu me marr frym thell, edhe shpirtin me qetsu
E me t'lon me shku, e me t'lon me shku...e me t'lon me shku

Po nese dhimbja vjen miresevjen veq me kon me ardh ma shpejt
mem pushtu sa ma heret qaq ma mire, se nuk muj e spo du
ditet njo ka njo mem shku tu menu per tyyyy.

REF: E najher nese muj une me t'harru najher, Nese muj une zemren prap me qel, e me dal dielli me ndriqu najher, najher,e najher
Najher nese malli per mu t'merr, Dije dyrt e zemres teme jon qel
Jom n'venin e njejt ku m'ke lon at'her, najher, najheeeeer...

..E peshen e dashnis vet e kom majt n'krah, skom lyp prej teje
kurr kurgjo. E n'rrugen qe je nis nuk o rruga e dashnis,
nuk ki me mrri kurr fundin e saj.
E nese nje dite m'kujton, shpresoj qe ka me kane per te mire
Mos meno per mu qysh jom...
Po nese dhimbja vjen miresevjen veq me kon me ardh ma shpejt
mem pushtu sa ma heret qaq ma mire, se nuk muj e spo du
ditet njo ka njo mem shku tu menu per tyyy...
REF: E najher nese muj une me t'harru najher nese muj une zemren prap me qel, e me dal dielli me ndriqu najher, najher,e najher..
Najher nese malli per mu t'merr dije dyrt e zemres teme jon qel
Jom n'venin e njejt ku m'ke lon ateher, najher.

Nese muj une me t'harru najher,
Nese muj une zemren prap me qel,
E me dal dielli me ndriqu najher...najher
Najherr nese malli per mu t'merr dije dyrt e zemres teme jon qel
Jom n'venin e njejt ku m'ke lane ateher, najher.

REF: E najher nese muj une me t'harru najher nese muj une zemren prap me qel, e me dal dielli me ndriqu najher, najher,e najher..
Najher nese malli per mu t'merr dije dyrt e zemres teme jon qel
Jom n'venin e njejt ku m'ke lon ateher, najher.
 
Olsi Bylyku,Lorenc Hasrama.
Si te flas.


[Lorenc:]
Mendova se do ishim të dy
Mendova do jetonim të dy
Dorën tënde që më zgjon
E më puth e përqafon
Ku je ti ×2

E sa herë që të shikoja në sy
ثngjëjt më xhelozonin për ty
Sot kjo zemër i kupton
Sot që ti pa fund mungon
Ku je ti ×2

Vetëm hajde merrëm që të vij tek ti
Vetëm hajde merrëm të jem aty tek ti
E nëse vjen më gjen ne shi duke fshehur lot't e mi
Ti vetëm hajde merrëm të lutem që tani

[Olsi:]
Si të flas kur s'të kam të them të dua
Si të eci kur nuk kam un duart që ecin me mua
Si të shoh kur ti ishte portreti i preferuar
Si të dëgjoj kur simfonia më e bukur ësht' larguar
Një foto po e vendos në cep të komodinës
Sa herë që t'vij t'ulem t'jap rrëfimet e ditës
Them që më mungon brenda meje ti jeton
Le t'më thonë që jam i çmendur se i çmen' pa ty po rroj
Po t'fol me mllef se kom dashnin e teprume
Po shkrujn damarët jo dora n'mënyr t'pakontrrollume
Lumturi e vizatume n'mozaik të shpirtit tim
Solle ngjyra në kët galeri të mbush me zhgarravin
Nuk mund të t'shaj nuk mund të t'prek më fal kur iki
Dhe të lutem që të kthehem tek i njëjti përqafim që zbutem
Un po bërtas që me ty un prap të ulem
Krenaria e burrnis përpara dashnis përkulet

[Lorenc:]
Vetëm hajde merrëm që të vij tek ti
Vetëm hajde merrëm të jem aty tek ti
E nëse vjen më gjen ne shi duke fshehur lot't e mi
Ti vetëm hajde merrëm të lutem që tani

[Olsi:]
M'ka marr malli për frymën kur ti qaje kur un nuk vija
Dreqin dua të të prek flokët dhe trupin dhe të ngrija
Un nuk mund të shaj askënd prandaj qetsin ma jep vec pija
Ti më fal që s'të dhurova jetën si fotografia

[Lorenc:]
Ti vetëm merrëm...
Të jem aty, të jem aty tek ti
E nëse vjen më gjen ne shi duke fshehur lot't e mi
Ti vetëm hajde merrëm
Të lutem që tani.
 
Atje ku je
Emrin tim maje
Fije-fije
Zanin tim maje

Vetem zemren mu ma le
Se kam aty kujtime x2

Sa pom duket sikur mnjohe dje
Fajet tua mua pse mi le
Aminin, aminin tim prap ke
Amini, amini im ti je

Ami se ke sa ma pak faje
Jo nuk i jep
Se ke shum faje

Vetem zemren mu ma le
Se kam aty kujtimex2

Sa pom duket sikur mnjohe dje
Fajet tua mua pse m'i le
Aminin, aminin tim prap ke
Amini, amini im ti je

Duaj ta duaj si sot
Sa e du, sa e du, sa e duuu
S'mundem un po ka zot
Pa mu, pa mu, pa mu

Sa pom duket sikur mnjohe dje
Fajet tua mua pse mi le
Aminin,aminin tim prap ke
Amini,amini im ti je


Ronela Hajati

Amini
 
Stine-ishe ti

Merri duart që të preken
Merrmi edhe sytë që të shikojnë
Merrma edhe ndjenjën
Që këtu brenda të përvëlon
Merri këmbët që erdhën tek ti
Merrma dhe mendjen
Që të mendon
Merrma edhe puthjen
Të lutem, merrma edhe jetën

Harroje se ekzistova
Harroje se jetova për ty
Harroje se dikur të desha
E të besova unë ata sy
Merri, të gjitha janë të tuat
Se dua t’jesh e lumtur ti
Veten time s’e shikoj
E kam humbur, s’ekziston

[2x]
Ishe ti që më dhurove dashurinë
Ishe ti që më dhurove lumturinë
Ishe ti, që t’gjitha mi more
Tani ike, u largove
Perandore e ndjenjave t’mia
Mos përfito nga dashuria
Skllav do jem pa ty
Deri në moment që të mbyll sytë

Merre fjalën më të bukur
Merre dhe fjalën “Të dua”
Merrma edhe ëndrrën
Që të mos jesh me mua
Merre edhe emocionin
Të lutem, merre edhe xhelozinë
Merri të fshehtat e mia
Aty gjendet dashuria

Harroje se ekzistova
Harroje se jetova për ty
Harroje se dikur të desha
E të besova unë ata sy
Merri, të gjitha janë të tuat
Se dua t’jesh e lumtur ti
Veten time s’e shikoj
E kam humbur, s’ekziston

(Ishe ti)
[2x]
Ishe ti që më dhurove dashurinë
Ishe ti që më dhurove lumturinë
Ishe ti, që t’gjitha mi more
Tani ike, u largove
Perandore e ndjenjave t’mia
Mos përfito nga dashuria
Skllav do jem pa ty
Deri në moment që të mbyll sytë
 
Po thu se me do po thjesht nuk kam kohe
ne te dy do dalim por sonte joo
hajde mu afro stilin ma trego
e embel ekzotike krejt clubin po terbo
nuk dalim dot te hene..nuk dalim dot te marte
ftyra jote hot dhe trypi yt i zjarrt
ti thu se me do baby skam kohe
dalim nje ditë tjeter sepse sonte nuk booo ??
 
Ishte viti 1991, kur këngët kishin orkestër simfonike.
Nuk kishte ardhur akoma koha që këngët të këndohen nga një ahengxhi, i shoqëruar vetëm nga një tastierë dhe një qyp elektronik...

Përse kështu (Festivali 1991)
Teksti: Donika Xhixha
Muzika: Artur Dhamo
Orkestroi: Edmond Xhani
Këndojnë: A.Dhamo, A. Filipi, H. Sadikaj
_________

Ndoshta gabim në jetën tënde
Desha të hyj
Por ti më fal
Ndoshta pendim ndien këto çaste
Për sa më dhe
Sërish më fal

Ndoshta nuk munda
Noshta nuk di të mbes pranë teje
Ndaj po rri larg
Veç jo pa dhimbje
As dhe pa mall
Në heshtje qaj
Veç ti mos qaj

Se kam kaq kohë që veten pyes
Kush ka gabuar
Ka kohë që zemra rrahjet i shton
Ty t’kërkon, të kërkon
Kur ikën larg e paske mendimin
Për këtë ndjenjë
Kam kohë që ty të pyes
Të pyes pa fjalë, përse kështu

Unë s’dua kurrë që syve të tu
Në vend të gazit t’u ngrijë ky lot
Loti i tundimit mbi cep të buzës
Gjurmën e puthjes s’e ruan dot

Po jo nuk desha dhe të pikojnë
Nga sytë e mi të pastrit lotë
Për dashurinë që mbeti ëndërr
E më tek unë nuk kthehet dot

Ndoshta harruar e ke poetin
Dikur të thoja vargjet e tij-a
Se s’dashuronim as unë, as ti
Po dashuronte dashuria

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Faleminderit Artin qe ke renditur poemen time, under tekstet me te bukura SHQIP.
Gjithmone me respekt si nej Artist qe di te vleresoje te Bukuren.
Donika, nga Londra
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top