Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

TEB, 35 milionë kredi për një vit

TEB, 35 milionë kredi për një vit

TEB bankë në periudhë prej një viti ka investuar rreth 15 milionë euro në Kosovë. Sipas drejtuesve të bankës, investimet nuk do të ndalen. Gjatë kësaj periudhe janë hapur 17 degë të saj, janë lëshuar 35 milionë euro kredi dhe janë pranuar mbi 40 milionë euro depozita

16 Janar, 2009

Gjatë një vitit, TEB bankë ka bërë investime në Kosovë rreth 15 milionë euro, ka lëshuar 35 milionë euro kredi dhe ka pranuar mbi 40 milionë euro depozita. Hyrja e TEB-bankës në tregun e Kosovës e ka rritur konkurrencën bankare në Kosovë, mbi të gjitha ka sjellë në treg produkte dhe shërbime bankare unike, inovative dhe kreative. Këto ishin vetëm disa nga rezultatet që u shpalosën në njëvjetorin e hapjes së TEB-bankës Join Venture.
"Hapja e TEB-it në Kosovë ka sjellë më shumë përzgjedhje për klientët bankarë të Kosovës, ka sjellë investime direkte në Kosovë, ka hapur vende të reja të punës, mbi të gjitha ka sjellë në treg produkte dhe shërbime bankare unike, inovative dhe kreative", tha drejtori i përgjithshëm i bankës, Alp Yilmaz.
"Ne kemi shërbyer 24 mijë klientë, kemi promovuar mbi 30 produkte, jemi bërë banka e tretë në Kosovë që ofron pagesë me kartelë, kemi marrë një pjesë të mirë të tregut të kredit kartelave".
Drejtori i TEB bankës më tej tha se gjatë kësaj kohe janë bërë 15 milionë investime, ndërsa paralajmëroi se investimet do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen, përkundër krizës financiare që ka prekur tregjet ndërkombëtare.
"TEB ka lëshuar në treg gati 5000 kredit kartela, ka instaluar 600 pika të shitjes, ka lëshuar më shumë se 35 milionë ero kredi, ka hapur 17 degë në tërë Kosovën dhe ka investuar 15 milionë euro", u shpreh Yilmaz. "Me prezencën tonë kosovarët kanë përfituar me 300 vende të reja pune, shërbime bankare inovative dhe unike. Gjatë vitit 2008, TEB ka investuar shumë në Kosovë. Kjo do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim, pasi ne do të zgjerohemi tutje me hapjen e degëve të reja dhe punësimin e njerëzve të rinj."
Ndërsa kryetari i bordit të TEB bankës, Patrik Piton, tha se tha se bordi është i kënaqur me punën e bankës dhe investimin në Kosovë. "Kosova ka një pozitë unike dhe të rëndësishme strategjike në Ballkan dhe është një potencial atraktiv ekonomik për investitorët potencialë. Ne e konsiderojmë tregun kosovar si atraktiv dhe me potencial të madh për zgjerim.", u shpreh Piton lidhur me arsyet e investimit në Kosovë.
Ai tha se, TEB do të vazhdojë të zhvillohet dhe të rritet që të arrijë qëllimin që të jetë një nga lojtarët më të mëdhenj në Kosovë. "TEB-i do të vazhdojë të sjellë shumë produkte dhe shërbime inovative për kosovarët, dhe jam i lumtur që të them se ne këtu jemi për një afat të gjatë dhe do të vazhdojmë të investojmë në Kosovë."
Ai më tej shtoi se për shkak të pozitës që ka Kosova nuk është prekur direkt nga kriza financiare. V.P.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back